Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi sot se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon rastit të pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
I pyetur në një intervistë televizive për pezullimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku nga Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ambasadori Tarran, tha se vendimmarrja i takon organeve kompetente.
Sipas tij, pas adresimit të kësaj çështje për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhet të pritet se çfarë do të ndodhë.
“Unë jam diplomat dhe do të përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni. Vetëm do të them që Kryeministri e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tarran.
“Duhet të presim çfarë do të thotë. Do të lexojmë, sigurisht do të interesohemi. Është situatë e re dhe duhet të shikojmë çfarë ndodh. Nuk hyn në mandatin tim të adresoj këtë çështje. Nuk do të bëj koment, vetëm të presim çfarë do të thonë autoritetet kompetente”, tha ambasadori i OSBE-së.
I pyetur nëse është ky rasti i parë në Europë, ai tha se me sa di ai po, dhe se nuk ka dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetonte dhe punonte.
“Me sa di unë, po. Nuk kam dëgjuar një rast të tillë në vendet ku jetoja dhe punoja”, tha ambasadori Tarran.
Sa i takon nivelit të korrupsionit në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së tha se, të gjithë bien dakord që ky është problem kryesor dhe pengesë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.
“Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën, por një pjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ambasadori i OSBE-së.
Nuk ke degjuar sepse iku koha e asaj praktike ne vendet tuaja. Atje tani ose nuk bejne korrupsion se i frikesohen ligjit , ose po u dyshuan kane kulturen e dhenies se doreheqjes. Por ne jemi 100 vjet prapa. Para se te krijohej Spak korrupsioni i zyrtareve te cdo niveli ishte gati i ligjeruar , dhe nje zyrtar qe nuk kerkonte leke edhe per 1 vule quhej budalla. Tani qe ka Spak , ka hyre frika e ligjit por duhen arrestime e pezullime qe te konsolidohet lufta kunder korrupsionit. Por ti vete provo te besh shperdorim te lekeve te ambasades sate , dhe te shohim c'masa do merren per ty e flasim pastaj.Edhe nje pyetje meqe je shqetesuar per Belen : Cfare mendimi ke per nje polic shqiptar qe dyshohet per veprimtari te paligjshme dhe perjashtohet perjete nga policia pa filluar ende gjyqi !!!!????
Luku qe jep mend dhe eksperience ambasadorir, ah ah ah, na myten idiota arbanistaner!
E kam Liku , o ti pa emer. Po kush tha qe ambasadoret kane me shume mend se njerezit e tjere ? Edhe Zeqineja eshte deputete , paguhet 4000 euro ne muaj nga taksat tona , por nga mendja krahasohet me femijet e klases se pare qe sapo kane nisur abetaren apo matematiken !!!!
Sepse atje japin doreheqje direkt...per gjene me minimale....nuk shkon puna deri aty......
Po këtu për amuzst e spakut dhe berishës duheshte gjithë qeveria të jepte dorëheqje dhe të largohej krejtë nga skena politike.Akuzat që ngrihen në vendet e BE janë të verifikuara dhe jo me bindje politike …..
Prisni kur ta shaje nga nona Saliu kete ambasadorin e OSBE!
Pa vene para pergjegjesise shkaktaret para 2013 per Gerdecin e 21 janarit te cilet sote jane shume aktive per devijimet ne strukturat e drejtesise me lloj lloj kerkesash e presionesh e elemente te ndryshem brenda organeve te reja te drejtesise sidomos neper gjykata por pa lene pas dore edhe prokurorine e posacme zore se do luftohet fenomeni i korrupsionit ne instancat e larta.Ky duhet te jete objektivi kryesore i institucioneve te reja te drejtesise prerja e ketyre degeve e mos te meren me cdo lloj denoncimi deputetesh ku 99% e ketyr denoncimeve kane si qellim shmangejen e gjykimeve te ngjarjeve te me pareshme.
Na spjego i dashur ambasador, gjate sherbimit tend ne vende te ndryshme, a te ka ndodhur qe nje zyrtar i larte qeveritar qe akuzohet nga organet e drejtesise se atij vendi , te mos jape doreheqje ose mos te shkarkohet nga eprori?