Dash Sulës nuk i del inati me PD: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati “SPAKIST” s’u llogarit fare

29 Mars 2025, 12:15Politika TEMA
Dash Sulës nuk i del inati me PD: Gruaja më e votuar në primaret

Deputeti Dashnor Sula ka ironizuar sërish lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një reagim në facebook, Sula shkruan se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor, ndërsa kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur.

''Primaret e PD ne Elbasan

Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.
Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.

Për Primaret Madhështore'', shkruan Sula. 

4 Komente

  1. N
    Nuk shtyhet gjithë jeta qyl o pis

    Ngordhi ky gjeli detit shëmtaraqi për një copë deputet që të haj qyl

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peqinsi

      Ik ore torrollak akoma me budallalliqe vazhdon ti ! S te vjen turp vazhdon Shan ate parti qe te beri deputet mor idiot vazhdo akoma t ka mbet ora mbrapa o trap Ik e gjej ndonje parti tjeter se kushdi t ben deputet prap o gomar! Je karte e djegur , vdiqe per tu bere deputet prap Ha mender m— t

      Përgjigjjuni
      1. G
        GEZUAR BAJROMIN

        O PEQINESI PSE BRE BURRE E SHYAN KAQ SHUME BASHKQYTETARIN TEND SULA PELQEN HAJVANET NOKA ,BALLIU,ALBANA VOKSHIN KUR SULA ESHTE ME I VOTUARI.POR NUK KE FAJ SE JU KA HEDHUR TRUTE E GOMARIT SALI RROTKARI.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Ti je demokrat o dash, por si kujton ti, se ka komunist demokrat? Por sepse nuk ka komunist demokrat, Sala thotë se ju jeni budallenj. Janë ca si të koklavitura këto thëniet e komunistëve _demokratë. Ha ha ha

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje