"Berisha po përgatitet për të shpëtuar nga prangat e SPAK përmes një skenari tragjik, Meta do të merret i pandehur për dosjen ‘CEZ-DIA’"

27 Shkurt 2024, 11:41Politika TEMA
"Berisha po përgatitet për të shpëtuar nga prangat e

Juristi Romeo Kara ka paralajmëruar se ish-kryeministri Sali Berisha mund të ekstradohet në SHBA. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”, ai u shpreh se amendamenti Biden i Qershorit 2021 është në të vërtetë një urdhër ekzekutimi për rastet e korrupsionit madhor, kur mjetet e tjera nuk funksionojnë.

Sipas juristit Kara mbetet për t'u parë fillimisht, se sa efikas do të jetë sistemi i drejtësisë, në përballjen tashmë të filluar me Berishën. Ai thotë se ajo që dallohet qartë është se, Berisha ka humbur shumë terren brenda partisë së tij dhe është pothuaj i izoluar nga faktori ndërkombëtar, pa folur për mungesën e moralit dhe frymës politike që karakterizon Rithemelimin.

Për ish-presidentin Ilir Meta, Romeo Kara shprehet se probabiliteti më i madh është që të merret i pandehur për çështjen “CEZ-DIA”.

Sipas tij, edhe braktisja e protestës nga Meta-Kryemadhi, shihet si një braktisje që i shërben vetëm interesave të tyre, të shmangies së mbytjes duke qenë në një anije me Berishën dhe braktisjes së tij në fatin e tij, duke dashur gjithashtu edhe të japin një mesazh ndarjeje prej tij dhe kompromisi përkundrejt faktorit ndërkombëtar.

-Zoti Kara, si e komentoni protestën e 20 shkurtit? Mos vallë qëllimi i vërtete i Sali Berishës dhe “Foltores” ishte që të tregonte se janë ata PD e vërtetë dhe duan te rrëmbejnë vulën, apo e bëri për t’i treguar amerikanëve se ka forcë, pasi i druhet ndonjë ekstradimi te mundshëm?

Sali Berisha ka tashmë vetëm një hall: që ai dhe familja e tij të mos përballen me drejtësinë. Çdo lëvizje politike e tij është vetëm në funksion të kësaj mospërballjeje, pavarësisht se në çfarë date bëhet apo me çfarë retorike politike mbulohet. Ai e di fare mirë se ka në dorë vetëm një kartë politike, atë të destabilitetit politik, gjë të cilën ka kohë që e ka vënë në zbatim si në rastin e kandidimit të Belerit apo instalimit të dhunës në parlament.

Në çdo akuzë që ai ngre karshi qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë lexohet qartë antiamerikanizmi i tij, i cili prej deklarimit të tij “Non-Grata” nga State Departament ka dalë pothuajse hapur dhe është bërë vijë ideologjike e Rithemelimit. Berisha po zbaton qartë parimin tashmë të konfirmuar të tij: pas meje le të bëhet qameti. Prandaj sot kemi një Berishë që rreket të mbajë peng një pjesë të PD, nëpërmjet një kalvari procesesh gjyqësore, prej të cilave ka shumë pak gjasa të rikthejë vulën e humbur të PD-së. A ka frikë Berisha nga ndonjë ekstradim, pyesni ju?

Sigurisht që po, pasi amendamenti Biden i Qershorit 2021 është në të vërtetë një urdhër ekzekutimi për rastet e korrupsionit madhor, kur mjetet e tjera nuk funksionojnë. Gjithësesi  mbetet për t'u parë fillimisht, se sa efikas do të jetë sistemi i drejtësisë, në përballjen tashmë të filluar me Berishën. Ajo që dallohet qartë është se, Berisha ka humbur shumë terren brenda partisë së tij dhe është pothuaj i izoluar nga faktori ndërkombëtar, pa folur për mungesën e moralit dhe frymës politike që karakterizon Rithemelimin.

-Po braktisjen e protestës nga Ilir Meta dhe Kryemadhi si e shihni?

Politika shqiptare ka kohë që ka dalë nga shinat e ligjit dhe të moralit, duke instaluar si motor të saj vetëm pazarin politik. Aleancat në përgjithësi kanë qenë ngritur vetëm mbi interesa meskine dhe si të tilla bien sapo ato interesa preken. Kështu e shoh edhe braktisjen Meta Kryemadhi, si një braktisje që i shërben vetëm interesave të tyre, të shmangies së mbytjes duke qenë në një anije me Berishën dhe braktisjes së tij në fatin e tij, duke dashur gjithashtu edhe të japin një mesazh ndarjeje prej tij dhe kompromisi përkundrejt faktorit ndërkombëtar. Është një lëvizje tipike alla Meta, që zotëron deri diku një aftësi kalkuluese në këto raste.


-Ju jeni ndër personat që keni kallëzuara Ilir Metën në SPAK. Çfarë po ndodh me dosjen “CEZ-DIA” dhe a rrezikon Meta të merret i pandehur?

Besoj se hetimet lidhur me atë çështje do të mbyllen dhe probabiliteti më i madh është që Ilir Meta do të merret i pandehur. Megjithatë do të na duhet të presim edhe pak.

-Lulzim Basha ka premtuar se fundmi se do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB sovjetike dhe UDB jugosllave? Mendoni se janë akoma këto dosje, pasi në një dokument të SHISH thuhet se Bashkim Gazidede mori me vete dhe zhduku një listë me agjentë të UDB? A i kanë amerikanët të gjithë këto të dhëna?

Në dijeninë time, mjaft dosje të tilla janë asgjësuar, por ekziston mundësia për ti rigjetur ato. Gjithashtu mjaft prej tyre duhet të jenë nëpër arshiva. Besoj se Basha diçka di që e ka cekur këtë çështje. Ai ka dhënë një mesazh kuptimplotë kur ka deklaruar se: PD ka dështuar prej 30 vitesh për të larguar spiunët e sigurimit nga politika.

Në rastin e spiunëve të KGB dhe UDB ka dështuar jo vetëm PD, por e gjithë politika, duke na bërë të kuptojmë se, mosdënimi i tradhtarëve të atdheut është jo vetëm një dështim, por mbi të gjitha një faj me pasoja të pallogaritshme. Kuptohet se kujt i drejtohet kryesisht ky mesazh i Bashës dhe unë do të thosha që: krushqia ngjan pa bëhet. Kur të hapen defterët e spiunëve, hata do të na shohin sytë.

-Sali Berisha njeri i rrezikshëm që rrezikon të prishë provat, ka shkelur vendimin e gjykatës në mënyrë të përsëritur”, kështu thuhet te vendimi i Apelit të GJKKO. Çfarë është i aftë të bëjë ish-kryeministri për të shpëtuar nga burgu?

Berisha për pushtet bën çfarë të mundet dhe këtë gjë e ka provuar, ndërsa për mbijetesë po tregon se do të bëjë edhe të pamundurën. Kufiri i tij në këtë drejtim është vetëm imagjinata njerëzore. Berisha nuk ka skrupuj dhe limit. Ai i ka lejuar vetes çdo gjë dhe për më tepër ai kurrë nuk reflekton apo e kthen gishtin nga vetja. I vetëdijshëm për çfarë ka bërë, ai po përgatitet për aktin final të tij, skenari i së cilës me siguri është një tragjedi, por që shpresojmë të mos vihet në skenë dhe të krijojë pasojat që ai ëndërron.

-A duhet që të merret një masë më e rëndë ndaj tij nga drejtësia?

Shpresoj si një pjesë e madhe e këtij populli, që ai të marr atë që meriton: një dënim shembullor ai dhe i gjithë enturazhi i tij, si një nga organizatat më të mëdha kriminale që ka njohur ndonjëherë ky vend, konfiskimin deri në qindarka të pronave të tyre, ndalimin e tyre përjetë për të punuar në organet shtetërore si dhe shpërndarjen me ligj të kësaj organizate të fshehur nën lëkurën e partive politike. Pasi të ndodhë kjo gjë, me siguri dielli i shpresës, paqes dhe prosperitetit do të lindë në Shqipëri.

19 Komente

  1. D
    Dervish

    Na u ca suma,kete jave ka arrestime,mbas 3 ditesh dikush do the brenda,ka dosje per peshq te medhenj etj etj etj dokra.

    1. e
      ela

      VERTET GAZETARET TALLEN ME NE O ZOT CFAR DHE SI JEMI KATANDISUR

      1. I
        Imperialisti vogel Ramo

        Po pse nuk futin brenda Ramen

      2. J
        Juristi

        Pordhë me rigon per Saliun ska akuzë akoma nga SPAK -u ju thoni USA etj

        1. L
          Liria

          Sali Berisha ёshtё njё Sociopat i lindur (Antisocial personality disorder). Një Sociopat është një person me çrregullime personaliteti që manifeston qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale (ASPD). Disa tipare të një sociopati janë arroganca, manipulimi, mashtrimi, agresioni dhe mungesa e ndjeshmërisë për të tjerët. I verbuar nga lakmia dhe ambicia, Sali Berisha ushtroi pushtetin absolut duke ndjekur shtegun e zakonshëm të të gjithë diktatorëve: shtegun e shtruar me kokalla njerëzish dhe të damkosur me njolla gjaku. Të fiksuar nga ideja se pushteti është gjithçka, këto krijesa anormale rreken ta veshin ndërgjegjen me një besim të rremë, duke bërë çmos ta bindin veten se rruga që ata kanë përzgjedhur është vepra dhe dëshira e një fuqie hyjnore. Ata ndihen të imunizuar nga gjithfarësoj krimesh; kurrfarë tradhtie ose pabesie nuk mund t’i vishet ndërgjegjes së tyre; për ta vetvetja është thjesht e shkoqur “i Përzgjedhuri”, “Mbinjeriu”.

          1. A
            Asd

            Akuze ka. Berisha eshte aktualisht ne arrest shtepie dhe eshte nen hetim per ceshtjen e rrembimit te pronesise shteterore ish klubi Partizani. Akuza eshte per krijim te ligjeve Ad Hock, falsifikim dokumentash, presion mbi anetare te kabinetit qeveritar, korrupsion pasiv, vendime arbitrare, tjetersim dhe falsifikime dokumentacioni per te favorizuar dhendrin e tij te behet pronar "i ri" i nje prone shteterore e cila ishte shpronesuar dhe me pas shperblyer sipas ligjeve ne fuqi nga Italia fashiste.

          2. J
            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

            Pordhë me rigon. Një dekadë gjoja për të futur në burg dy flliqësira, me sot e me nesër. Është teatër, ku populli nuk është spaktatori, por loqja varfanjak që i shet fara spektatorëve të vërtetë. Industrinë dhe bujqësinë e rrafshuan. Ushtrinë e shfarosën. Sektorët strategjikë i kanibalizuan. Bazat ushtarake i rrëmbyen. Sovranitetin ja kaluan grekut dhe tashmë jemi vetëm njësi administrative e ushtrisë dhe aviacionit grek. Shqiptarët i shporrën dhe vazhdojnë t'i shpirtin në emigracionin më të tmerrshëm në historinë mijëvjeçare shqiptare. Të mjerë, të papunë dhe me miljarda borxhe mbi shpatulla me të cilët na shitën mizerjen më absolute.

            1. K
              Kris

              Kemi shume vite qe degjojme e kenaqem i me pordhe me rigon.Aleanca e qelbesirave funksionon me kapacitet te plote dhe djegesi SPAK nuk funksionon.Pa djegur Ramen nuk futen ne proces Saliu dhe Meta. Nuk kemi pare gje akoma

              1. P
                Ptu

                Po ku jeton ky KARJA more aman? Si mundet te leshoje pordhe te tilla ne media! I thote vetes Avokat. Po ka loqe qe i beson keto idiotesira te tipit Hydajet Beqiri? Mjeroja qe i boton kto karlliqe duhet te jete vertete ne hall te madh.

                1. L
                  Lukunia.

                  Udheheqesit tane ne keto 30 vitet e hajduterise demokratike u lodhen duke vjedhur e shqyer pasuri kurse lexuesit po lodhen e merziten duke lexuar bemat e tyre. Ka edhe ndonje idiot qe kur shane njerin te permendin tjetrin.Hajduti nuk ka ngjyre te gjithe ne nie kazan vlojne. Uroj sa me shpejt burg e sekuestrim per mostrat e ndyresirat e ketij vendi.

                  1. S
                    Suprizat qe na dhuron hajri dhe qielli !

                    Duroni ju komentues te padurushem ! USA dhe Evropa i mere gjerat avash avash kure e shikon qe shendetin e ke te plote ! ne te kundreten do te nxitoheshin ta kapnin kohen e humbur ! Sote ne kete dite qe Qielli eshte zmadhuar me mire dhe dita zgjaten me teper ,, do te kemi supriza....dhe vetem supriza....

                    1. S
                      Suprizat qe na dhuron hajri dhe qielli !

                      Duroni ju komentues te padurushem ! USA dhe Evropa i mere gjerat avash avash kure e shikon qe shendetin e ke te plote ! ne te kundreten do te nxitoheshin ta kapnin kohen e humbur ! Sote ne kete dite qe Qielli eshte zmadhuar me mire dhe dita zgjaten me teper ,, do te kemi supriza....dhe vetem supriza....

                      1. S
                        Suprizat qe na dhuron hajri dhe qielli !

                        Duroni ju komentues te padurushem ! USA dhe Evropa i mere gjerat avash avash kure e shikon qe shendetin e ke te plote ! ne te kundreten do te nxitoheshin ta kapnin kohen e humbur ! Sote ne kete dite qe Qielli eshte zmadhuar me mire dhe dita zgjaten me teper ,, do te kemi supriza....dhe vetem supriza....

                        1. .
                          ...........

                          Po si e keni katandisur vehten kështu, merrni në intervistë këtë zotni çdo dy tre ditë dhe ai pa ju dridhur syri dhe pa u skuqur fare thotë të njëjtat gjëra. A nuk mendoni se edhe të vërtetat që thotë brënda deklarimeve të tij të stërpërsëritura thërrmohen dhe bëhen të pavlera? Ka bërë kallëzim në SPAK? Lëre tani organin e drejtësisë të bëjë detyrën. Ju e kthyet në propagandues partie këtë jurist. Jo vetëm kaq, por e sëmurët me zor, e detyroni të mos merret me asgjë tjetër në jetë, por të ketë si qëllim të vetëm rezultatin e akuzave që ka denoncuar.

                          1. S
                            Shkembi

                            Respekt pe Romeo Karan qe me vendosmeri liftòi prej kohesh kunder krimeve te ketyre qelbesirave. Me sa i kane punuar vendit Keta vampire, cfardo denim i per ta eshte pak. Me mire ti marrin ne Amerike qe te mos is shohim me fytyra e qelbura

                            1. P
                              Pershendes të gjithë Patriotët Shqiptar.

                              Rrespekt z. Romeo Kara. Një fjalë e vjeter popullore thot : "Më qorr është ai që nuk don të shikojë, se qorri nga natyra". Ketë proverb jua dedikoj, pesimistave në drejtesi dhe dumbabistave besnik të anti-Shqiptarit, kriminelit dhe hajdutit të kombit tonë Sali UDB-ash Berisha, Ilir Meta e shumë të tjerve. Ata njerëz që dyshojnë në provat që ka Amerika kunder ketyre tradhetarve, hajdutëve dhe kriminelve, dua t'ju them, që provat që ka Amerika, janë të njëjta me provat që ka populli Shqiptar i Shqiperisë dhe i Kosovës kunder ketyre qelbësirave. Provat që ka populli kunder ketyre qelizave kanceroze në trupin e kombit Shqiptar, kanë, kanë një dallim shumë të vogël me provat që ka Amerika kunder tyre dhe po ti krahasojmë provat që ka populli të cilat i denoncon çdo ditë që 30 vjet dhe tradhetarët e kombit dhe televizjonet e tyre i quajnë thashetheme, provat që ka Amerika, janë të njëjta në bazë me provat e popullit, por janë detajuara, të datuara, të rregjistruara dhe të kopsitura në dosje ligjore. Amerika nuk merret dhe nuk është marrur kurrë me thashetheme, kur flitet per një çeshtje që mund të perfundojë perpara drejtesisë. Amerika, nuk është gazeta anti-Shqiptare "Rilindja Demokratike". Goja e Amerikës, nuk është goja-nevojtore e Sali tradhetar Berishës. Kurse qorrava dumbabista, çetnikve dhe agjentave të udb-së Serbe apo Asfalisë Greke që jetojnë si grenjzat-parazit në bythen e tradhtarit Sali Berisha, desha t'ju them keshtu : Ju legenat që thoni se Shqiperia si një komb i vogël, është i detyruar të mbi-jetojë duke thithur ajrin e jetës nga bira e bythës së një të forti, po ju them që ndoshta jam dakort me hipotezen tuaj tradhetare, por unë preferoj të thith ajrin nga bytha e motrës së kombit Shqiptar, Amerika e madhe dhe demokratike, se sa nga bira e bythës së Serbisë, Greqisë apo Rusisë, siç keni bërë ju dhe tradhetari i kombit tonë Sali udb-ash Berisha, që 30 vite ( Sali kopili, që 45 vite ). Rroftë, perparoftë dhe zoti e bekoftë edhe më shumë AMERIKEN e madhe, motren e kombit Shqiptar.

                              1. Y
                                Yes

                                Kush ta bani MOTER ameriken mer gomar. E di historine e Enverit qe kerkonte Hurshovit te ishte PPSH -ja moter e Partise komuniste te BRSS . Ska parti nena dhe bija -thoshte Enveri. Kte po thua edhe ti mer Rrote. Se ke as ke per ta pas Ameriken nojhere MOTER as PARTNER siç perpiqen Udheheqesit te na paraqesin. Thjesht Amerika URDHERON -Ne duhet te bindemi . Kaq .

                              2. T
                                Tersi

                                Për të gjithë ata që kan besuar dhe besojnë te drejtësia e re mjaftojnë vetëm dy vendimet e sotme të gjykatave, për 21 janarin dhe lirimin e vangjush dakos për të kuptuar të vërtetën e hidhur!.

                                1. R
                                  Rroftë Amerika e madhe.

                                  O ti YES shkerdhata, kur të komentosh tjeter herë komentet e të tjerve, duhet ta lexosh mirë komentin e tjetrit e bile bile duhet ta lexosh ndermjet linjave...!!! Eshtë e vertetë, që xhaxhi Enver ka thënë ashu siç po na kujton ti, gjë të cilën e ka thënë edhe gjeneral De Gol-i, por në një formulë tjeter " shtetet nuk kanë shtete vellezer, motra apo miq . Lidhjet ( me disa më të forta dhe mes disa të tjera më të dobta ) mes shteteve percaktohen nga Interesat që kanë për njëri tjetrin". Unë, kam 2 ndjenja per Ameriken, rrespekt dhe dashuri si për një moter të madhe. Keto ndjenja që kam në zemren dhe trurin tim per Ameriken, janë ndjenja personale, por jam i sigurtë që 90% e kombit Shqiptar e konsideron Ameriken ashtu siç e konsideroj unë. YES qelbësira, po i ti spjegoj arsyen e ketyre 2 ndjenjave që kam unë per Ameriken : RRESPEKT-- sepse Amerika nuk ishte komshi dhe nuk ka patur kurrë minoritet apo pretendime toke në Shqiperi, si motrat tua Greqia dhe Serbia...!! Amerika, gjeografisht ndodhej dhe ndodhet edhe sot mbi 8000 km vijë ajrore larg Shqiperisë dhe dhe po kjo Amerikë, që gati 200 vjet ka mbrojtur në kongreset e fuqive të medha, Shqiperinë. Ka mbrojtur Shqiperinë, në një kohë dhe një moment, kur fuqitë e medha me kancelarin Gjerman Bismark, Knjazin (mbretin Serb) dhe mbretin Grek na quanin neve Shqiptarve " një popull çobanësh që kanë bisht", që si vend dhe popull i tillë, duhej të ndahej dhe copat ti kalonin Greqisë dhe Serbisë. Sot ( megjthse pak më vonesë) po pastron dhe po dizenfekton politiken Shqiptare, që është privatizuar nga disa qeliza kanceroze, tradhetare dhe anti-kombetare të cilat po gangrenojnë trupin e Shqiperisë dhe nqse vazhdon akoma ky kancer, kercenon edhe ekzistencen e Shqiperisë. Dashuri si për një motër -- YES prostituta, në kohen e xhaxhit Enver, Shqiperia kishte një ushtri të organizuar dhe armë gati të njëjta si komshinjt e saj. Kur, prokseneti jot Sali tradhetar-hajdut Saliu, mori pushtetin në dorë, e ktheu Shqiperinë në shekullin e 18-të, dhe atë ushtri të vogël Shqiptare që ishte, e ktheu në një ushtri të njëjtë me atë të Indigjenve të xhunglës Braziljane, pra ushtri me Harqe, Shtiza dhe Llastiqe. O YES muti, në keto 30 vitet e fundit, po të mos ishte Amerika, shteti Shqiptar do të tkurrej vetëm Elbasan-Tiranë-Durrës, sepse do të ishte shqyer nga Hijenat Serbe dhe Greke. YES karuci, Amerika ishte ajo, që ja ktheu kokën e dytë dhe gjysmen e trupit SHQIPES së kombit Shqiptar, me çlirimi dhe pavarsinë që ja dha KOSOVËS, pa asnjë interes, sepse Shqiperia nuk kishte asgjë për ta paguar Ameriken, vetëm po ti jepte disa kurva, apo disa kilo hashish apo kokainë...!!! Pra,, ti YES legeni, dukesh që je një dumbabist-Saliçoviç. Unë nuk jam K/ministri i Shqiperisë, që ti YES-pederi të më kujtosh që shtetet nuk kanë motra apo vellezer, por unë jam një Shqiptar i thjeshtë, punëtor , patriot dhe anti-dumbabist-tradhtarist-udb-ashist Berishjan deri në vdekje. ps- me pershendetjen që kam firmosur komentin më lart, nuk tu kam drejtuar ty o Yes shkerdhata, por kam pershendetur Patriotët e vertetë Shqiptar. Ty Yes rob-qiri e të gjith Berishistëve dhe kollonës së 5-të anti-Shqiptare, që janë dhe je, kurvat e Serbisë dhe të Greqisë, jua shkerdheftë krejt rracen populli Shqiptar dhe ai Amerikan.

                                  Lini një Përgjigje