Drejtuesi politik i PS-së Elbasan, Arbjan Mazniku foli për fushatën e 11 majit, teksa u pyet edhe për kundërshtarët dhe praninë e LaCivita krah Sali Berishës.
Mazniku tha në News 24 se programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike, teksa duken si premtime boshe të një force politike që e di se kurrë nuk do vijë në pushtet.
Sa i përket LaCivitas, Mazniku thekson se nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin. Më tej shton se PS ka një plan konkret pune për probleme specifike të njerëzve.
"Programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike. Një forcë që e di dhe vetë që nuk do vijë në pushtet mund të thotë çdo gjë, se e di që nuk do vijë në pushtet. Kanë bërë një skuadër jo qeverisëse, por opozite. Diferenca është që PS çdo angazhim e merr për ta realizuar. Diferenca se njëra forcë ka premtime elektorale, ata kanë plan pune.
Në Elbasan do marrim më shumë se 9 mandate. Në rang vendi do marrim më shumë se 79 mandate. Në mënyrë të jashtëzakonshme, besoj te lidhje e forcës politike me qytetarin. Nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin. Ne kemi mundësi të bëjmë biseda me secilën problem specifik të njerëzve", tha Mazniku.
Zotimi i Maznikut eshte se po fitoi PS do te qeras te gjithe votuesit e qarkut te Elbasanit me nga nje Biftek 1000 euro copa te porositur tek Nusreti ne Dubai, ndersa transporti do behet me avionin taksi te Rames.
Ore qe pd nuk do vije ne pushtet kjo dihet por dhe qe shume nga ju jane per ne burg dhe kjo dihet.
Aman o Maznik..shoku Lalit...po ju keni ideologji ne program. Partite Shqiptare kane vetem nhe ideologji...pare e vetem pare...gjithe pushteti sovjeteve ...kaq...