Dash Shehi: Me protesta të tilla po i bëjmë nder Ramës! Basha ka bërë protesta më të mëdha dhe nuk ka arritur gjë

15 Shkurt 2023, 15:16Politika TEMA

Dash Shehi: Me protesta të tilla po i bëjmë nder Ramës!

Kryetari i LZHK-së, Dashmir Shehi i ftuar në News24 foli për zhvillimin e protestës së ditës së hënë. Shehi u shpreh se protestat nuk janë të mjaftueshme, sakaq ka shtuar se deputetët duhet të futen në Parlament dhe të flasin.

“Ne jem për protesta, por gjykoj që nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të futemi në Parlament dhe të flasim. Mu kujtuan kohët e Bashës, ku bëheshin protesta të mëdha dhe sërish nuk arritëm gjë gjë.

Që ta lejmë pa diskutuar çështjen pa dhënë një përgjigje logjike. Nëse flasim 2-3 vetë nuk ka kuptim. Duhet të flasim dhe shqiptarët të marrin vesh se çfarë ka bërë ky njeri.

Nëse vazhdon kjo punë që dalin disa vetë, hedhin shashkë dhe nuk flasin, i bie të them që po i bëjnë nder Ramës. Ne duhet të flasim për këtë çështje. Fajin e kanë ata që drejtojnë Parlamentin. Në lidhje me rendin e ditës, këtu nuk ka. Tema kryesore është Mcgonigal.

Këta presin. Parlamenti nuk ka pse merret dhe përjashton deputetë, por përjashtohet vëmendja nga halli i madh që ke. Halli është se deri ku ka shkuar korrupsioni që prek institucionet.

Këtu i jap të drejtë Berishës e të tjerëve, që duan të flasin për këtë punë, por jo që të bllokojnë gjithmonë parlamentin. Protesta të zhvillohet, por brenda parlamentit të vijojë puna, të flasim.

Ne nuk jemi protestues. Ata të qëndrojnë jashtë ne brenda, dhe të flasim për këto të vërteta që i djegin vendit”, tha Shehi.

6 Komente

  1. T
    Tan tirona

    Zoti SHEHI,rri na një muaj esëll,shko propozohu,merr votat dhe po ti dha populli hajde na drejto.po esëll amo ,përndryshe rri ke mejhonia jote enë LIFI hones.s3 ka hik koha e eksperimenteve ,DOLLIBASHEVE si puna jote i hik vakti

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber

      Ky tregon te verteten vetem pas dopios se katert .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Melyshi

        Ky Dash Rrangalli pa brire , ka 32 vjet qe nga magazinjer u be Minister, spiun shoku i Dekanit te korrupsionit ne Shqiperi Spiunit te Sig.te Shtetit Genc Rruli si ska turp dhe o popull...ike o Dash pa dele e pa brire futi ndonje faqore Raki dhe ndonje plense me ere bajge sic je vete. C'paska pas fat te keq ky popull me mbeturina te qeveriset 32 vjet , sipas Saliut te Rsmiz Slise.

        Përgjigjjuni
        1. E
          EMIGRANTI

          AH mer Dash faqorja,mos u merzit se do ta nxerri inatin shpellar Saliu dhe me ty e me Dylet,Dyket etj,por po pret dhe pak.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Benci

            ene i dopje usta se mu duk si shoku vllait

            Përgjigjjuni
            1. a
              altin

              parazit politik ,si mediu ,dulja ,duka etj .....asgje e mire svjen nga keta

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje