“Kryeministri i tha popullit se kryeprokurorja është l*vire” - Rama: Më imagjinoni mua të vras njerëz? Më 21 janar muret e Kryeministrisë u bënë frëngji

17 Prill 2025, 10:01Politika TEMA
“Kryeministri i tha popullit se kryeprokurorja është

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij “Sy m’sy”, ku dhe i është përgjigjur një për një të gjithë qytetarëve.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, kreu i qeverisë u ndal dhe te reforma në drejtësi, duke theksuar kështu për të disatën herë që ndëshkueshmërinë në vendin tonë e solli forca politike që ai drejton dhe jo Amerika apo Bashkimi Europian.

Ndër të tjera Rama tha se Altin Dumani, i cili tani mban postin e kreut të SPAK, ka qenë prej vitesh pjesë e sistemit të drejtësisë, mirëpo asokohe nuk e kishte “shpatën e drejtësisë” për të thirrur personat përgjegjës që vranë katër njerëz të pafajshëm më 21 Janar para ambienteve të Kryeministrisë.

Gjithashtu, kreu i Partisë Socialiste u ndal dhe te një deklaratë e bërë vite më parë nga kryeministri i asokohe, Sali Berisha i cili “shpërtheu” në ofendime ndaj Prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Ramës.

“Se nuk po shkoj më tutje se ke pasur ti këtu, president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin për të futur lekët në piramida, nuk po të çoj as kur vinin me armë edhe me ato murtajat para Kryeministrisë për të marrë pushtetin. Dhe asnjëherë nuk ke parë ama një prokuror që ti thërrasë këta, deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti? E ke dëgjuar para 10 vjetësh, apo para 20 vjetësh? E di ti që Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas. Po ti s’ia ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar i ndershëm, patjetër.

I vendosur. S’ka thirr ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu si i vrave ti katër veta. Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit ishte prokurore e përgjithshëm vetëm se çoi një copë letër për ca drejtues policie dhe i tha hajdeni t’ju pyes çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në TV duke i thënë popullit ajo është një lavire. Më përfytyron dot mua ti që të dal dhe të them kush vjen të protestojë këtu poshtë të them do ta vras dhe më përfytyron ta vras vërtet?”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Ndërkohë që po të them që nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, në probleme me drejtësinë si erdhi jo ditë? E Solli Zoti këtë ditë vetë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan këtë ditë? Apo e solli BE me anije? Se BE dhe Amerika aty kanë qenë që në 91. Ti nuk ke parë kurrë një ministër apo kryetar bashkie, një individ të lidhur fort, apo dhe kriminela, që të jetën nën goditjen e shpatës së drejtësisë.

Ti ke parë gjëra krejt të kundërta me këtë. Ti ke parë qeveri kryeminsitra që vrasin njerëz. Këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë, poshtë dritareve të kësaj godine dhe këtu dritaret u bënë fërngji nga ku dalën pushkët e shtetit. Ti ke parë qeveri që hedhin ën erë zona të banuara dhe vrasin njerëz e shkatërrojnë prona. Jo në film, në realitet këtu në Tiranë. Dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

 Se nuk po shkoj më tutje se ke pasur ti këtu, president që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, kanë provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin për të fusur lekët në piramida, nuk po të çoj as kur vinin me armë edhe me ato murtajat para Kryeministrisë për të marrë pushtetin. Dhe asnjëherë nuk ke parë ama një prokuror që ti thërrasë këta, deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar ti? E ke dëgjuar para 10 vjetësh, apo para 20 vjetësh? E di ti që Dumani ka qenë prokuror në detyrë në ato vite që unë po flas. Po ti s’ja ke dëgjuar emrin. Prokuror i zoti, i përkushtuar i ndershëm, patjetër. I vendosur.

S’ka thirr ndonjëherë ndonjë që ti thotë hajde këtu si i vrave ti katër veta. Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit ishte prokurore e përgjithshëm vetëm se çoi një copë letër për ca drejtues policie dhe i tha hajdeni t’ju pyes çfarë ndodhi, u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në TV duke i thënë popullit ajo është një lavire.

 Më përfyturon dot mua ti që të dal dhe të them kush vjen të protestojë këtu poshtë të them do ta vras dhe më përfytyron ta vras vërtet? Të më çojë letra Dumanit për të thirrur për këtë punë dhe unë ti them popullit ti them që është një lavire? Në asnjë mënyrë, janë të paimagjinueshme. Ky që sheh këtu bashkë me atë partinë Socialiste që sipas teje nuk duhet me i fol e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët se kanë parë që nga 1912 sepse ne kemi dorëzuar te drejtësia shpatën e ndëshkimit.

7 Komente

  1. T
    Titi

    Jo shoku edi,Une po te imagjinoj ty dhe ministrat e kryetaret e bashkive duke vjedhur miliardat e shqipetareve,Prandaj ka motiv madhor me te larguar ty nga pushteti sepse i ke cuar shqiptaret si ne vitin 1991 nga ana ekonomike,

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama hajduti

      Rama hajduti po vret gjithe Shqiperine , se po i boshatis qytetet Shqiptare nga rinia Shqiptare dhe po i mbush me afrikane, iranane , afgsne dhe prite kur te sjelle dhe mijera palestineze

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrataxhiu ish komunist

        Eh mer Ed Rama, lodhesh kot me karat shqiptare... po po nuk jane njerez me llogjike por KARA. Nuk kane kujtese, dhe as mos u lodh t'ua kujtosh, sepse nuk kujtojne. Dhe me e trishtueshme eshte se... vete "lavirja" è saliut, sot ben cmos te tregoje qe saliu e njihte mire dhe dinte c'fliste. Flasim per korrupsion... por le te filloje te pastrohet vete i pari, institucioni qe duhet ta luftoje korrupsionin, nese laviret ja lejojne.

        Përgjigjjuni
      2. f
        fjala

        Bravo per qetesine, pergjegjshmerine, tolerancen, vertetesine, perballjen drejteperdrejte me faktet dhe fishkellimat e dikurshme te plumbave, vendosmerine dhe harram ta kene ata te ashtuquajtur shqiptar qe perkrahin nje kriminel katerciperish i bastarduar, por nje gje desha te thosha: Dumani aty ka qene, dosjen e 21 janarit e ka patur ne dore dhe e ka mbyllur, sot e ka ne tavoline dhe prapa e ka mbyllur me çeles, perse me duhet mua nje jurist si Dumani qe fut ne burg nje vjedhesh parashe dhe le perjashta nje shkaterrues te nje shteti te tere njekohesisht dhe nje kriminel qe e ka filluar krimin dhe shkaterrimin qysh nga 1992. Perse me duhet Dumani per te burgosur hajdutet?! Ata mund ti burgose dhe ai çela qe s'ndihet a eshte i gjalle apo i vdekur. Perse duhet ajo prokuroria tjeter, per te ngrene taksat e fukarenjeve?! E, pra , Dumani beri nje dredhi tamam si nje lavire ashtu si i tha Saliu asaj tjetres; arreston Berishen dhe e liroi pêr te vrare ndonje vjedhes apo hajdut ne krahun tjeter. Dumani duhet sakatuar ne bemat e tij se po i sherben kalimit ujit nen rrogoz. Mos e mburr se do perfundoje keq ashtu si ka vepruar. Genjejne ata qe thote qe ka perkrahjen e populli. Une dhe si une jemi popull; Dumani tradhetoi besimin dhe drejtesine, le te sillet si te doje. Te mbaroje ato ditet, pastaj le te perballet me ordineret. Nuk ja vlen.

        Përgjigjjuni
        1. w
          w

          SPAK po merret me cikerrima , me disa miliarda euro te qelbura qe kane marre po marrin ministrat e Rames dhe po i fut ne burg njerin pas tjetrit sikur kane bere qametin, e nga ana tjeter liroi nga arresti shtepiak kriminelin me te madhe te gjithe historiise se njerzimit Sali Berishen. Per faj te SPAK, ky kriminel i regjur ne vend qe e jete prapa hekurave,del podium ne podium, studio me studi due bere premtime qe joshin qytetaret dhe duke akuzuar me fakte qeverine si hajdute e pangopur , sepse faktet ja ka dhene vete SPAK duke futur gjysmen e qeverise dhe kryebashkiakeve ne burg. Po sikur sic po shikohet ky kriminel te marre pushtetin, e pastaj te rrise pensionet, te vendose minimumin jetik, te ule taksat, te rrise mireqenien e pallavra te tjera, e te beje qe njerzit ti harrojne krimet e tmerrshme qe ka bere dikur. Qeveria e Rames vertet ka vjedhur miliarda euro, vertet ka mbush burgjet me fakire fukara vertet e ka bere shqiperine te pajetueshnme per shumicen e popullsise ndersa per vete j notojne ne luks si ne perralla por ama nuk ka vrare njeri , nuk ka hap kampe shfarosje si ai I Mathauzenit apo Tepelenes, nuk ka vu gijotinen neper sheshe per tu prere kokat njerzve, nuk kane pushkatuar pa gjyq sic bente Enveri, prandaj vota duhet te jete per PS e per Ramen.Vertet kjo qeveri te pamundeson jetesen ne Shqiperi por jane shume me te emancipuar se baballaret e tyre qe vrisnin djemte e vajzat shqipetare vijes se kufirit tek tentonin te arratiseshin, ndersa keta i lejojne te shkojne ku te duan e si te duan, me makine me varka, me aeroplan. Keta e meritojne ti votosh edhe 400 mije vjet te tjera qe mos te kete mundesi te kthehet ne pishtet as ste, ster ster ster sterrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr nipat e Sali Berishes.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensionisti

            Ti i le te vdesin ne mjerim!Ti i le te vdesin koridoreve te spitaleve pa mjekim.Ti i le te vdesin rrugeve pa strehe e pa kujdes! Ky je ti Edi K Rama!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti

              Ti i le te vdesin ne mjerim!Ti i le te vdesin koridoreve te spitaleve pa mjekim.Ti i le te vdesin rrugeve pa strehe e pa kujdes! Ky je ti Edi K Rama!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje