Dashamir Shehi për Metën: Bën qesharake luftën antikorrupsion, të shkojë të përballet si burrat në SPAK

12 Korrik 2024, 09:01Politika TEMA
Dashamir Shehi për Metën: Bën qesharake luftën

I ashpër ka qenë Dashamir Shehi me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pjesëmarrjen e tij në protestën e opozitës, ku sipas tij mesazhet e vetme që dha ishin për të mbrojtur veten dhe familjarët nga prokurorët që i vijnë vërdallë, duke ia vënë fajin sistemit.

Për Shehin, nëse kërkon që ta bësh qesharake luftën kundër korrupsionit në vend, merr Ilir Metën dhe hipe në podium, njësoj si bëri opozita një ditë më parë.

“Ne që nuk besojmë te Berisha dhe Meta. E kishim harruar këtë të fundit dhe na doli dje në tribunë. Qëllimi ishte që të hipte atje të thoshte ato Dum Dumanët, të shante prokurorët që i vijnë vërdallë.

Në vend të që të përballet si burrat për atë që kanë bërë ia venë fajin sistemit. Që Berisha mund të qahet dhe të bërtasë, i ka nja dy të drejta, pasi po mbahet në arrest për një çështje administrative, unë do e kisha nxjerrë nga burgu që mos bëjë heroin nga penxherja. Se u bë mit.

Po ky tjetri çfarë do në tribunë. U bë presidenti i Edi Ramës, u votua me sallë bosh që nuk ka ndodh ndonjëherë. Nuk i luajti qepalla. Ishte kreu i Kuvendit të Ramës, dhunonte deputetët.

Nëse do ta bësh qesharake temën antikorrupsion, hip këtë në tribunë. Nuk mund ta bëjmë qesharake opozitën për interesat e një familje apo dy familjeve”, tha Shehi në A2 CNN.

8 Komente

  1. T
    Trotski

    Fol o Dash te lumte goja .Nuk bohet Lufte me Delenxhinj si Like hajduti dhe Sali Kerma ,qe synojne vetem ti shpetojne Burgut dhe te mbrojne pasurite ilegjitime.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      O Dasho,si nuk mesuat njehere xhanem?! Qe Iliri eshte me shume seç thua ti ,kjo sdo shume mend. Por ti japesh Berishe se ka te drejte ne nja dy gjera ,eshte me shume se katastrofe. Po Berisha ka qe 34 vjet qe e dhunon kete popull! Hajt Dasho,futja nja dy teke edhe dil prap e na lavdero KRIMINELIN!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bushi

        Jam dakord me z.Shehi. ndonëse tani eshte pak vone. Me mire vone se kurre

        Përgjigjjuni
        1. P
          Politikane te till s'i gjen as ne Afrike !

          nuk thot kec ky Plonc me Bajga jo . haahahhaa gallat shkerdhatash

          Përgjigjjuni
          1. k
            koli

            Ke të drejtë mor Dash por shum nga ju nuk e kanë kuptuar që bashkimi me Like floririn ju shkatërroi dhe për këtë fajtor është ai qe i vuri emrin LIKE FLORIRI duke e ditur që është hajdut por u bashkua me hajdutin.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari i thjeshte

              Ua Ua na doli dhe Nofllashtremeti i Sali NonGrates se Vicidolit Neo Feudalit te shek. 21 .Ore Dash Raki

              Përgjigjjuni
              1. I
                I drejti

                Ky eshte si eshte i thote ca te verteta.Po kujt ja thote.Te PD ja tha ambasadorja Kim qe per faqen e zeze te akoma disa te persekutruarve qe mbeshtesin PD e shanin Kimete.Ja tha edhe Eskobrari zgjdhni kryetar Albeajn ka ma te djathte ma jo thane turmat duam Salushin e Liken kam fŕike se do hani bar per shume kohe te thate se tnjohim po e hame ne.Tung.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Humoristi

                  Spakun likefloriri nuk e njeh!?Tera ja ka lene ne shpine Mones.,me padine per diviorc’!?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje