Kryeparlamentari i Bullgarisë, Rossen Jeliazkov ka vizituar Shqipërinë dhe ka takuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
Në një deklaratë për shtyp, Jeliazkov bëri me dije mbështetjen e Bullgarisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE duke e quajtur atë kampione në zbatimin e politikave të jashtme si dhe kushteve për tu anëtarësuar në familjen e madhe europiane.
“Nënvizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar.
Folëm dhe për aspektin parlamentar. Mes vendeve tona nuk ka çështje të hapura, dialogu politik është në nivele të larta.
Konkulzionet e KE sa i përket indikatorëve të përparimit të Shqipërisë janë të përkrahasura nga ana jonë. Shqipëria e ka mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë.
Shqipëria është kampioni i rajonit. Ajo përmbush të gjithë detyrimet e politikës së jashtme”, tha kryeparlamentari bullgar.
Lini një Përgjigje