Jorida Tabaku: Mezi pres të flas në foltoren e Kuvendit. Nuk kemi betejë më SPAK-un

24 Shkurt 2024, 19:00Politika TEMA
Jorida Tabaku: Mezi pres të flas në foltoren e Kuvendit. Nuk kemi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar protestën e thirrur nga opozita e bashkuar më 20 shkurt, pjesëmarrjen e saj, si dhe të ardhmen e opozitës.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24 Tabaku tha se protesta e 20 shkurtit, ishte një mënyrë për të kanalizuar pakënaqësinë ndaj qeverisë aktuale.

Sipas, PD nuk e ka pasur asnjëherë problem që të mbushë sheshet, por sipas deputetët duhet të jenë më shumë në terren dhe të ofrojnë një alternativë qeverisëse.

Sa i takon pozicionimit të saj , Tabaku tha se ajo është pjesë e grupit parlamentar të PD dhe ka qenë gjithmonë e hapur për bashkim, por sipas saj kjo duhet të ndodhë më parë në bazë.

Unë nuk kam munguar në asnjë protestë të opozitës apo të PD. Protesta është një mënyrë shumë e mirë për të kanalizuar atë që ndjejmë ndaj qeverisë. Shqetësimi im ka qenë se çfarë ndodh të nesërmen pas protestës. PD nuk e ka të vështirë të mbushë sheshet, ne duhet të jemi patjetër në terren dhe të japim një alternativë qeverisëse.

Unë jam pjesë e grupit parlamentar të PD, por kam kërkuar një bashkim para 3 viteve, edhe para zgjedhjeve lokale. Këtë ndarjen që ka ndodhur në grupin parlamentar, ka ndodhur edhe në bazë dhe është e vështirë t’u themi këtyre qytetarëve të bashkohen pasi u bashkuam edhe ne. Unë e kam mbështetur idenë e Konfederatës si një formë bashkimi e opozitës.

Sistemi elektoral sot favorizon koalicionet, nëse do jemi të copëtuar do të ndihmojmë vetëm kundërshtarin tonë, që është qeverisja. PD nuk e ka dhe nuk e ka pasur betejën me SPAK dhe nuk duhet ta ketë.

Me durim po pres të flas në foltoren e Kuvendit, sepse qytetarëve u mungon të flasim se për çfarë po ndodh. Mbyllja e seancave për pak minuta dhe miratimi i ligjeve pa debat është niveli më i ulët i parlamentarizmit. Jam e sigurt që mazhoranca do bënte të njëjtën gjë që ka bërë me ligjet, por ne do vëzhgonim procesin”, u shpreh ajo mes të tjerash.

5 Komente

  1. A
    Arbeni

    Vajte nga vajte edhe ti e shkove e bëre vezën në protestën e malokut.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne fakt ka qene edhe ne protestat e tjera, me teper per te bere figure qe te kete pjese nga te dyja anet.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Kjo eshte nje debile.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Ti je copa e debiles. Protesta ishte per të vënë të gjithë nën Berishën dhe ti si trupulë që je shkove dhe hëngre glasën e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp foltorja.yp nevojtorja.yp uturaku.

          TaBaku dacloaking.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje