Alibeaj zbulon se me kë e kishte ndarë vendimin e dorëheqjes: Me Bashën nuk kam komunikuar!

20 Maj 2023, 19:28Politika TEMA

Alibeaj zbulon se me kë e kishte ndarë vendimin e dorëheqjes: Me

Ish-kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se nuk duhet të ketë rikthime të ish-kryetarëve në PD, kushdo qoftë ai.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se nuk ka qenë dakord me kolegët e tij për të mbështetur kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Lidhur me dorëheqjen e tij, ai tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe shtoi se vendimin e tij e dinin vetëm 2-3 miq të tij jashtë politikës.

“Do doja të kishte një angazhim më të fortë dhe më publik nga të gjithë deputetët… nuk kam qenë dakord me kolegët që publikisht kanë bërë dhe thirrje të votonin kandidatin e BF, sepse nuk jepte dhe nuk jep sinjale qartësie ndaj bazës sonë.

Në politikë duhet të mbash përgjegjësi, dhe unë mbaj përgjegjësi. Unë i kuptoj kolegët e mi për atë që kanë hequr në një vit e gjysmë në këtë situatë. Janë ndodhur në sulme edhe fizike dhe verbale nga të ngjashmit e tyre, dhe nuk kanë pasur mundësi të shpërfaqen… ndaj e kuptoj që qëndresa e tyre është akt epik në PD. Jo nga të gjithë pritej e njëjta rezistencë, he më takonte mua të mbaja peshën dhe përgjegjësinë tani në fund.

Nga ky moment e tutje, besoj se rruga e vetme e PD për të fituar simpatinë e shqiptarëve, është kjo që është shtruar tani. Sfida tani fillon!

E kuptoja që kjo politika e vjetër brenda nesh, ishte pikërisht kjo që do  duhej refuzuar. Epitete personale, shpifje, të pavërteta… ndaj dhe politika e së shkuarës nuk rezultoi fituese.

Jo, për këtë çështje nuk kam komunikuar me asnjë. Kjo sepse është një akt që do duhej ta bëja unë, dhe i kam aq aftësi që të kuptoja që ky ishte momenti për ta bërë. E kam konsultuar me dy-tre miq të ngushtë jashtë politikës, për të parë reagimin, dhe në fund të analizës thash po ky është momenti.

Siç unë e imagjinoj, do duhet të shkëputemi nga mendësia e partisë që vërtitet rreth ish-it, kushdo qoftë ai”, u shpreh Alibeaj.

2 Komente

  1. P
    Por cfar do bisedoje me Dordolecin basha o !

    basha eshte nji nga ata Dordolece ne PD qe (e para ) s'vlen A s gj j e _ e dyta , si mundet te llogaritet me nji Sharlatan si basha , ne Politike kur mbi te rendojne kaq shume Akuza duke filluar me Tradhetite ndaj Atdheut si ne Kosove qe i sherbeu Serbise edhe me Frimosjen e Kufijve Detare Greqise , me Vjedhjet Monstruoze ze Arkes se Shtetit (sot kamarjer bytheci ka 5 Vila etj pasuri ,nga nji fic qe ishte ) akutźohet e eshte pergjegjes per Krimin e 21 janarit edhe pse s'eshte ai Autori i Urdhrit te Ekzekutimit te 4 qytetareve ne Bulevard para KM salih berisha (Autori) por qe eshte Pergjegjes se nuk tegon e deklaron ne Spak etj etj , pra me cilet Tru ,funderinat e medies ,ku lexojme shpesh e Llogarisin akoma Kllounin basha per Politikane ? Ore kan Tru ne koke kta njerez apo Mut ! Din kta se cdo te thote Politikane ne Bote ? Apo keshtu duan te jetojne ca tipa si zvarranike e me Politikane Shkerdhata ,qe shkerdhehen me cdo te Huaj ,shesin e vjedhin Shqiperine dhe s'jan per asgje tjeter ne Bote vetem per shkerdhatlliqe esadistesh !!!!!!!!! Mblidhni Trut o njerez se po e coni vendin drejt nji Humnere pafund .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1002

      E po kur u be dhe ky konoshi i rendesishem , mos ngelte asnje ....sa rendesi i jep vetes , hariti me ne fund ta besonte se ishte dhe eshte nje personazh shume shume i randesishem per fatet dhe udheheqien e Shqiperine ....dava bythlepiresi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje