“Amnistinë penale do ta kërkojnë vetë deputetët e opozitës”, Manja: Nuk ka qëllim të përfitojë asnjë person i dënuar nga GJKKO

27 Shkurt 2024, 12:39Politika TEMA
“Amnistinë penale do ta kërkojnë vetë deputetët e

Amnistia Penale ka shkuar në Parlament, por ende nuk është futur në rendin e ditës, pasi kërkon 84 vota. I pyetur nga gazetarët se ku do t’i gjejnë votat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do bashkëpunojnë më çdo deputetet që ka lexuar ligjin.

Sipas tij, ligji do të futet ne rendin e ditës vetëm kur të jenë prezent edhe deputetët e opozitës. Manja u shpreh ndër të tjera do të jenë vetë ligjvënësit demokratë që do ta kërkojnë futjen në rend dite të këtij ligji.

Pyetje: Si do i bëni 84 vota?

Ulsi Manja: Do bashkëpunojmë më cdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që kanë lexuar ligjin. Kanë reflektuar mbi këtë proces, sepse ky është një ligj që prek të gjithë kategoritë e të dënuarave.

Nuk mund të ndahen të dënuarit në tanët dhe të tyre. Është në nderin e secilit deputeteve që këta 600-700 persona të bashkohen me familjen. Vota me kusht për përfitime të tjera politike në kurriz të amnistisë ne nuk e pranojmë.

Në ligjin e amnistisë do ta futim ligjin në parlament kur të jenë deputetet e opozitës dhe do jenë ata që do ta kërkojnë futjen në rend dite. Unë do kërkoja që ky ligj të marrë të gjitha votat.

Sipas tij nga amnistia penale përfitojnë 3 ish punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës.


Manja: Amnistia penale një nga parimet e saj ka humanizmin dhe qëllimin e dënimit që është rehabilitimi. Bëhet fjalë për amnisti për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe përmes një amnistie presin të shkojnë tek familjet e tyre.

Kjo që kemi paraqitur, askush nuk e ka lexuar ligjin, por hodhi dikush një gurë në zall dhe të gjithë politikanë, analistë dhe deputetë u bënë bashkë, o burra të shpëtojmë republikën.

Është një amnisti e cunguar. 95 % e veprave janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh nuk ka pasur dhe nuk ka qëllim që përmes këtij ligji të aminstojë asnjë person të dënuar nga GJKKO.

Debati është bërë një për amendament, që për të siguruar barazinë e qytetarëve ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje burrat dhe 1.5 gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën, quhesh i denuar. Në variantin fillestar të qeverisë ky amendament nuk ka qenë. Nëse do miratohet kështu sic është përfitojnë nga 1 muaj dhe 3 muaj, 3 ish punonjës policie të dënuar në Morinë të Kukësit. 

4 Komente

  1. S
    Skraparliu

    O deputet MANJA po ligjin per te falur SALIANJIN a e ke futur per te dikutuar se e kemi merak se ky eshte deputet qe mendon per Shqiptaret dhe Griden,se ju rilindasve ja u futi nje cike por jo shume i dhembi vetem FATMIR XHAFES,mos haroni ta falni e te keqen se po vuan.

    1. K
      Kurvat e Rilindjes

      Minister i korruptuar se mos ky vetem ,sikur ka arapash ne goje

      1. S
        Shkembi

        Na jeni care bythen ne ket amnistine. Shqiperia nuk ka problem ndeshkueshmerine, e banditizmit, por ka problem pandeshkueshmerine, te ciles edhe ju I sherbeni haptas

        1. T
          Te fala nga populli i Devollit o z.Manja

          Po perfitoi Salianji nga amnistia do jete budallalleku dhe maskaralleku me i madh qe do bente PS, dhe Rama duhet te dorehiqet ne kete rast.

          Lini një Përgjigje