FOTOT/ Pamjet e bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë, e gatshme për stërvitjen e trupës së forcës ajrore

25 Shkurt 2024, 17:30Politika TEMA

FOTOT/ Pamjet e bazës ajrore të NATOS-s në Kuçovë, e

Kështu duket baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, që do të inaugurohet me 4 Mars. Pak ditë para nisjes së funksionit, Ministria e Mbrojtjes njofton se punimet janë drejt përfundimit.

Ferdinand Dimo, Gjeneral brigade, Komandant i Forcës Ajrore: Jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

Kjo hapësirë do të shërbejë për stërvitjen e trupave të NATO-s.

Ferdinand Dimo: Por jo vetëm kaq, trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të NATO-s mund të akomodohen, të stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, që tashmë është një bazë ajrore taktike e NATO-s.

Baza taktike e NATO-s në Kuçovë pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik të Qarkut të Beratit.

Ferdinand Dimo: Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit.

Lajmi i inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s u dha më herët nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në vizitën zyrtare të tij në Tiranë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Ky investim flet për rëndësinë gjeostrategjike që NATO i jep Shqipërisë, si pjesë e angazhimeve të Aleancës për stabilitetin e rajonit të Ballkanit i rrezikuar ndjeshëm nga influenca ruse.

4 Komente

  1. Z
    Zgjohu o shqiptar!

    Bukur! Grekët do parkojnë avionët e tyre, do stërvisin ukrainasit dhe shqiptarët do ju lajnë halet. Edhe në tokë tonë, fakirë dhe emigrantë

    Përgjigjjuni
    1. l
      llapaqeni

      Mos be superpatriotin pa qene nevoja o gam gam i rendomte ..nuk do vijne avionet e grekut por te NATOs ...misioni per stervitje te piloteve ukrainas eshte i NATO dhe jo i grekut , te ishte per grekun nuk do ja prishte kurre Putinit ... po nuk ke idene se ceshte NATO lexo me teper .....NATO nuk eshte nje ushtri e vecante dhe e dislokuar diku me vete , por eshte nje bashkim force dhe nje kualicion shtetesh me armatimin e tyre ne vendin e tyre ...nese i theret komanda supreme ata bashkohen bashke , kur mbaron misioni ata shkojne ne vendet e tyre ...nese u kerkohet te vazhdojne e te ruajn diku paqen ata vazhdojne ama gjithmone nen komanden dhe urdherave te NATOs ....mos derdellit pa qene nevoja

      Përgjigjjuni
    2. R
      RAIFI

      Sa mundi e sa lekët janë dhënë nga greku e serbi për të shkatrruar Ushtrin Shqiptare dhe armatimin e saj.Shumë shqiptar që sot janë biznesmen me zë i kanë kolorit psrwt serbe,por jo vetëm ata por edhe politikanët qe vazhdojnë ta shkatrrojnë Shqipërinë.Por si duket ne shqiptarëve na është mësuar çafa ta durojmë robërin.Tek e fundit jo veq udhëheqësit e tjerë por edhe At që shpalli Pavarsinë e Shqipërisë e përzum nga vendi dhe u vra në Itali.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardhani

        Po a nuk jane “sekret “ bazat ushtarake? Apo shpiunet e mediave dhe palaqot e ushtris i qojne mesazhe armiqeve te shqiperis se ja ku e keni, shenojeni i keni kordinatat dhe kur vjen koha qellojeni ,apo ndoshta se shpejti do hyje naj turist dhe te bej viziten se keshtu po reklamohet kjo baze ushtarake!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje