"Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë", portali i familjes Berisha del blof!

28 Mars 2025, 16:49Politika TEMA

"Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në

Kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale të 11 majit i rikthehet turit me diasporën. Të shtunën e 29 marsit, kryesocialsiti do të jetë në Kretë në një takim me shqiptarët në stadiumin Kaldissos në orën 18:00.

Por, portali i familjes Berisha, Syri TV, ka nisur të aludojë që pagesa për sallën ku Rama do të bëjë takimin në Kretë është paguar nga Ambasada shqiptare në Athinë. Portali i familjes Berisha po e 'trumbeton' më të madhe si një skandal dhe e quan krim elektoral, pasi pretendon se ambasada po paguan për takimin elektoral të Ramës.

Por, si është e vërteta? Portali i familjes Berisha del edhe njëherë blof. Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht kontratën e lidhur mes PS dhe Bashkisë Hania për përdorimin e sallës së stadiumit. Në nenin 1 të kontratës thuhet se “Bashkia i jep në përdorim përdoruesit sallën e mbyllur Klados, së bashku me pajisjet sportive, tribunat dhe dhomat e zhveshjes, ekskluzivisht për organizimin e një aktiviteti nga Partia Socialiste e Shqipërisë, sipas vendimit nr. 100/2025 të Këshillit Bashkiak të Hanias. Tarifa për këtë shërbim është 5.000,00€, që duhet të paguhet përpara aktivitetit, deri më 27/03/2025.

Afati i përdorimit është nga e enjtja, 27/03/2025, në orën 07:00 (për përgatitjen e hapësirës) deri të shtunën, 29/03/2025, në orën 24:00. Përdoruesi është i detyruar të dorëzojë hapësirën, tribunat dhe pajisjet e dhëna në të njëjtën gjendje të pastër dhe të pandryshuar siç i ka marrë.”

Po ashtu, Shqiptarja.com ka siguruar edhe faturën që vërteton se transfertën bankare për pagesën prej 5 mijë euro kundrejt Bashkisë Hania e ka kryer vetë Partia Socialiste dhe jo Ambasada shqiptare në Athinë, siç aludon portali i familjes Berisha. 

"Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në

6 Komente

  1. M
    Munika

    Portali "futja pordhes" vec lajme te tilla jep, por akoma s'po na thote nga do dalin miljonat e LaCivites?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku Demokrat

      Hani mmmm…Hani o PD-erra Edi Rama do ju fusi te gjatin ne 11 Maj

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fare e keqe

        Ketij I ka mbetur mendja vetem ne shpifje trillime pabesi organizimin e grupeve kriminale denoncime te verteta qe I marrin seriozisht me drejtesi

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Kasemi nga Çepani.

          Si gjithmone shpifes dhe deshtak. Shpifen e shpifen per Juri Kim. Madje "gazetari i familjes Berisha me mbiemrin KOKA , sa nuk fluturonte ne emisioni e Grida Dumes,se juri Kim ishte nen hetim per korrupsion. LLapaqeni Murrizi e krahasonte me nje fshatare nga Ç erma, kure vet Murrizi na ishte nje ideolog i mbaruar... Hehhhhhh kur te hyne vetja ne qef... Ja keshtu shpifekan edhe per takimin e Kretes. Besoi keta llapaqener me ne krye kriminelin Sali, i cili na qenkerka tradhetuar nga nje mik prej 40 vitesh te cilin e kishte dhe si shembull per jeten e tij,por ai kishte deshtuar,ndersa saliu jo. Eh,o kohe e poshter ,kur dhe krimineli flet per tradheti e zemerbujari...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Sali kerma dhe Syte e tij qe ti dalin nuk rrine dot pa shpif.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben Tigri

              Po 300.000 dollarë për avokatin amerikan të lali fikut kush i pagoj??

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje