Shehi ‘shuplakë’ Berishës: Ça partie je kur nuk shkon në Parlament? Opozita ka bërë protesta më gjigande dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme

27 Shkurt 2024, 10:40Politika TEMA
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: Ça partie je kur nuk

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Rithemelimi e ka fokusuar aksionin politik vetëm te protestat, teksa theksoi se ajo që duhet bërë në fakt është opozitarizëm në 360 gradë.

Shehi tha se opozita ka bërë protesta madhështore dhe sërish nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke ripërsëritur thirrjen që betejën e tyre ta bëjnë në Parlament.

“Këta kanë dalë me tezën s’ka rëndësi parlamenti, por partia’ sepse ndihen të strehuar te partia disa, brenda Parlamentit nuk ndihen sepse shpeshherë janë të parëndësishëm. Mirëpo ditën që nuk shkon në Parlament ça forme partie je? Ne nuk e marrim pushtetin në rrugë, por në Parlament.

Jeta parlamentare është më e rëndësishmja. Unë bë një miting, le të bëhen 2 apo 3, nuk e pengon njeri këtë. Opozitën nuk e pengon njeri për të qenë prezent në fushën mediatike, të merret me ndërkombëtarët, janë 4 sfera me të cilën bëhet opozitë, por këta kolegët e mi e kanë deleguar te protesta.

Që me thënë të drejtën opozita ka bërë protesta gjigande dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ndaj këto të drejta që këto përmendin nuk merren në tavolinë, por duke debatuar në Parlament duke treguar që t’i e respekton Parlamentin si institucion, ditën që t’i del nga Parlamenti, çfarë i kërkon Parlamentit?”, tha ai.

Në studion e emisionit “3D”, Shehi tha se ata duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, por theksoi se kjo arrihet vetëm duke diskutuar në Parlament.

“Nuk ndërtohet politika sot për nesër. Mblidhet po ai grup javë për javë se çdo bëjë javën që vjen. Ndërsa unë them që duhet të bëjmë një trajektore më të gjatë. Unë uroj që të vijnë në parlament të mbrojnë të drejtën që opozita të ketë të drejtën e Komisioneve Hetimore.

Të rikompozohen edhe ato komisione përfaqësimi që kanë në Parlament. Këto janë gjëra që debatohen aty brenda, por këta duhet të marrin disa vendime se çfarë do bëjnë dhe kjo lloj beteje që them unë bëhet në parlament. Opozita bëhet 360 gradë, Parlamenti sigurisht ka pjesën më të madhe”, tha Shehi.

 

 

8 Komente

  1. T
    Tiranastan

    Shuplake leshi prej pijaneci, lol ===== Ku po darkon Lideri Global sot, Londer apo Paris?...per te miren e Shqiperise, lol Sic duket se ka njoftuar Temen.....per viziten e ardhshme ne Vietnam apo Bangladesh, lol

    1. K
      Kalec Tiranastani

      Ore Kalec (Tiranastan) , paske ndruar nick- un , je fshehur nga thumbat e kundershtimet qe peson , sic e shikon , asnje nuk te perkrah , se je loqe nga trute .

    2. T
      Treni

      I doli alkooli këtij? Çdo ky në krah me ata që janë anti-drejtësi, anti-perëndim, anti-liri? Nuk e di ky që Sala demek po lufton për kullat e tij dhe paratë e vjedhura? U bë esëll ky krejt papritur?

      1. P
        Pal Vata

        Shuplake nga lepiresi 33 vjecar , servili , analfabeti funxional , spiuni i sigurimit , magazinjeri i Pyjores Tiones , hajdut i paskrupullt Dash Rrangalla ! Tallje me keto plerat e Saliu prisni ndryshim o popull, kemi prek fundin. Dash ik futi ndonj balle raki me plonsa. Mos harro covi fjale Bamir Topit ( Hasudes ).

        1. O
          Ore kush e ka lene pa qofte kete !

          Pal Vata----te lumnte dora me kete koment.. Ky njeriu i thjeshte pa kurrize memorje....ha thua qe nuk e dinte ne vitete 90 se kush ishte Ai qe sote quhet krimineli me i rrezikshme i shqiperise ! Sado qe te mundohesh te jeshe nje babaxhan i mire dhe i urte,,,, ne fund e dhjesin fare dhe e tregojne veten se jane nje koker krimbi qe mbijetojne vetem nga fjalet e plakave !

        2. S
          Shuplaka

          Po ik pr lengarsq! Shko futi nje dopio tani se shuplaken e kishe shume te forte lol

          1. D
            Demokrati idealist

            Dahamiri ka shumë të drejtë kur thot se beteja politike bëhet në parlament dhe jo në rrugë. Po ku marrin vesh vagabondët e tipit mul pordha dhe salianji të cilët u fryjnë bilbilave dhe kacavirren nëpër dritaret e kryesisë së kuvendit.

            1. A
              Albert

              Opinioni i zotit Shehu eshte shprehje e koncentruar e nje shqetesimi te drejte qytetar. Ata te cilet merren me dopiot e rakise qe pi zoti Shehu, jane kaps nga mendte, shkruajne me urdher, sepse ndjehen te paafte te ndeshen me mendimet e drejta te tij e te opinionit te gjere shoqeror, i cili kerkon shume normalitetin e vendit , normalitet qe nis ne kuvendin e Shqiperise. Derisa ata te vazhdojne nee rrugen pa krye te mbrojtjes me cdo kusht e cdo mjet te Sali Berishes, jane ne qorrsokak.

              Lini një Përgjigje