“Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë”- Braçe i ankohet Ramës: Ne të shikojmë ‘Sy m’sy’ që në sabah, nuk bëhet qameti nëse…

28 Mars 2025, 22:58Politika TEMA
“Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë”-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta.

Aty, deputeti Erion Braçe i ka treguar se ka zhvilluar takime edhe në ditë me shi, me qytetarë që kanë marrë pjesë me çadra.

Për këtë Rama hodhi dyshime, ndërsa Braçe i kërkoi që t’ia shikonte ndonjëherë Instagramin, që të kuptonte punën që po bëhet në këtë njësi.

Ti shikoji njëherë edhe Instagramin tim mo burrë, se ne e shikojmë Instagramin tënd çdo ditë. Mund ta shohësh edhe timin njëherë se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë Sy m’sy që në sabah, na shiko edhe ti njëherë se nuk bëhet qameti”, i kërkon Braçe, Ramës.

Kreu i qeverisë merr një telefon dhe sheh postimet, për të provuar nëse ajo që tha deputeti socialist ishte e vërtetë.

Braçe: Do bëjmë 3 4 takime në ditë, deri në 6-7 të darkës. Bëmë një test javën që shkoi, i bëmë të hënën takimet te Pallati me Shigjeta te Ifran Tomini. Te Pallati me Shigjeta edhe pse koha me shi, njerëzit ishin aty me çadra.

Rama: Bëtë takim jashtë, me çadra?

Braçe: Ti shikoji njëherë edhe Instagramin tim mo burrë, se ne e shikojmë Instagramin tënd çdo ditë. Mund ta shohësh edhe timin njëherë se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë Sy m’sy që në sabah, na shiko edhe ti njëherë se nuk bëhet qameti.

Rama: Domethënë jashtë me çadra.

Braçe: Jashtë edhe me çadër rrinin njerëzit atje në shi.

Rama: Po hape njëherë ta shoh.

Braçe: Do dali ndonjë e sharë.

Rama: Le të dali, jemi mësuar me këto.

Rama: Këtu s’ka takim, i ka ndaluar Braçja në rrugë.

Braçe: E gjithë struktura është vënë në punë.

8 Komente

  1. Z
    Zhepisti gjate

    Maahkull llum. Ngele duke bere fyt gjithe jeten. Vemje

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuck you!

      Une i bej shurren votes dhe nuk ia jap me ketyre te tallin trapin e te na vjedhin! E kam bere kete gabim! Uroj te bejne shume keshtu si une! Votoni per vete dhe per familjen e jo per keta hajdutet ne karriere!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajane hesapi

        Jooo, Braceee. Pune eshte ajo qe ben Ediii. Ja, degjoje si do te recitoje neser:-... Me punerat qe kam bere, do me thone hero te tere. Shyqyr, me pru perendia, qe te shtrohet miresia, sy me sy atje nga zyra, se nen shi, s'behet e mira...

        Përgjigjjuni
        1. p
          pioner i te dhjerit

          Spurdhjaku brace, lepihet dhe leh tek kembet e sulltan bojaxhiut, per te ulur pa fund bythet e tij eksiqe ne ate mender kuvend, te ketij mender shteti.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bla Bla Bla pune pa Bereqet

            Po ore Brace sakrifice e madhe , bere takime ne shi me cadrà ???? Ca fiutuan ata qe te degjuan ty vetem sa u lagen dhe ti bla bla bla si per here se kerkon KARIGEN zotrote ??? Dhe per kete duhet te bindesh Edin me demede une punoj sakrifikoj ja shiko vidion !!!! ??? Bo bo bo boooo po sa here vete ne banjen a i thua Edi Rames jo per gje por qe ta dije te vleresoj per sakrificen ???? E cjane keta deputete budallenj me keta eshte perfaqesuar populli keto 35 vjet turp i botes ?Dola bera takim ne shi ??? Allah allah hiqi o zot keta njeres qe jane vetem per llafe e jo per pune ?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skile

              O skile a se shesh vehten si ke dale ? Tamam si ke genin

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bll

                Brace : te paska nxjer bllof Rama , po thot , ketu ska TAKIM i ka ndaluar Bracja ne rruge ??? Kush genjen nga ju te dy ?

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Po shife kete timin ndonjeher se su be qameti se ne ta shohim tendin perdite .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje