Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është bërë vendi i parë që përdor inteligjencën artificiale në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë aktivitetit me temë “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama theksoi se ky hap është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Mira Muratin, ish-drejtuesen shqiptare të kompanisë OpenAI, si dhe punës së AKSHI-t.
“Me Mira Muratin jemi lidhur që në javën e parë pas daljes së ChatGPT në treg. Sot, falë bashkëpunimit me Mirën dhe punës së AKSHI-t, negociatat me BE bëhen me inteligjencë artificiale,” tha Rama.
Kryeministri theksoi se AI po përdoret për të përkthyer dhe harmonizuar mbi 250 mijë faqe të trupit ligjor të BE-së me përpikmëri të jashtëzakonshme.
“Vetëm për këtë proces, Kroacisë i janë dashur 7 vite. Ne do ta mbyllim brenda afatit të dakordësuar me Komisionin Evropian, në vitin 2027,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se përkthimi dhe përpunimi i këtij voluminoz dokumentacioni kryhet me një saktësi prej 99.9%, falë përdorimit të modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale.
???????????????????????????????????????????????????????????????????????????? Je i madh. Ste ze gjumi nga frika o cifut? Te punon truni vetem budalliqe. E kush i ha keto mor?
Me popullin mos e kruaj ti qe ve pseudonimin populli se do ngrihet ndonje e do ta çjerre fytyren dhe bythen, maskara! Ka plot pseudonime si buf kenete apo zog haleje etj.
Aman e ca pjerdh pordhe me rigon. Leqe populli ketu derdimen edhe ti beson. Rrote sallami mos e tepro aq shume
Ja ky tjetri; shuqur internetit qe flasin pa ze dhe injorantet !
Cu be me telefonat e Edmavrise? … eshte pyetja…. Lol
O gjigand. Pa pyete Miren, a na sjell dot uje ne çezma me AI ? Pyete njehere, se nuk i dihet. Mbase eshte me e thjeshte se sa e imagjinojme...