Në emisionin “Frontline” u diskutua sondazhi i tretë i Institutit “Piepoli”, ku u pa përqindja e partive politike dhe pëlqyeshmëria e drejtuesve të këtyre partive.
Në lidhje skype, presidenti i këtij instituti Livio Gigliuto foli për mekanizmin e përdorur, për numrin e të pyeturve dhe për marzhin e gabimit.
Teksa në një moment, ndërhyre gazetari Poli Hoxha, i cili u shpreh se ky sondazh nuk përkon me zhvillimet e fundit dhe me aktivitetin politik të Lulzim Bashës, duke i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë.
Hoxha e pyeti në është përfshirë Lulzim Basha dhe grupimi i tij politik në pyetësorin e këtij sondazhi apo jo, sepse nëse del në këto shifra që ju e paraqisni, i bie që ditët e fundit të mos ketë ndodhur asnjë gjë në Shqipëri.
Livio Gigliuto e pranoi live se Lulzim Basha nuk është përfshirë në sondazhin e tij, tek liderat politikë. Pra tek pëlqimi për liderat politikë.
Epo me siguri fitoka rama 100%????! Ik ore mos na hapni barkun. Plehra