Në një takim të fundit elektoral, është shfaqur krah Berishës edhe një personazh, Paul Manafort. Një emër që shumëkujt mund t’i thotë pak, por për ata që e njohin, një “dele e zezë” në politikën e SHBA-ve
Chris LaCivita është bërë një pjesë e fortë e fushatës së Partisë Demokratike dhe veçanërisht Sali Berishës, kreut të forcës së djathtë, i cili e trumpeton strategun e fushatës së tij elektorale, ardhur nga SHBA-të.
Ndoshta edhe në mënyrë të përligjur, duke e përdorur figurën e tij të lidhur me Donald Trump si një kartë e ndjeshme ndaj një kategorie votuesish.
Me gjithë aludimet e pagesave për LaCivitan, për shkak të mungesës së transparencës, Berisha vijon ta mbrojë ethshëm.
Por LaCivita nuk është amerikani i vetëm krah Berishës në këtë fushatë.
Në një takim të fundit elektoral, është shfaqur krah tij edhe një personazh, i njohur si Paul Manafort.
Një emër që shumëkujt mund t’i thotë shumë pak, por për ata që e njohin, një “dele e zezë” në politikën amerikane.
Manafort është një 76-vjeçar, i cili kryesisht njihet si një lobist republikan në SHBA.
Ai ka shërbyer si këshilltar nën disa fushata presidenciale të suksesshme, që nga Gerald Ford, Ronald Reagan, apo George W. Bush.
Dhe për këtë edhe ka spikatur në kursin e karrierës së tij.
Por njollën e ka shumë më të madhe…
Aq të madhe, sa figura e tij lidhet direkt me Kremlinin dhe nami si një zë i brendshëm i Moskës brenda rangjeve të larta amerikane, mund të jetë po aq i qartë dhe i fortë sa nënshtrimi i Gerhard Schroeder në Gjermani, i cili i dha një superfuqi Vladimir Putinit në aspektin energjetik karshi Evropës.
Ai në fakt është një i dënuar për konspiracion në dëm të SHBA-ve, për konspiracion, për pengim të drejtësisë.
Një personazh, i cili gjatë një fushate zgjedhore mbi të gjitha, nuk është mirë ta kesh pranë sot.
Ai madje me gjasë duhet të ishte akoma duke vuajtur dënimin e tij, po të mos ishte për faljen presidenciale që Donald Trump ia dhuroi në dhjetor 2020, pak ditë përpara se të mbyllte mandatin e parë në Shtëpinë e Bardhë.
Operativi politik, mirënjohës, u përgjigj duke postuar në Twitter: “Zoti President, familja ime dhe unë ju falënderojmë përulësisht për faljen presidenciale që më dhuruat. Fjalët nuk mund të përçojnë plotësisht se sa mirënjohës jemi ne”, shkroi Manafort asokohe.
Por Manafort mbetet famëkeq për lobimet e tija, mbi të gjitha për njërin në veçanti, i cili e ka njollosur dhe sot në kontekst merr akoma më shumë peshë: Ai për ish-presidentin pro-rus ukrainas, Viktor Yanukovych.
Po ashtu, edhe përfshirje të shkuara me biznesmenin libanez Ziad Takieddine, në ryshfetin francez të Edouard Balladur dhe në financimin e paligjshëm nga lideri i atëhershëm libian Moammar Ghadaffi të kandidatit presidencial francez Nicolas Sarkozy, i cili më pas rezultoi të ishte njeriu i Moskës në Francë.
Apo fakti se pas faljes presidenciale, u përfshi në Kinë në një projekt të ngjashëm me Netflix në SHBA, i cili ka pëlqimin dhe që mendohet se pas fshihet vetë shteti kinez.
Një shembull i pastër se si lidhjet e Manafort shkojnë përtej të mendueshmes me Kremlinin dhe aleatët e ngushtë si Pekini.
E megjithatë, prapë situata nuk lidhet me Manafortin vetë.
Ajo lidhet me një pyetje shumë logjike: Ç’do Paul Manafort në fushatën e Berishës? (Albania Post)
Çfarë tmerri kanë sjellë këto 2 amerikanë.
Loqja Bravo ngatarron tmerin me Pal Vatat moderne, ah ah ah
Këta dy amerikanë do përlajnë ca miliona të mira nga saliu, para që i ka sjellë nga Vuçidoli pasi shiti dhi, dhe do ikin nga kanë ardhur të nesërmem e disfatës së madhe të saliut.
Pergjigje: Do te beje ca euro dollare si keshilltaret e huaj qe jane prane qeverise.Shqiperia hap vende pune te lezeteshme
Keta te dy amerikane, zoti Brava, nuk sjellin asnje tmerr se shqiptaret sot s'e çajne fare se jane bere zot te vetes kudo ku jetojne, por keta jane pjese e fundrinave dhe haleve te botes qe Sali Berishe krimineli i çfaq ne token shqiptare pa ju dridhur syri se vazhdon te jetoje pa asnje frike nga organet e drejtesise shqiptare me Dumanin ne krye qe me sa duket tani doli zbuluar perfundimisht duke mos çuar para gjykates, te pakten dhe formalisht, dosjen e 21 janarit dhe Gerdecit qe ka dhjetra vjet qe i mban fshehur. E keqja jone eshte tek padrejtesia shqiptare qe siç pashe dhe degjova nje person ne nje video, kercenonte Fredi Belerin hapet me fytyre dhe ze per ato qe ka bere, por pjese e Fredit eshte Sali Berisha. Mos valle Dumani, prokuroret dhe gjykatesist shqiptare do te lejone vetgjyqesine duke mbrojtur Sali Berishen qe dihet qe eshte kriminel i Tokes shqiptare dhe nje pjese te shqiptareve? Ketu qendron rendesia e kesaj çeshtje qe Sali Berisha pretendon se duke na çfaqur ca amerikane ne krahe te tij dhe Fatmir Mehdiut, do trembi shqiptaret. Vdekja e njeriut eshte e pashmangeshme ashtu si lindja, por Sali Berisha qenka nje kuçeder e pa njohur deri me sot dhe Prokuroret dhe gjykatesit me Dumanin ne krye, nuk e di se tremben, por qenka njerez te pa skrupullt me veprimet qe vazhdojne te bejne sa i detyrojne njerezit per vetegjyqesi, po mos valle dhe ata do te ndeshkohen qe lejojne kete?! Prandaj per kete u shqetsova sot kur pashe dhe degjova ate videon ku kercenohej hapet Fredi Beleri per veprimet qe bente me nje Bido, s'e mbaj mend emrin dhe ai personi siç pohonte ishte kryetar apo pjestar i shoqates per bashkimin e Shqipêrise nga Nishi ne Prevez. Duket qe ishte njeri serioz, inteligjent, i shkolluar dhe rreth moshes mbi 55-60 vjeç, i irrituar sa durimi kishte kaluar kufijte, sa diku perdori dhe ndonje banalitet qe ne fund kerkoi falje. Megjithese Fredi Beleri e ka mbushe kupen, por dihet boterisht qe ka mbeshtetje Sali Berishen. Dumani merret me vjedhje parash dhe jo me ata qe prene koka shqiptare ne 21 janar!
Shkruajte shumë pa thënë asgjë sic është bërë e modës me ju rilindasit qe jepni motrat e grate per nje vend pune. Per mua Sala duhet te vdesi e jo te iki, por ju qe shkaterruat ps e Dokles, Pëllumbit Mejdanit etj duhet te zhdukeni se jeni me.kancer se Sala. Dhe nuk mora pergjigje pse shkruhen 15 artikuj ne dite per keto 2 amerikanët, pse gjithe ky tmerr nga Mero, Carlo e Dabullat?
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Manaforte dhe disa të tjerë po mendojnë si të harrxhojnë parat r vjedhura të ish liderve zë Ballkanit duke krijuar demek organizata të djathta duke ju kunderven George Sorosit
O Merooo , Po komunistet sikur per faqesojne te mengjeren , mor bir ! Qe kur komunisti Berisha qenka bere I djathte dhe per faqesues I konservatorizmit dhe aristokracise ( asaj aristokracise qe zhduku ati shpirteror I ketij kopuku komunist ) se dikurshem ?!?! Kujdes , djale , se ne vend te vetullave , Po nxierre syte .
PD kontraten e ka me Manafort burgaxhiun. LaCivita paguhet i nentontraktuar nga kompania e Manafort. Nuk eshte sic duket LaCivita, eshte kopil, i do parate por jo direkt nga Saliu. Pyetja mund te jete nese edhe LaCivita mund te jete kapur nga KGB si Manafort. Saliu i PD eshte i kapur nga UDB, dhe kopjen saj e ka edhe KGB.
Kerkoni ne Google per kete Paul Manaford sa bukur duket me byzylyke... I ka sjelle dhurate Saliut nje pale byzylyke amerikane se i pelqejne shume..
Bravo "fjala" nuk i hiqet as nje presje atij shkrimi ku shpreh nje te vertete te hidhur per kombin shqiptar. Drejtesiashqiptare nukfunksinon fare kjo duket ne dreiten e djellit dhe kote therret Rama se drejtesia eshte ne kahun e duhur ,Jo Rama jo kjo nuk eshte e verteta por e kunderta Po ,por kesaj gjelle qe kini gatuare lezeten po ja ndjen vetem kremineli dhe bandat qe shtohen per dite duke mos patur frike fare se drejtesia nuk eshte fare mbi token shqiptare.
Une i due shqiptaret dhe Shqiperine paaaadyyyshiiiim popo..absolutisht po. Vampiret duan gjak te paster. Zagaret e mi i due shume..popopoooo
Rrofte Fate GERDECI !. Qe me parate e fituara nga vrasja makaber e 26 vetave ne GERDEC ben lobing per Vampirin Sali dhe Sypeshkaqenin per ta vrare perseri kete popull. MALLKUAR kush VOTON...VAMPIRIN dhe ZAGARET E tij !