Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula bëri përgjegjës politikën dhe gjuhën e saj ndaj njerëzve të drejtësisë, për situatën e krijuar dhe që solli dinamikën tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, në sallën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, teksa po jepte një vendim.
Ai vuri në dukje integritetin e magjistratit, që njihej si njeri pozitiv dhe si jo i korruptuar, por që gjuha e urrejtjes ndaj sistemit të drejtësisë dhe konfliktet e njohura të pronave, sollën fatalitetin.
“Ka qenë një gjyqtar i mirë, njeri me integritet dhe një gjyqtar jo i korruptuar, fat i keq që i qëlloi atij. Astriti ishte njeri pozitiv, me humor, jap ngushëllime për familjen. Kjo tregoi se ka dështuar e gjithë shoqëria.
Jetojmë në një ambient të kontaminuar dhe toksik. E pafalshme gjuha e përdorur nga politikanët për sistemin e drejtësisë. Kjo sepse të gjitha konfliktet shkojnë në dyert e drejtësisë ku zgjidhin çështjet dhe palët përplasen, ku gjyqtarët e kanë të vështirë për vendimin”, u shpreh Sula për News 24.
Sula shtoi se kjo ngjarje është jo vetëm alarmante, por tregonte se sistemi kishte dështuar. Ai kujtoi edhe rastet kur politika kishte sulmuar njerëzit e drejtësisë.
“Vrasja e gjyqtarit është alarmante dhe tregon se sistemi ka dështuar. Problemi është politika. Duhet të jemi konkretë. Politika gjithmonë i ka sulmuar njerëzit e drejtësisë, çdo krah, kujtojmë Maks Haxhinë, Arben Rakipi, Theodhor Sollaku, Ina Rama. Jo vetëm janë intimiduar, por edhe dhunuar në mënyrë të dukshme”, tha Sula.
O gjel deti Peqini mos na e boni drejtësinë të virgjër se 99% hajdut janë....
Kush bën moral për sjellje të kulturuar!!! O zot... A ekziston në të vërtetë?
O dashnor Syula! Deri dje ti shkoje duke u shqyer dritareve dhe duke djegur karriket blere me parate e popullit sot po te dhunohet drejtesia. JU jeni tu futesh nje helle ne bythe te gjitve, bastarde njerez qe keni pushtuar Shqiperine ne emer te demokracise; njerez banale, hipokrita dhe te papergjegjshem. U duket se do rroni sa thirauni! JU, juristet e plepave e shkaterruat ate vend!
....cna gjeti me keta injorante
E kush tjeter i dhunoi me fjale njerezit e drejtesise, pervec nalte madherise se tije pallosha i pare. Oh harrova! Ka qene me pare edhe doktor rrumpalla.