“Jam e zhgënjyer nga Gazment Bardhi”, Flutura Açka: Jemi pro amnistisë penale, por me kushte

26 Shkurt 2024, 16:35Politika TEMA
“Jam e zhgënjyer nga Gazment Bardhi”, Flutura Açka: Jemi

Deputetja e Partisë Demokratike zyrtare, Flutura Açka ka folur në lidhje me Amnistinë Penale për të cilën shprehet se nuk duhet të prekë reformën në drejtësi dhe duhet të vijë me konsensus.

“PS po përpiqet të peshkojë vota për amnistinë penale. Amnistia mos të prekë reformën në drejtësi. Amnistia duhet të vijë me konsensus të plotë. Kjo nënkupton se reforma në drejtësi ka probleme me aplikimin e saj.

Tërheqja e amnistisë ndodhi nga prapaskenat e ‘peshkimit’ të deputetëve. Nëse maxhoranca ka nisur të peshkojë, shumë mirë të vijojë. Nëse ka deputetë që shesin dinjitetin e tyre për të bërë votat me maxhorancën, le ta bëjë.

Ne jemi pro amnistisë penale, por me kushte. Kushtet tona janë që të amnistohen protestuesit dhe të mos ketë asnjë ulje për të dënuarit nga GJKKO. P

o amnistojmë dosjet në duart e SPAK, atëherë çfarë kuptimi ka që bëmë reformën në drejtësi? Nuk mund të tronditet SPAK-u.

Ne jemi kundër dhunimit të institucioneve të reja të drejtësisë. PD zyrtare do të bëjë transparente votat e saj. Në parlament u votua një ligj i rrezikshëm, si ai i ligjit për zonat e mbrojtura”, tha Açka e ftuar në News24.

Açka nënvizoi se është e zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Ajo deklaroi se dikush është interesuar që të mjegullojë situatën në Partinë Demokratike

“Unë jam zhgënjyer nga Gazment Bardhi. Unë nuk e di se çfarë projekti ka pasur, ndoshta ka dështuar me projektin e tij. Në rast se Bardhi ka një ide më të mirë, mund të shkoja dhe në grupin e tij. Projekti i Lulzim Bashës për PD për mua është më i besueshëm.

Nuk mund të thuash se ne jemi PD, sepse ne jemi shumica. Kjo është e pandershme dhe e padrejtë. Dikush është i interesuar ta mbajë të mjegullt situatën në Partinë Demokratike. Nëse Lulzim Basha humbet sërish, është e drejta e tij të japë dorëheqjen ose jo”, deklaroi Açka.

 

 

7 Komente

  1. S
    Sul Kodra

    Po moj zonje por ki parasysh , se je ne pozite te veshtire intelektuali mes injoranteve dhe zhgarravinave te Sali Non Grates eshte i pa pranueshem.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Moj debile nuk behen gjerat me kushte ,nuk ka bythe te rije ,qe minoranca te kushtezoje mazhorancen !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Flutura, për sa ke shkruar në fushën e letërsisë kam patur respekt për ti. Pavarësisht qëllimit të mirë që mund të kesh pasur kur iu fute politikës, mbasi e pe dhe e njohe nga brenda atë mjedis malinj, mendoj se mbasi të kesh shkruar për aktorët kryesore të saj, jo me të thënë se shoh që oratoria të mungon, do ishte mirë të ishe larguar me dinjitet. S'ka fyerje më të madhe për njeriun e dinjitetshëm se sa zcartitja. Mos ia bëj vetes këtë? Leje të të kujtojnë si shkrimtare.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lexues

        Kjo rrushi eshte dhe nga elbasani.Sa shpejt e paska harruar qe partia e saj e pjerdhur bleu votat e patrioteve te saj elbasanas te partise socialiste per te zgjedhur presidentin Bamir Topi

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Jeni qelbesira! Amnisti me kushte s’ka Pse te kete. Ose Bini dakort, ose kundeshtojeni, sic beni per cdo gje

          Përgjigjjuni
          1. l
            lindia

            Ik oj pllasem, re ne karrike ti...

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Na rrofshi bythen megjithe kushtet tuaja qe s’i pjerdh askush

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje