"Defender Europe 2023", Rama: Shqipëria, më lart se kurrë në respektin ndërkombëtar

22 Maj 2023, 10:53Politika TEMA

"Defender Europe 2023", Rama: Shqipëria, më lart se

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë për nisjen e “Defender Europe 2023”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot Shqipëria është më lart se kurrë në aspektin e respektit ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë tha se zhvillimi i stërvitjes me praninë e trupave ushtarake amerikane dhe të vendeve të NATO-s është një privilegj për Forcat e Armatosura të vendit.

“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë dhe ky është një privilegj i posaçëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë që janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje, e cila për herë të dytë vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake, falë mbështetjes të paçmuar të aleatëve tanë amerikane dhe të vendeve të NATO-s.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit krah për krah me SHBA si bashkëpenmajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një profil dhe një rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme por edhe e vë në dukje se çfarë përparimi dhe pjekurie ka arritur vendi ynë.

Zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe është njëkohësisht edhe shprehje e unitetit të madh dhe vendoshmërisë së palëkundur të të gjithë komunitetit euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë shoqëritë tona. Kjo stërvitje na kujton se pavarësisht gjuhës që flasim dhe flamurit që përfaqësojmë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime që janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh dhe prandaj të gjithë jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë.”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se me bazën operacionale në Kuçovë, vendi ynë është gjithashtu një kontributore në NATO. Kjo sipas Ramës e bën vendin një pikë referimi në kontinent.

“Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë nga komanda e forcave operacionale të SHBA që operon në Evropë për ngritjen në Shqipëri të shtabit të bazës së forcave operacionale speciale çka dëshmon edhe njëherë se Shqipëria mbetet jo vetëm një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO-s por po bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinent.

Me aeroportin e Kuçovës që së shpejti do të jetë në funksionim si një bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë edhe me portin që do të ketë një komponent për të bërë të njëjtën gjë si aeroporti duke funksionuar si një tjetër bazë operacionale e NATO-s por këtë herë për forcat detare, ne jemi në kushtet ku mund të themi se një faqe e re e historisë tonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë dhe kontributorë në këtaë aleancë të madhe.”, tha Rama.

23 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    O Ramut vendi s mbahet me pordhet e NATOS dhe llogjet e tua ,por me forcat e veta .Sa te mblidhet NATO me fjalime dhe takime ,nje skuadrilje avionesh ta ka bere shkrumb gjithe infrastrukturen ,se tjeter gje s ke se cfare te te prishin

    Përgjigjjuni
    1. D
      David

      Rrote kari, nje skuadrilje nga ku? Se nje bateri Patriot te instalohet shkon deri ne Serbi rrezja. Kur u bete dhe ju per keshilla...

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora.Vlora

        Po karrin ta fus ne goje bythqir ,nje bateri prej 1 miliard dollaresh ,se mos ta instalojne per albanistanin

        Përgjigjjuni
    2. A
      Arnaut kaza

      Te duket mor i gjore se po ha ne dy canake,kur historia mbas do te shkruaje te kunderten e kesaj.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hakerat __e Politikes Shqiptare

        ka Zera ,sikur Qeverria Shqiptare dhe Gjapri Grek ,po perpiqen ne Erresire ,te gjen nji Kompromis per te Liruar Kriminelin Bejleri . Nji gafe e tille e KM Shqiptare do t'i kushtonte shume , Shqiperise qe gjithmone e me shume zhytet ne llumin e kercenimet e Diplomacise Greke . Kujdes Kurven e MJ zoti KM mos ben gabim e shkon paBrek ne takim me Gjaprin Grek dhe se cfar flet . Shqiperia nuk Shitet nga asnji bij kurve apo kurve ,qe ben sikur perfaqson Shqiperine . Dikush duhet ti bej mire llogarite me koke,nqs shet Shqiperine .Krimineli Bejleri duhet te kryej Denimin e Plote per Krimet qe ka ber ndaj Shqiptaeve e Shqiperise .

        Përgjigjjuni
        1. 7
          77

          Me cfare i permirsove kapacitet ushtarake? Me pordhe? Ne arenen nderkombetare mos ngatarro varravingot prej kllouni argetues, neper kancelarite e botes, si sukses i Shqiperise! Shqiperia eshte ne bisht te kavallit ne integrimin europian, Kosova edhe me keq, ku vete BEja e saboton ate dhe integrimin tone. Te dy bashke ne koliben e qenit jashte mureve te saj. Ushtarakisht mizerje! Qiejt ne dore te grekut. Deti gjithashtu. Ne toke fundin flamurin e Vorio Epirit. Te gjithe vijne e marrin falas gjithcka ka ngelur nga depot Tona, ndersa i blejne me dollare ne dore Serbise per Ukrainen, duke e pasuruar. Miljona qe hedh ne modernizimin e teknologjise dhe ushtrise se saj. Ne, troke! Lavazh truri, zhvatje dhe goditje histerike te cdo lloj zhvillimi te aftesive tona vetmbrojtese. Jane kane dale me sukses te na kthejne ne pengje te nenshtruar, te neperkembur, te margjinalizuar, te trembur dhe krenare si skllever te depersonalizuar. Kur ne toke te gumezhijne tanket, kur ne qiej te fluturojne pilotet tane, kur ne det luftanijet shqiptare te lundrojne sovrane, kur uzinat e armeve te prodhojne, kur inxhinjeret shqiptare te ushqejne teknologjine made in Albania, kur bazat tona ushtarake te jene aktive nen sovranitetin tone, kur sportistet , inxhinjeret dhe kuadrot e ushtrise te perbejne eliten e kombit, kur greku ta kete kufirin ne Kakavije dhe Serbit as te mos i shkoje ne mend ndonje avventure me Kosoven, krenaria e shqiptareve nuk do te kete nevoje per dokrrat e moterqirve tradhetare berishiste apo dokrrat e vrimbythave bashkepebajtese.

          Përgjigjjuni
          1. 7
            77 _ Rrofsh o Patriot i vertete .

            Rrespekt 77 . Eshte komenti qe duhet te lexonte cdo shqiptare e shpresoj qe edhe KokPordha Krenare ta lexoj mire e plasi syt perball Realitetit Shqiptare ,te cilit i fshihet me Rymin e Pordheve qe leshon cdo dite medieve e TV

            Përgjigjjuni
          2. A
            Ana

            Mirenjohes pafund forcave te armatosura

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eda

              Me keto aktivitete qe organizohen forcat e armatosura do behen edhe me profesioniste

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sana

                Nder per ne qe te kemi per here te dyte ushtaraket ne tere Evropen ,shume suksese

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ema

                  Zhvillimi i kesaj stervitje do i beje edhe me te afte e me te profesionalizuar ne detyren qe ato kane

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sia

                    Stervitje te nevojshme ku forcat e armatosura do pergatiten edhe me shume per cdo rast

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Partizani

                      Gjithmone perkrah ShBA dhe botes se civilizimit vlerave dhe ndershmerise perjete me ShBa dhe Mbreterine e Bashkuar

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        titi

                        shume mire presum te kemi sa me shume arritje te tilla

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tosi

                          shume lajm pozitiv per vendin tone

                          Përgjigjjuni
                          1. y
                            ylli

                            presim te kemi sa me shume lajme te tilla per ushtrin e vendit tone

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Anisa

                              Dite pas dite po behen gjera shume te rendesishme per Shqiperine qe do e cojne perpara

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Enri

                                Ushtria jone me kete stervitje do jete me gati se kurre per detyren e saj per te ruajtur paqen dhe stabilitetin

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gimi

                                  Shpresojme qe ushtria jone te dale me rezultate sa me te mira per ruajtjen e vendit dhe paqen ne rajon

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rina

                                    nje arritje e madhe per shqiperine qe kjo stervitje do te zhvillohet per here te dyte ne vendin tone

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Klea

                                      forcat e armatosura te vendit tone do te kene mundesi te mesojne rreth eksperiencave te ushtri e me te mira boterore

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Drilon

                                        Fal qeveris dhe puneve te mira qe ken bere me nderkombtaret ne sot jemi ne nje status te lart????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aleks

                                          Fal qeverisjes se mire dhe fal kryeministrit ton Rama sot ne gezojm mardhenie te mrekullueshme

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje