Enkelejd Alibeaj: Jemi gati të votojmë amnistinë e versionit fillestar, jo atë që është futur tinëz

26 Shkurt 2024, 19:05Politika TEMA
Enkelejd Alibeaj: Jemi gati të votojmë amnistinë e versionit

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, së bashku me sekretarin për Çështjet Ligjore, Indrit Sefën, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj, ka përsëritur edhe një here qëndrimin e grupimit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Alibeaj u shpreh se kjo forcë politike ka dy kushte për aministinë penale, të cilat janë: “E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre”, tha Alibeaj

“Një pjesë e propozimeve të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektligjin final” – u shpreh më tej ai.

Numri dy i Partisë Demokratike tha, gjithashtu, se janë të gatshëm të votojnë amnistinë në versionin fillestar të sjell nga qeveria, atë të konsultuar edhe me grupet e interest, dhe jo të futen amendamente tinëz në momentin e fundit, që nuk janë në të mirë të interest publik.

“Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive.

Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie” – u shpreh Alibeaj.

2 Komente

  1. A
    Ali beu

    Ali-beu me shoke kane nje shance per tu prezamtuar si opozite e vertete por nuk po e shrytezojne .

    Përgjigjjuni
    1. O
      Ouu, cfare ndodhi qe ndruat menje more plehrat e L

      Pirdh edhe ti se lirohesh legen. Te iku treni more PD e ngordhur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje