Dash Sula kundër Berishës: Altin Dumani, njeri i ndershëm dhe i pakorruptuar. Ne kemi përdorur muskujt, në vend të mëndjes

27 Shkurt 2024, 17:54Politika TEMA
Dash Sula kundër Berishës: Altin Dumani, njeri i ndershëm dhe i

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sa i përket bashkimit mes demokratëve, Sula u shpreh se ai i mbetet qëndrimit të tij “të panegociueshëm” me Berishën dhe mbështetësit e këtij të fundit.

Ai u shpreh se qëndrimi ndaj ndërkombëtarëve dhe reformës në drejtësi nuk do të ndryshojë për të.

Sipas tij brenda SPAK përveç kryeprokurorit Dumani apo prokurorë të tjerë të pakorruptuar, ka edhe segmente që janë të rreshtuara më pranë mazhorancës.

Sula shtoi se Berisha nuk mund të hetohet për një vendim kolegjial, ndërsa për rastin e inceneratorëve nuk ndiqet e njëjta metodë.

Problemi është mjaft kompleks, por i mbetem qëndrimit tim se dy gjëra janë të panegociueshme me Berishën dhe mbështetësit e tij. Unë kam një qëndrim tjetër, por edhe sa i përket reformës në drejtësi që Berisha dhe të tjerët e kanë votuar. Tashmë që bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO unë kam një qasje tjetër.

Pas vitit ’90 këta (socialistët) janë rinovuar nga pushteti komunist dhe bëjnë sikur nuk pengojnë drejtësinë, dhe opozita fatkeqësisht përdor muskujt, pra fjalët, dhe nuk ka përdorur mendjen. Në aparencë këta duken sikur e mbështetin reformën në drejtësi, atë nuk e ka bërë PS.

Unë për zotin Dumani mund të them që është njeri i pakorruptuar dhe i ndershëm, ka edhe kolegë të tjerë të tillë. Por ka edhe segmente edhe në SPAK që mendoj se janë më afër mazhorancës apo interesave të tjerë.

Nuk mund të hetohet Berisha për një VKM kolegjiale, ndërsa të gjithë personat nën zotin Berisha nuk janë hetuar fare. Për rastin e inceneratorit që flitet për VKM, kur hetohet drejtori, shoferi, etj, këta që kanë firmosur VKM si Berisha nuk hetohen. Ka dy standarde.

Është hera e parë që një amnisti po bëhet në një mënyrë të njëanshme, gjithmonë është bërë mes mazhorancës dhe opozitës së bashku me ekspertë. Amnistia duhet të bëhet, por ajo është një dështim i shoqërisë.

Unë nuk jam kundër amnistisë, por duhet një studim i hollësishëm. Mazhoranca duhet të bashkëjetojë me ne. Për dy vite ne kemi bashkëpunuar me mazhorancën edhe pse nuk na merreshin parasysh iniciativat ligjore. Ne kemi kërkuar të drejtat që na jep jo mazhoranca, por kushtetuta”, u shpreh ai.

13 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Jane disa si puna e ketij Peqinsit, qe nuk e dine ku i takon te ulen, ne mengjez jane me Lulin, ne darke kur erret, shkojne poshte dritares Saliut. Ne nje studio flasin pro Bashes, ne studion tjeter pro Saliut. Ky eshte hall mbi halle, te mos dish kush je.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Partia Debilave PD

      He more gazbardhist Dash pisqollja. Pasi te marresh vendin në listen e Meta Metaj nga fundi bashke me Gaz bythen hipni në autobusin falas te Kerriçit Belo dhe direkt në kavaje e peqin. Fytyra e mishra te lodhura

      Përgjigjjuni
    2. M
      Maloku

      Ik ore sharlatan Peqimi qe vetem per gomare shquhet. Nga nje ane me Berishen qe e shan Dumanin topa me topa dhe nga ana tjeter lan e lyen Dumanin. Ska faj se ka qene prokuror dhe e di qe me pislleqet qe ka bere dhe me grandet qe ka marre nga Azhbr, e fundos Spaku. Ska turp flet ky per ideal ku bashke me Saimir Preshin vajten u ulen ne komision kur po ndaheshin leket nga Azhbr dhe ketej gjoja bejne mosbindje civile. Yyyy rrace e poshter, mezi po pres zgjedhjet e 2025 qe te mos ia shohim me surratin ketyre legenave.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        Ce do po ti GJELI PEQINIT e koken me tre FAQE,kur te besojme.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          o i mencem Dashi

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dash pesha e lehte

            Je vone o Dash pulastreni. Legen!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Ti or Dash pranon ato qe te nxjerrin nga politika. Jeni treguar qelbesira terroriste e per kete shkak votes se shqiptarit ti hane mune

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Koke gorice keto shko thuaji posht ballkonit te rugica e te mareve,te shikosh se cte gjen

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  O dashi kur te vine mend nuk ti hane me as qente.Po megjithate me mire vone se kurre.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zaza

                    Gamori i peqinit i kruhet suma

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cen Dymi

                      O Gamor Peqini ti je fund e krye hajdut

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vala

                        Te perdorish muskujt ne vend te mendjes do te thote te jesh gomar. Qelbesira, hapni krahun!

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lexuesi

                          Ky eshte anormal nga veprimet dhe mendimet, te shohim se cfare “xhevahiresh” do te thote heren tjeter…

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje