Rama në samitin në Londër: Shqipëria ka ndryshuar shumë! Jemi një vend i mirë për të shtuar investimet serioze

26 Shkurt 2024, 11:16Politika TEMA
Rama në samitin në Londër: Shqipëria ka ndryshuar

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e Investimeve për Rajonin, të zhvilluar në Londër. Kreu i qeverisë mbajti një fjalim online, pasi nuk ishte fizikisht i pranishëm, ku ndër të tjera dha arsyet pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri.

Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka ndryshuar shumë.

“Rajoni po shkon mirë dhe derisa bota po ashtu po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Prej një vendi me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend i cili vitin e kaluar mbërriti në një shifër prej 10 milionë turistësh, më shumë se trefishi i popullatës që kemi”, tha Rama.

Ai përmendi resurset e reja energjetike, ndërsa tha se më parë sistemi energjetik i Shqipërisë ishte “gati duke u shkatërruar”, për shkak se, siç tha ai, “shumica e popullatës nuk paguante faturat”.

“Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri nuk ka ndryshuar fare dhe jemi nën nivelet e rajonit”, tha ai.

Rama shtoi se: “Bashkë me vendet tjera të rajonit, jemi një vend i mirë për t’i shtuar investimet serioze. Duhet (të investojnë), sepse nëse s’e bëjnë ata, e bën tjetërkush”.

12 Komente

  1. M
    Milioni

    aq shume ka ndryshuar 10 vitet e fundit saqe kane ikur 1.000.000 shqiptare nga syte kembet, te shtyre nga varferia dhe panundesia per te jetuar me dinjitet. Te neveritur nga arroganca e pushtetit dhe nga pushta si rama e veliaj

    1. P
      Pilo lala

      Cudi, as Mero me Temen e Ramutit nuk po mbron dot me ket kar Albanistani Lider Gamor qe ngeli jashte shtetit per dreka e darka, dhe mashtrime.

    2. E
      Edi

      Po palaço, ka ndryshuar për ty dhe sërën tënde.

      1. K
        Kjo qeveri mbeshtet vetem biznesin e madh .

        Tani po ikin edhe tekniket, elektriçistet, marangozët , hidrauliket . Mjeket po e po por edhe Stomatologë edhe ekonomistët sepse regullohen për bukuri ne Gjermani . Atje ka nje politike shume lehtesuese per profesionistet e lirë.

        1. B
          Biznes me mashtrimet e Rames

          Cfare biznesi i madh?? Biznes mashtruesa, vjedhin leket e shtetit dhe krijojne biznese Rama me ushtaret e tij. Kriptomonedhat, hidrocentrale, hece, lojra e fatit, resorte, vila e kulla me leket e qytetareve dhe droga eshte ideatori Rama, duke perdorur mbikqyeresit e vet patronazhistet e qeverise. Kryeministri, mizeria dhe pislleku i Shqiperise njesoj si Saliu e Meta, Basha.

        2. K
          Kurvat e Rilindjes

          Po boll u mburre o Ramut ,1200.000 shqiptare censusi puu fare e keqe ,i bere shqiptaret t ia mbathin nga syte kembet ,,mos i gezofsh votat e shqiptareve

          1. B
            Bureto

            Ndoshta 'pamundësia për të jetuar me dinjitet' që gjithsesi varet se si e përjeton cilido, është një faktor i rëndësishë pse njerëzit kërkojnë një jetë në një mjedis tjetër më të mirë. Si faktor, kjo e thënë më sipër është një tendencë globale, ky mjedis nuk varet vetëm nga qeverisja, por nga gjithë faktorët e tjerë jo më pak të rëndësishëm, si drejtësia, opozita e rradhës, media dhe kultura e shoqlrisë në tërësi. Të tjerat janë broçkulla.

            1. b
              bir kryeministri i nenes....

              Je fiksuar,mbas parase se madhe dhe qe fitohet lehte,dhe qe kete para me vone e drejton,ne ato sektore qe kane te bejne me zgjatjen e sundimit tend.Dhe te mos mendosh,per te djeshmen,te sotmen dhe per te ardhmen e nje zhvillimi cilesor demokratik te ketij vendi.Ke investuar ne turizem,,pasi lenda e pare eshte pa pagese:natyra e ketij vendi,por vec ai siguron punesim sezonal per shqiptarin.Dhe vec te tjerave i verbuar mbas kesaj lloj paraje,shkon dhe shkaterron historine mijravjecare te ketij vendi,duke i rrembyer zonave muzeale dhe te mbrojtura,siperfaqe te medha toke,per ti kthyer,ne zona turistike.Dhe struktura e zhvillimit industrial dhe bujqesor ne sasi dhe cilesi,eshte shume larg dhe nga ajo e vendeve fqinj,pasojat e te cilave,jane shpopullimi masiv i popullsise i ketij vendi drejt vendeve te tjere.Si ne kohen e komunizmit dhe tani,ne vendin tone kane vershuar ne mase te madhe afariste aziatike dhe lloje te ndryshme tregetaresh, aty dhe hoxhallare me xhami teper te dyshimta,larg asaj qe duhet, si psh nga populli ´´vlla turk´´,qe kane akaparuar metalurgjikun, megjithe ndotjen e tij kancerogjene mbi nje qytet te tere,apo hidrocentrale shume rentabel shitur per hicgje etj,.Dhe ne vazhdim mallrat e tyre,ne tregun tone te nje cilesie shume te dobet.Bujqesia shqiptare e korruptuar nga lart deri poshte dhe jo konkuruese.Me pak fjale Shqiperia jone eshte shndrruar ne nje shtet disfunksional,si nje organizem,me organe te semura dhe te cakorduara,qe mbahet ne kembe kryesisht nga parat e turizmit,te emigracionit dhe tani priten kocka dhe nga nentoka.Dhe ajo qe i ve kapak per te sotmen dhe te ardhmen eshte se jemi nje nga vendet e fundit ne bote per sa i perket mendimit shkencor,perjashto ´´pikturat gjeniale´´te kryeministrit,qe nuk le rast per ti ekspozuar dhe per ti falur libra me to udheheqesve te tjere.

              1. R
                Real

                Cfare ka ndodhur qe hajni yne nuk ishte prezent por online. Sepse kete ballkanin e ka shume perzemer hipokriti. Dicka po ndjen ripjellja.

                1. P
                  Portokall

                  Borxhi nese eshte ulur dhe shifrat ishin ndryshe nga min e financave ka ndodhur thjesht prej kursit te kembimit...asgje tjeter...asnje merite...sa per investime serioze na thuaj nje Marke te njohur...hiq hotelet qe I kane vendesit e paguajne per emrin...

                  1. T
                    Tahiri

                    Shqiperia eshte vend i bekuar po ka nxjerre politikane te mallkuar dhe njeri nga ata jeni ju. Per te pare fyteren e vertete se sa mire eshte Shqiperia perplasu me administraten apo gjyqesorin per ndonje problem dhe e kupton se cfare vendi eshte.

                    1. T
                      Treni

                      Ahahaha lot

                      Lini një Përgjigje