
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, KQZ ka zyrtarizuar rezultatet e dala nga vota për kryebashkiak, këtë herë për Tiranën dhe Durrësin.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka certifikuar fitoren e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës dhe Emirjana Sako për Bashkinë e Durrësit.
Veliaj arriti të siguronte në këto zgjedhje 158856 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin me 100425 vota.
Kandidatja e PS në Durrës, Emiriana Sako siguroi 48512 në garë përballë kandiadatit të koalicionit “Bashkë Firojmë”, Igli Cara.
A kane firmosur njerezit e opozites dhe po qe se e kane bere pse na shurdhojne ore e çast drejtuesit e opozites