Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ! Opozita nuk njeh rezultatin në bashkitë ku u votua elektronikisht

21 Maj 2023, 19:40Politika TEMA

Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ! Opozita nuk njeh

Një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur ankesat e para zyrtare. Deri më 21 maj, Komisioneri ka regjistruar 9 ankimime të palëve politike edhe për Bashkitë, ku tashmë është certifikuar rezultati zgjedhor. Një sërë partish të vogla si Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Demokristiane, apo Uniteti Kombëtar kërkojnë rinumërim për Këshillat Bashkiakë në Pukë, Lezhë, Kamëz, Durrës e Tiranë.

Përveç ankimimeve në KQZ, kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Lefter Maliqi ka paraqitur kallëzim në SPAK me pretendimin për manipulim të rezultatit në Kuçovë. 

Rezultati negativ i opozitës në zgjedhjet e 14 majit nuk është shoqëruar me një mea-culpa por menjëherë pas përfundimit të numërimit, nisën akuzat për manipulim të procesit zgjedhor.

I pari që artikuloi pretendimet për parregullsi ishte kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i cili rezultatin më të dobët të opozitës në pluralizëm e justifikoi me atë që e quajti “tjetërsim të tmerrshëm të votës”

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, ku u votua dhe numërua elektronikisht, Arjan Hoxha, artikuloi akuza për manipulim përmes pajisjes, ndërsa teksa zhvilloi një protestë simbolike para KQZ, kërkoi hapjen e kutive dhe ekspertim të pajisjes elektronike të votimit.

Jo vetëm në Kamëz, por edhe në Elbasan, opozita e vë fajin e rezultatit te pajisja e votimit elektronik, duke e quajtur këtë proces manipulim të votave për llogari të kandidatit fitues.

Në zgjedhjet vendore të 14 majti, opozita arriti të merrte vetëm 7 bashki, ndërsa në asnjë prej 61 në total nuk siguroi kryesimin e këshillave bashkiakë.

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Edhe une mendoj se kqz duhet ta degjon sali berishen dhe ti anullon te gjitha rezultatet Ku Rama ka fituar dhe per baze ti marri rezultatet e lazaratit dhe ti vendose ne te gjitha bashkite, kshtu jam i sigurt se sali berisha do jeté teper i kenaqur dhe do ti marri te gjitha bashkite, pastaj do shifni se si Celibashi nga nje kriminel per sali berishen do behet nje hero qe "mbrone" demokracine siq e do sali berisha dhe illir meta kryekriminel.

    1. M
      Minxhozi

      I paskan vjedhur votat ati Idajet Beqirit? O Zot mos e beso kete Beqin, kete plehren, kete monstren, kete renegat qe Rama nuk e ve as tiruaje pulat e Mallakastres.

      Lini një Përgjigje