REPLIKAT/ Vota e diasporës, Gjiknuri ironi me Alibeajn: Ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë!

27 Shkurt 2024, 14:17Politika TEMA
REPLIKAT/ Vota e diasporës, Gjiknuri ironi me Alibeajn: Ju keni aq

Dy bashkëkryetarët e PS dh PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore u përplasën në mbledhjen e radhës për votën e diasporës.

Enkelejd Alibeaj akuzoi se PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa Damian Gjiknuri tha se PD është e paqartë për kërkesat e saj.

Por KQZ ia bëri të qartë se vetëm vullneti politik do të sjellë mundësinë e diasporës për të votuar. 

Replikat:

Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s;na i blejnë por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë para se të shkojë tek zarfi.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjëndjen

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar (qesh)

Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjëndjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik.

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralalel, asgjë..


Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.


Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës


Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës 

1 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Beni reformen zgjedhore sipas Osbe- Odir. Se te varin per bolesh amerikont o Gjiknuro. Pastaj ta shofim sa vota keni. Vota e emigranteve dhe numerimi elektronik rrezojne cdo qeverri ne Shqiperi. Dmth cdo qeverri kundra amerikaneve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje