Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, ka ndarë disa foto dhe një mesazh falënderues pas pritjes së organizuar nga ambasada shqiptare në Uashington, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.
Bushati u shpreh mirënjohje ish-ambasadorëve amerikanë në Tiranë — Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu — për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë.
Ai theksoi se ishte një kënaqësi t’i kishte të pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe komuniteti shqiptar në Uashington, duke nënvizuar se prania e tyre dëshmon për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Mirënjohje për ish-ambasadorët e USA në Shqipëri : Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve tanë.
Ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i prisja në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe t’u shprehja edhe një herë falenderime për gjithçka kanë bërë për vendin tonë.
Prania e tyre, përkrah komunitetit shqiptar në Uashington, e pasuroi këtë moment të rëndësishëm dhe dëshmoi edhe një herë vazhdimësinë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkruan Bushati.
Tani nuk kanë nevojë as për ambasador, sepse ambasador i SHBAsë në Tiranë është Edi Rama. Mendon dhe punon vetëm për t'a, me sytë ngulur tek humori i tyre. Është rasti i parë unik në planet dhe histori. Prostitucioni shqiptar nuk njeh limit. Ndërsa pabuksi i viçidolit ka përfunduar si prostitutë e Bejlerit dhe VorioEpirit , tani që i dështoi Vorio maloqeria.