Nga Ylli Pata
Metafora e kënetës në politikën shqiptare, nuk është një neologjizëm i Edi Ramës. Është një rimarrje stilistike pas shumë vitesh, nga një gjetje e parardhësit të tij Fatos Nano, i cili në mocionin e tij të famshëm nga burgu i Bënçës, në vitin e largët 1996, vizatoi udhëheqjen regjente të Partisë Socialiste. Që sipas tij e kishin kthyer gjendjen politike të socialistëve shqiptarë në një kënetë.
Një frazë e fortë, shumë e fortë që shokoi dhe tronditi opinionin e atëhershëm opozitar. Frazë që natyrisht hapi debat e shkaktoi polemika mes palëve. Dritëro Agolli, si për të vënë një gur që bënte thirrje për të ndalur këtë frymë ndarëse, bëri një deklaratë në media, siç dinte ai me mjeshtërinë e shkrimtarit të madh.
“Nëse ne jemi kënetë, Fatosi është bufi i kënetës”, tha Dritëroi dhe jo në një farë mënyrë por në realitet e ndali sadomazokizmin e “zjarrit brenda radhëve” për një periudhë kohe.
Edhe pse e forte, metafora e Nanos, ishte dhimbshëm e vërtetë për gjendjen e atëhershme të opozitës, e cila pas traumës së zgjedhjeve të 26 majit 1996, nuk arriti të ngrihej e pësoi disfatën e zgjedhjeve lokale të tetorit të po atij viti. Ajo metaforë ngjiti, siç ngjiti edhe kunji edhe pse i rëndë i Dritëroit.
Këtë figurë të shqipes e ka marrë Edi Rama sot, për të përshkruar apo vizatuar panoramën që ka përballë tij, në PD-në e Sali Berishës.
E sot, në një epokë të re ku komunikimi nuk bëhet me mocione e me letra, por me reels-a dhe video në rrjete sociale, narrativa e kënetës dhe bufit ka marrë një ngjizje më virale, kjo si për meritë të sistemit digjital por edhe strategjisë së PR të Edi Ramës, i cili këtë zanat e zotëron më mirë se të gjithë kolegët e tij politikanë.
Në këtë furtunë virale që hapi fabula e kënetës me bufin e gjallesat e tjera metaforike të gjolit, nuk dihet se pse, por po konsiderohet si një rast i artë nga krahu ku kjo stilistikë i drejtohet.
Edhe pse hiqet si një kokëfortësi për ta rrëzuar në retorikë se këneta është e mirë, e bufi edhe më i mirë, e gjitha kjo duket një dembelizëm i madh, karakteristik për të prodhuar një narrativë politike krejt të ndryshme nga ajo e kundërshtarit politik.
Pas një apologjie pa fund të “inxhinierëve mediatikë” të imazhit të doktorit se bufi është një gjallesë e mirë dhe pozitive, sot ka folur edhe vetë i thirruri në kauzë.
I cili me buzën vesh më vesh si Jokeri i Jack Nickolson-it nxorri nga një letër gazete një buf alabastre që duket e kishte skalitur një mjeshtër i vjetër i Artistikes “Migjeni” dhe e nguli në tavolinë si një triumf i Athinasë. Perëndëshës që ja nxiu jetën jo vetëm Odiseut për 10 vjet që e endi nëpër dete në një rrugë që mund ta kishte kaluar për tre ditë, por edhe Lul Bashën që gjithashtu e endi për tre mandate, për t’i kujtuar se Kronosi(Bufi) do ta kullufiste siç thotë Rama, që e tha edhe për Dash Sulën.
E apologjia monumentale e bufit i drejtohet Athinës apo Athinasë si Perëndesha e vetme që mund ta shpëtojë që të mbërrijë në Itakë. Por vetëm në këtë rast del se Telemaku është Fredi Beleri, që Athinaja e ka sjellë me mision special pas Peshkëpisë për të shpëtuar shpendin e dashur të perëndeshës. E pikërisht këtu historia homerike kthehet në një telenovelë turke…
Bufi kenetes ......kenete uje i ndenjur i qelbur, bufi shpendi qe jeton ne ujin e qelbur, sinonim i se keqes . Edi Rama te sajon épitète qe te ngelen gjithe jeten .....sado qe gjyshi i komunist kerkone ti japi nje kuptime tjeter eshte e kote. Ne Shqiperi shqiponja konsiderohet si shpendi i zgjuar e forte , ndersa neje ke di gjarperi cobra simbole i sagesse por qe te ne gjarperi eshte simbole i se keqes . Sali do vdesesh bufi kenetes, Basha gjumash, Dash Sula Gjel deti Peqini ...........
Per idiotet qe e ndjekin po, i japin dhe motrat e grate per drejtorët e Rilindjes dhe i fusin nje te qeshmw ne fund se gruaja qesh me drejtorin. Pyete pak Ylli Paten cilin drejtor ka gruaja kete muaj se i nderron cdo muaj, sakrifikohet per partinë.
Po ti o zvarranik , bëj debat me ç’thotë. Ç’punë ke me brekët e gruas së ktij ? Apo e ke motër ?
Bufi i perendeshes Athinà , ishte I bardhë, ushqehej me veze nga dallëndyshet,ky i yni është i ZI , më i ZI se korbi, dhe ushqehet me kërma.
Mero , po shkruani ndonje rrjesht per ata mishin me salmonele o Mero apo lendohet partia
Shume i goditur shkrimi.
Në anët tona “Buf” ose ndryshe “Kukumjaçkë”, është një shpend “ndjellës i të keqes” i cili rri i fshehur nëpër çatitë e objekteve të rrënuara e të braktisura, ushqehet me minj arash dhe gjuan vetëm natën në errësirë. ……………..Duke qënë se konsiderohej një shpend “ndjellës i të keqes”, edhe mallkimi që i bëhej ndokujt në zënka të ndryshme nga plakat e moshuara ishte: “TË KËNDOFTË KUKUMJÇA” Popullit Shqipëtar, kështu i ka kënduar 34-vjet Kukumjaça ose Bufi.
Or Patok, per ne qe e kemi lexuar odisene , e dime qe Athina e MBROJTI DHE E NDIHMOI Odisene gjithe kohes. Mos e kemi lexuar gabim or mik ???
O "Sqarim" nuk eshte se e ke lexuar gabim, por keshtu e ka pulitika e albanistanit. Vetem E.Rama dhe keta pacavuret e tjera e kane drejt. Sesi mund te krahasosh krijesat me te cmuara te ketij planeti me Sali Birishen(krye kriminelin e ketij vendi) vetem E.Rama dhe sufllaxhijte e Shqiperise jane ne gjendje ta bejne. Dhe skane faj se e kane aleat ne shkaterrimin e kombit te tyre
Vërtet pretendon te kete lexuar nje si patoku? Ai ben karriere me ane te gruas, vetëm te Mero e Carlo shkruan. E ke pare gje Meron te shkruaj per mishin me salmonele? Skllavi ngel skllav.
Ishte Posejdoni qe e solli verdalle Odiseun per 10 vjet në dete, sepse i qerroj te birin Ciclopin, or shoku Pata!
Pata na ka rhene kuptimin e rrefenjes se Berishes ( te thoshte kuptimin , I kerkohej nxenesit ne shokollen e kohes se Dulles , dmth ta riprodhonte gjysme permendesh ) , ka Lene ashtu sic e ka thene kampioni batutaxhi , E. Rama . Kete , dmth kuptimin si ai filloristi I dikurshem , e ka bere mire . Kaq. Me tutje nuk ka shkuar . Mbase per t'i bere qejfin udheheqesit , por Mbase nuk futet dot neper rrenje etimologjike apo mitike sic ka tentuar I gjithdijshmi I ketyre trojevd , pas sh. Enver , sh. S. Berisha . Megjithate Pata dhe Patet e dine mire , Po nuk e thone se ky buf dhe kjo kenete e mban dhe do ta mbaje gjate ne pushtet udheheqesin e tyre , legjende e gjalle , Edvin Kristaq Rama .
Për të kuptuar si mund të jetë Shqipëria nën drejtimin e Berishës, mjafton të shikojmë ç'ka qënë më parë kur ai qeveriste, pra piramida, Gërdec, protestues të vrarë 21janar, nepotizmi qoka. Ose më mirë shihni tani si u tall me demokratët, shihni si drejton partinë. Bëri primare farsë, dhe vuri në listë besnikët dhe servilat e tij. Pra nëse do ishte në pushtet do bënte të njëjtën gjë, me punësimet në ministri, drejtorira etj, pra meritokraci leshtë. Shqipëria prandaj është kaq keq me korrupsionin këto 35 vite, se nuk ka meritokraci.
Ylli Pata qe ngjason me bufin qe e ka folene ne keneten e Kryeministrise.
Bravo Ylli Pata nje permbledhje e bukur e tregimit origjinal nuk ke ca i shton???? Vetem nje gje ti kujtoj berishes : Po te ishin frutdhenese apo prodhimtare nuk i thante Enver Hoxha kenetat ku bashke me to THAU dhe BUFIN te ruat Athinaja e greqise se per ne je i vdekur i pa kallur sic thote populli ??? Kenetat kane qene FOLE e Mushkonjave anofele qe beri kerdine semundja e MALARJES ne popull dhe zgjati goxha duke lene pasoja ne organizem , prekte organin kryesor Hepar qe eshte laboratori i organizmit dhe duhet temjekoheshin per nje periudhe te gjate pacientet qe ishin infektuar? Edhe vete saliu eshte deshmitare i asaj periudhe me qe ka qene mjek ? Zona e Myzeqese ka qene me prekura ? Nuk ke ca mburesh per bufin e kenetes ka histori te hidhur mire ta ka gjete Rama se kete kenete ke krijuar ????
Pata e dhjamur nga babloku u shtrengua fort dhe beri nje gelase. Patat jane qorre nga natyra saqe po nuk u kthyen me dite ne stalle rrine aty ku i ze nata. Ne dryshim nga bufi qe shikon si diten edhe naten. Biles me teper gjuan naten kryesisht minj,si ata qe tha Rama se i ka ne partine e tij. Lere Pata Odisean se gjeri rrugen per tek kryeministria dhe proçet hane e pine qyl do ti shkoje ne hell.
Ti je kancer per shqitaret. U shofshin rraca e zagareve qe te ndjekin. Mallkuar qofsh o VAMPIR !
sali berisha. krimineli i shqiperis. jo vetem buf. kenete. po. dhe. gjalper me dy koka. qe te vret naten dhe te qan. diten. po a ka njeri me te poshter. se krimineli sali ne bote. po kur do ta shofim mbrapa. hekurave. kete kerm
Rama? Asnjë fjalë. Asnjë status. Asnjë shpjegim për qytetarët shqiptarë. Ndryshimin e protokollit me Shqipërinë e sqaroi ministri italian i Brendshëm Matteo Piantedosi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u shpreh qartazi: “Ndërhyjmë mbi ligjin e ratifikimit të protokollit me Shqipërinë, duke lejuar përdorimin e strukturës ekzistuese për personat në pritje dëbimi.”
Ky koqja kerkon te behet buf me zor. 99% e shqiptareve e perdor “Bufin e Kenetes ne kuptimin pejorativ te nje njeriu qe s’di ku eshte as ne qiell as ne toke dhe qe eshte I perbuzur nga te gjithe. Ky koqja te shkoje ne Greqi se ketu s’ka me nevoje njeri per “zgjuarsine “ e tij.