Gjikondi: Koalicioni që ka sajuar Berisha është strehë e tij, e ka shndërruar në funksion të interesave politike

27 Shkurt 2024, 09:45Politika TEMA
Gjikondi: Koalicioni që ka sajuar Berisha është strehë e

Analistja Brizida Gjikondi ka deklaruar se koalicioni që ka krijuar Sali Berisha është strehë e tij.

Sipas saj, Berisha e ka shndërruar atë koalicion në funksion të interesave të tij politike.

“Unë mendoj se koalicioni që ka sajuar Berisha, që duhet kurajë që të mos marrësh pjesë atje sepse ne e dimë mirë se si Berisha i linçon direkt dhe indirekt është totalisht strehë e tij.

Jo vetëm që e ka krijuar atë koalicion totalisht në funksion të vet por ne e dimë që Berisha nuk ka pasur as letra për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka pasur as komisionerë, ka përdorur Ilir Metën, partinë e Lirisë.

Dhe Berishës i pëlqen kjo situatë politike. Berisha gëzon dhe ka hare në një politikë kaotike”, u shpreh Gjikondi në studion e emisionit “3D” në RTSH. 

 

Lini një Përgjigje