Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u bë për të bllokuar Reformën në Drejtësi

18 Shtator 2025, 08:33Politika TEMA
Deklarata e fortë e Dash Sulës: Djegia e mandateve nga opozita u

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se djegia e mandateve nga PD disa vite më parë u bë me qëllim për të bllokuar Reformën në Drejtësi. 

Komentet Sula i bëri teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në atë kohë ishin ende disa ligje të reformës pa u votuar. 

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka fituar një pushtet të jashtëzakonshëm edhe me ndihmën e opozitës. 

“Djegia e mandateve nga opozita ka qenë për një arsye të vetme, për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Sepse kanë qenë krahët e vettingut pa ngritur dhe gjoja nuk do hynin ata të tjerët më. Por ata hynë dhe u bë pastaj ndryshimi i Kushtetutës, Kodi Zgjedhor, etj. Ore Edi Rama nuk u bë diktator sot. U ngrit ditë pas dite, javë pas jave dhe vit pas viti, me ndihmën e opozitës, me djegien e mandateve, mos-hyrjen në zgjedhjet lokale dhe veprime të tjera”, tha mes të tjerash Dashnor Sula. 

2 Komente

  1. B
    Bio intelligence

    Kaq e pati dhe ky! Iku per lesh!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Theniet e Dashit tregojne qe pd eshte nje grup njerezish pa integritet dhe antishqiptar .Faktet jane aty , populli eshte I zgjuar prandaj I dha voten Rames , di te dalloje naten ku ishim dhe diten ku jemi sot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje