“Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt”, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve

28 Mars 2025, 15:27Politika TEMA

“Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Dibër, kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha se sot janë faktuar fjalët që tha para tre vitesh se pa aleatët strategjikë SHBA, BE, NATO, nuk mund të bëjë asnjë hap të sigurt drejt të ardhmes.

“E kam thënë para tre vitesh dhe tani është fakt: Shqipëria, as shqiptarët dhe as kombi shqiptar, nuk mund të bëjnë asnjë hap të sigurt pa pasur në krah aleatët strategjikë – SHBA, BE dhe NATO-n. Sot, pas tre vitesh, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë” – u shpreh Basha.

Ai më tej risolli në vëmendje përpjekjet për të pamundësuar që Koalicioni Euroatlantik të mos ishte alternativë në 11 maj dhe që shqiptarët të mbaheshin në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje.

Sipas tij, të pretenosh sot se zgjidhja është Edi Rama është të jesh kundër familjes dhe Shqipërisë, ndërsa të votosh sot PD për të nxjerr Ilir Metën deputetë, është t’u bësh padrejtësi demokratëve dhe opozitarëve. 

“U bë gjithçka për të pamundësuar një alternativë që nuk i mban shqiptarët në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje. U përdor çdo “plumb” për ta penguar, dhe ju në Dibër e dini mirë që u tentua të mos lejohej Koalicioni Euroatlantik të hynte në zgjedhje.
Të pretendosh se zgjidhja është Edi Rama do të thotë të jesh kundër familjes, kundër Shqipërisë. Të thuash sot se voton për PD dhe të nxjerrësh Ilir Metën deputet është, në minimum, një padrejtësi ndaj opozitarëve dhe demokratëve” – tha më tej Basha.

7 Komente

  1. N
    Neri

    Ore ky akoma enderron te behet K/M

    Përgjigjjuni
    1. N
      Neri

      Ore ky akoma enderron te behet K/M

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Ik debil.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shigjetari

          Ore ç'a k/ minister thoni ju . Lulua eshte si ai miku , qe po e ferkove ngrihet . U tall Rama me vidio , e futi ne loje duke zgjuar nga gjumi ku flinte i qete dhe vetem enderonte per ate te shkrete karrike .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            As na ha mune o Lulush!

            Përgjigjjuni
            1. G
              GEZUAR BAJROMIN

              ORE JU KOMENTUESIT E MESIPERM NUK NA THONI SI DO FITONI ME SALI BERISHEN,APO KINI SHPRESE PE ANADOLLAKUT FREDI BELERI TJU NDIHMOJE ME GREQINE.PO SI FLISNI PER BASHEN KOT ,SE AI NUK THA GJE VEC ATYRE QE QENROJNE.VOTONI HAJDUTIN ILIR META DHE SALI KRIMINELIN.O PIKA QE SU BIE.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prognoze e trishte .

                Te votosh per ta bere deputet nje hajdut , nje plackites , nje kriminel si S. Berisha apo dhe I. Meta , do te thote t'i vesh minat DREJTESISE , demokracise dhe Shqiperise , shkurt ta kthesh Shqiperine ne prone te maskarenjve dhe shqiptaret ne sherbyes te tyre . Duhet ta themi dhe ta pranojme se bijte e eterve mizore , pjesa me bio e sistemit komunist , eshte me e kujdessheme ne CA raporte , me drejtesine bie fjala , edhe pse artikulimi I tyre eshte ambig dhe me nentekste Jo pak me zarar . Ndryshem Jane cheguevarasit d Berishes . Ata flasin sikur te jemi ne vitin 1945 ...!!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje