DEBATET/ Komisionet Parlamentare dhe Rregullorja e Kuvendit fusin në sherr deputetët

16 Shtator 2025, 13:27Politika TEMA
DEBATET/ Komisionet Parlamentare dhe Rregullorja e Kuvendit fusin në sherr

Ka vijuar me debate seanca e sotme plenare dhe shkak janë bërë Komisionet Parlamentare dhe Rregullorja e Kuvendit, të cilat, sipas opozitës, nuk janë diskutuar më parë me të.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është ngritur kundër propozimit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Bardhi është shprehur se nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej anëtarëve të PS-së nuk kanë arritur të marrin një post në Këshillin e Ministrave.

“E keni nisur me shkelje të rregullores. Qytetarët duhet të dinë pse po ndryshon rregullorja e Kuvendit. Nuk është motiv ndryshimi i rregullores se disa prej kolegëve të mazhorancës nuk iu gjet vend në Këshillin e Ministrave dhe duhet t’i gjejmë punë si kryetar komisionesh. S’kemi ku të çojmë Fatmir Xhafën dhe hajde miratojmë një komision të posaçëm që do të bëhet superkomisioni që do të mbikqyri gjithë legjislacionin në fuqi”, tha Bardhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është shprehur se në asnjë vend të BE-së nuk kalon pa debat miratimi i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit.

“Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën. Të vijmë në këtë seancë për duke shkelur Kushtetutën, është pak të thuash sesa fallco ka qenë ai betim i deputetëve. Çfarë kuptimi ka të diskutohet rregullorja e Parlamentit në një ndryshim strukture që synon shkrirjen e komisionit të Integrimit, dhe më jepni një rast që opozita ka penguar procesin e integrimit.

Mesazhi i këtij parlamenti duhet të ishte gjithëpërfshirja, shoqërisë civile e mediave. Gjithë ky diskutim për strukturën më të rëdnësishme të Kuvendit të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë debat në parlament. Na thuaj një vend në BE që në synojnë të anëtarësohemi që nuk ka debat për rregullat e një parlamenti.

Kryetar zbatoni Kushtetuën zbatoni rregulloren dhe tërhiquni nga ky vendim i padrejtë”, tha Xhixho.

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi u kthye nga pushimet në SHBA, ku bëri shumë foto për t’i bërë presion gjykatës për çështjen Gërdeci dhe për t’i thënë se është njëri i amerikanëve, i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme të rregullores së Kuvendit, duke shfaqur shqetësimin e tij për shkeljen e Kushtetutës

“Ky Kuvend duhet ta nisë punën duke menduar për autoritetin që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë. Jemi kthyer në një republikë kryeministrore, autokraci e dukshme Pushteti absolut, pjell korrupsion absolut. Historia e rregullores së Kuvendit, ka qenë histori mirëkuptimi politik. Dua të kujtoj që kjo nuk është salla e vetme e këtij Kuvendi. Kur është bërë rregullorja, kanë qenë bashkëkryetarë Ylli Bufi dhe Fatmir Beja me përfshirjen e partnerëve dhe gjithë deputetëve. Ndryshimi njëanshëm krijon precedent negativ. Mendoj që kjo shkelje e kushtetutës për ta futur me procedurë të përshpejtuar dhe kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme është e gabuar dhe duhet të kthehemi tek diskutimi i përbashkët”, tha Mediu.

Deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po bën grusht kushtetues me ndryshimet që kërkon të miratojë në rregulloren e Kuvendit. Shehu tha në fjalën e tij se Kuvendi nuk është i autokratit, por i Shqipërisë.

“Po bëni grusht kushtetues, po shkatërroni kushtetutën,. Po vini Shqipërinë mbi baza antikushtetuese, ndodhi kjo gjë me dekretin e Begajt, një dekret antikushtetues dhe po vazhdoni duke shkelur kushtetutën, nuk vrapohet duke shkelur kushtetutën, nëse doni të shkojmë në Europë duhet të respektojmë si të shenjtë kushtetutën. Nuk është parlamenti i autokratit, por i Shqipërisë”, tha Shehu.

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi i është kundërpërgjigjur kolegëve demokratë, të cilët kundërshtojnë miratimin e ndryshimit të rregullores së Kuvendit.

Klosi është shprehur se qeveria nuk ka asnjë ditë për të humbur me debate që u dihet përfundimi, pasi fokusi i tyre është përmbushja e kritereve europiane dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Kolegët që folën janë me eksperiencë e ditë sesi funskionon parlamenti. Ashtu siç e ditë që kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të shqiptarëve më 11 maj. Do të bëjë reformat e saj, të gjitha aksiomat e saj për t’i shërbyer më mirë Shqipërisë.

Është bërë një diskutim për mënyrën sesi do të funksionojë jeta jonë parlamentare, për të përmbyllur objektivin tonë madhor. Brenda 2027 do të mbyllim negociatat Sot ndodhi një nga këto hapat, brenda 2030 do ta çojmë Shqipërinë në BE. Në shërbim të këtij betimi ne do të ecim shpejt.

Gjëja që këta nuk e kuptojnë, ajo që kërkojnë sot nuk është të fillojë shpejt jeta parlamentare, por kërkojnë hajde ta shtyjmë dhe 10 ditë s duam dhe 10 ditë diskutime e pushime. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Nuk i kemi a 7 ditë për të humbur për një diskutim që ia dimë rezultatin. Le të vijnë në komisione dhe të punojnë në komisione”, tha Klosi.

Ndërkohë kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur akuzave të opozitës se po miratojnë rregulloren e Kuvendit në shkelje të Kushtetutës. Me ironi, Balla i tha opozitës se kur ata janë dakord për një çështje, janë dakord edhe në rast se shkelet Kushtetuta. 

“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne  e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën ka pas marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë, ka vende që me 40 kanë Kuvendin. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese. Dëgjova dhe një deputet që ka firmos proces verbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë tek konferenca e kryetarëve. Ne nuk mund të bëjmë teatër, dhe as juve këtë teatrin që e dini që s’jeni dakord. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë axhendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjithë ato komisione, Kuvendi ta organizojë punën në 11 komisione”, tha Balla.

 

6 Komente

  1. N
    Noci

    Koha me e mbrapshtë per opoziten ke qene kur kryetare ishte Jozefina Topalli.Ajo nuk i linte te hapnin gojen,bile edhe i shante.E ndryshoi rregulloren si deshi vete dhe nuk i pyeti fare.Keta te sotmit me 33 vota me pak mundohen perseri te bejne ligjin.Ne komision marrin pjesë te gjithe sipas numrave dhe nuk duan t'ja dijne qe komisioni duhet apo jo.Pa le kur thote ajo Xhixho Partia e Lirisë,qe nuk e noton me askush

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e pjerdhur

      Sidomos ky Fatmir Mediu do ta rregulloje funksionimin eparlamentit se vjen me mend e Amerikes. Si e degjojne kete kriminel ne parlament, si nuk ka nje qe t'i athyej hundet e ta detyrojne te shkoj epara drejtesise, te mos fshihet burraçakeshe me raporet e duke ikur ne SHBA sikur me qene shenjtor i demokracise.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humoristi

        Opozita e di mire,qe me votat ne dispizicion nuk e pyet askush!Pse ben berr berr kot!?Ende nuk kane pare gje akoma me gjyshin ne komande!?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Zoteri ecni perpara mos prisni cfare do opozita Ata nuk jane dakort me veten e tyre jo me me poziten dhe reformat lereni ne punen e tyre te pa pune

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Demokracia eshte vote ke vota kundershto mos i voto Ske vota bindju shumices ( votes ) Me ju do meren ata..gjithnje nje avaz kini ju

            Përgjigjjuni
            1. .
              .....

              Vetem mos thoni me opozita, por familja se kemi dy legjislatura qe keta deputete jane bere letyra e shqiptareve te ndershem, letyra muti fare. vazhdoni punen se koha nuk pret. Keta keshu i ka orjentuar Putini dikur nepermjet edhe Fazlliçitqe drejtonte qeverine shqiptare; e mbani mend? Doni tu a bie ne parlament Fazlliçin? Dhe ju shikonit si te habitur, ju socialistet. Keta mut kane qene, mut jane e mut do jene kunder Shqiperise si ata koqevarurit qe jane kunder UCK_se. Keta shqipater kemi ne brenda vetes qe jane njekohesisht dhe armiqte e vetes e jo vetem tonet. E leni muti me Saliun e Mediun ne krye ne vendin e tij: ne nevojtore ose perjashta. Vazhdoni punen se keta daulleve te Meziut do i bien siç kane bere ketu e 12 vjet me kriminelin ne krye qe lule Dumani e mban akoma ne sirtar , bashkepuntori krimit. Fatmir Xhafa: ke nje pergjgjesi te rende per ligjet me sjelljen e avokatit, me sjelljen e gjyqtarit, me sjelljen e KLP e KLGJ qe tallen me popullin e na del nje bashebueuk me lesh ne faqe si lesh bythe e mbron palaço gjyqtaret qe shkelin çdo parim e norme. Na del shoqata e gjyqtareve se iu prishen mustaqet gjyqtarit, palaçohe qe duhen djegur me hekur te nxehet se nuk degjojne me keta ne degjon Sali Krimineli. terbuan nje popull keta djaj. Ngelem 35 vjet me keta palaço duke i degjuar, nuk pame njere ti flisnin arsyes e logjikes njerezpre. Mblidhni mendjen ose i vini flaken gjithe zyrave e parlamentit se keshtu nuk jetohet me. Boll.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje