Berisha shpall zyrtarisht se do shpërbëjë SPAK, nëse vjen në pushtet

28 Mars 2025, 22:34Politika TEMA
Berisha shpall zyrtarisht se do shpërbëjë SPAK, nëse vjen

PD duket se e ka shtyllë qendrore të programit të saj për drejtësinë ndryshimin e reformës, duke përfshirë edhe ndryshime në Kushtetutë.

Kështu deklaroi sot kryetari Sali Berisha, i cili, gjatë një tryeze me specialistë pranë PD-së, përsëriti qëndrimet e tij për dështimin e reformës, ndërhyrjen përmes Komisionit të Venecias dhe rëndësinë e zëvendësimit të SPAK me një strukturë tjetër që, sipas tij, do të respektojë drejtësinë e cenuar nga SPAK.

Ai kritikoi strukturën aktuale, duke përmendur faktin se kjo e fundit ka marrë të pandehur tre liderët e opozitës: atë vetë, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.

Berisha nuk kurseu akuzat ndaj SPAK, duke e akuzuar për ndërhyrje në sistemin e gjykatave. I shqetësuar për përgjimet që mund t’u jenë bërë gjyqtarëve të ndryshëm, ai deklaroi me revoltë se përgjimet përdoren si mjet shantazhi dhe pretendoi se disa prej tyre kanë përfunduar edhe në telefonin e tij.

PD-ja e Sali Berishës nuk e ka fshehur asnjëherë publikisht dëshirën dhe vullnetin për të zhbërë reformën në drejtësi, madje edhe për të shpërbërë Strukturën e Posaçme të Hetimit (SPAK). Sipas drejtuesve të saj, në këtë takim u kërkua edhe hetimi i sondazheve që tregojnë mbështetje të lartë të publikut për SPAK, pasi ato janë cilësuar si të manipuluara.

Takimi i sotëm vulosi zyrtarisht qëndrimin e PD-së dhe të Sali Berishës për të nisur dhe realizuar ndryshimet në reformën në drejtësi, duke përfshirë edhe Kushtetutën, në rast se vijnë në pushtet.

15 Komente

  1. V
    Veterani

    A vjen më pushtim në pushtet?

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK -Organizate kriminale

      Natyrisht qe SPAK do shkrihet menjehere , se eshte nje organizate kriminale ne duart e Rama hajdutit qe vepron vetem sipas urdherave te Rama kellires . SPAK do shkrihet dhe Dumani e co , do shkojne per ndjekje penale sepse kane perdorur pushtetin e zyres se tyre per imponuar instiktet krimnale te nje dikatori hajdut si Rama kellira . SPAK ka vepruar me keq edhe se ne diktature kur Duman bujku thoshte se "Gjukata ben ca i themi ne ". E kuptoni pra ca prokurorie kriminale eshte isntitucioni SPAK

      Përgjigjjuni
      1. @
        @.

        Jam plotesisht dakort me ty organizat kriminale. Ç’na duhen keta mir e kishim Llallen. Ngriheshe plaku kriminel ne mengjes i deshte bytha ti vinte zjarin Shqiperis se e dinte që si hynte gje ne kembë, jo keshtu s’jam dakort me kete drejtesi që ja kan futur kembet ne nje kepuc. Shtrengo kosheren se bleta te ka rroitur.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dashamires i SPAK

        Tani u bind Saliu qe Trampi nuk ka nge te merret me 'te . Deri para pak kohe ai besonte se do ti hiqej medalja e zeze e non grates dhe nuk po e permendete shkrirjen e SPAK-ut . Kur e pa qe Trampi i ktheu prape ata qe largoi nga SPAK-u dhe nuk pordhi fare per kete lugat , po delkaron perseri se do ta zhbeje kete institucion . Po genjen ata qe duan te genjehen , se edhe sikur te fitoje nuk do te kete numrat e duhur per te zhbere ate qe enderon . Nuk ka faj , me duket se bashke me 'te dhe dhenderushin , do te bashkohet gjithe familja brenda qelise . Plakun nuk do ta fusin brenda , por do ta lene roja tek porta e jashtme.

        Përgjigjjuni
      3. M
        Muhabete NonGratash

        A dini ndonjë vend në BE ku lideri i opozitës që pretendon të vijë në pushtet ëahtë në hetim nga drejtësia për korrupsion, lideri tjetër Meta është në burg, kurse F.Mediu nën hetim për Gërdecin. Këta duan të shkrijnë Spakun imagjino. Ça pret nga këta? Këta rrezikojnë të dënohen dhe Berisha thotë se drejtësia është kriminale. Imagjino si jemi katandisur, për gjasme alternativë rrëzimi të narkoregjimit të Ramës sipas (Berishës) qënkan këta të hetuar apo akuzuar për vepra penale. Ndërkohë që Spaku mbështetet nga SHBA dhe BE. Çfarë lemerie! Imagjinoni dalin edhe nëpër TV këta madhështorët dhe diskutohet nëpër banaqe propagande se çfarë ofrojnë Këta po të vijnë në pushtet, pra I marrin edhe seriozisht!

        Përgjigjjuni
        1. A
          AntiBermuda

          Publikoni gjithe tabulatet e Sali gorilles qe nga 1990 dhe mjafton.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjyshi komunist

            Bufi kenetes do te shpetoje veten dhe familjen e tij kriminale por harrone qe askush nuk e pyete gjyshin komunist

            Përgjigjjuni
            1. l
              lexuesi

              Nuk eshte cudi sepse ky deshiron qe shqipetaret te jetojne ne kaos dhe mjerim ku ligjin t’a bejne hajdutet dhe kriminelet sic eshte profili i tij, cfare pret prej keti renegati antishqipetare..???!!!

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Nuk eshte faji i SPAK qe juve u turet si te babezitur ku vrate,vodhet,tallet popullin qe u besoi.Ju e shperdoruat kete besim ne menyren me kriminale

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Votoni kunder ujkut Sali .

                  C'fare ka per tu cuditur Sali trimi jo njehere e jo fshehur po diten per dielle ne syte e tere botes ne ekranet e tv e ka deklaroar qe do ta cmontoj gjithcka qe ka ndertuar Edi Rama , per kete i ka dhene provat kur emeroj djalin e tij Lulzime Bashen ne krye te Bashkise se Tiranes . Saliun ishalla qe nuk e zene lakrat e Majit te lire megjithse jam i bindur qe do humbase me keq se ne 2023 po kush eshte burre t'ja nxjerre gjumin Dumanit e ta arrestojne se be me fituar prap Salmuti pastaj do ta marri vesh populli po edhe keta hale gazetare e analista qe e mbeshtesin se kush eshte Salkari i vertete e se kush eshte diktatori Edi Rama i lindur e rritur ne mes te Tiranes apo Salmuti i Vicidolit i lindur e i rritur mes malesh ku ka jetuar e miq te vetet kishte arinje e ujqerit te cikeve u ka vjedhur edhe pamjen .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Munika

                    Ta shperbesh qe te dhjesesh ne te. Derisa Spaku s' en dot zap dhjet mafioze e kriminele te familjes non grata, n uk I duhet as dreqit.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatimi

                      ????

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        dinjiteti

                        Nuk kuptohet si nje ish presidet e kryeminister del e ben deklarata te tilla DHE KLLASHARET SHQIPTARE E VOTOJNE,,KY DUHET TE ISHTE NE BURG,,, QYSH ME ZDUKJEN E REMZI HOXHES,,, VOTOJENI DHE SHKO BEJINI SHURREN SHTETIT,,,,

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muzaka i Ri

                          Po hë de, beje, Xhinin e Xhonit aty e ke. Edhe Llallën ne Itali e ke,thirre te vije. Lal Xheviti nga Amerika po te jep mend. Le ta marre vesh Trampi, ai e dhjetë me Rusi me Greenland, me Gaza, dhe vjet vrap dhe te ti. Te mbeshtetsi ( gomari)më i madh i të gjithe kohrave.

                          Përgjigjjuni
                          1. Çika

                            Në një pikë jam dakort me Sali qenefi , në atë që SPAK ka nevojë të rirregullohet por jo të shpërbëhet se kjo do të isht një shkatërrim total i sistemit të drejtësisë.Por Saliu sheh ëndërra me pushtet abdolut sa ti godas tërë strukturat e drejtësisë .Mirëpo ky fyell me një vrimë nuk ka sa më të voglin shans që të vijë në pushtet dhe më e pa mundura është që ky të marë 84-94 deputet që të vërë dorë në Kushtatutë dhe në SPAK-unSidoqoftë ky kur thot se do e shkatërrojë çdo gjë dhe do e ngrërë nga e para vetëm sa bën autogol dhe i je mundësinë PS të ndërtojë propogandën mbi këtë tezë ogurëzezë që askush nuk e do dhe kjo është një faktor më shumë për tu votuar Os

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje