Rama takim me emigrantët shqiptarë në Kretë, nesër në Athinë

29 Mars 2025, 09:53Politika TEMA
Rama takim me emigrantët shqiptarë në Kretë, nesër

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi.

Sot kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Kretës për takimin që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e stadiumit “Klassidos”.

Ndërsa nesër, 30 mars, kryesocialisti do të takojë shqiptarët që jetojnë në Athinë.

Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.

Në qendër të fjalimit do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, i cili u kërkon shqiptarëve votën për një mandat të katërt. 

Lini një Përgjigje