“Rruga e Berishës kalon nga Moska”, gazetari: Shpresat për të hequr “non-gratën” janë shuar

17 Prill 2025, 09:08Politika TEMA
“Rruga e Berishës kalon nga Moska”, gazetari: Shpresat për

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC Neës.

Gjithashtu theksoi se pagesa për LaCivita është 50 milion dollarë nga Berisha.

“LaCivita nuk mund të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është duke bërë punë private dhe duke mbushur xhepin e tij dhe është jo pak shuma që i është premtuar.

Informacionet nga mediat i kam marrë dhe është folur për shuma marramendëse deri në 50 milion dollarë”, tha ai.

Po ashtu gazetari Mahmutaj u ndal edhe tek Paul Manafort, për të cilin tha se nëpërmjet tij, kreu i PD Berisha synon të ”kapë”, Putinin. Ndërsa me LaCivita, sipas gazetarit, Berisha synon të “kapë” Trump.

“Rruga e Berishës ka kaluar gjithmonë nga Beogradi dhe Moska. Lidhjet e Berishës me UDB janë publikuar kanë të paktën 30 vite. Kemi edhe luftën që Berisha i bëri UCK sepse ashtu i merrte urdhrat nga Beogradi.

Rruga e Berishës ka kaluar nga Beogradi, dhe tani ka zgjedhur një rrugë që është amerikani, por që është kolona ruse…me Paul Manafort. Dhe të mendosh që administrate e Trump në këtë situatë që është po merret me Berishën.

Berisha gënjen vetveten. Administrata amerikane ka marrë provat…dhe duke ardhur prova të tilla “është bërë gjyq” dhe ka mbaruar ajo punë. Nuk hiqet non-grata e Berishës”, tha ndër të tjera ai.

Ndër të tjera gazetari Mahmutaj shtoi se politikat e Trump, për “non grata” mund të ashpërsohen.

3 Komente

  1. P
    Princi (Bruksel).

    Bravo Mahmutaj! Nga restauranti i tij i vockël në Bruksel din gjithshka, është mëse i informuar në shkallë planetare deri në sekretet e politikës amerikane dhe asaj ruse, lidhjet e agjenturave dhe prapaskenat e superfuqive, etj;, etj., mund të thuash pa e tepruar - një Zorge i kohës!

    Përgjigjjuni
    1. b
      bashkimi per drejtesi

      Bravo Salih bufi Kënetës. Ku i more 50 milion që paguan një halabak si LaCivita dhe kriminelin Paul Manafort. Me këto para me nga 500 Euro do të kishe blerë 100.000 vota por ke dhënë për të heq NON GRATA. Po kombi i ndershëm shqiptar nuk shitet prandaj ti blenë me shifra astronomikë helaqe kombëtare dhe ato botërore. Por do të bindesh shpejtë se me paratë e plaçkitura ne qytetarët do të belesh disfatën pafund. Është tremerruese se i SPAK nuk e heton ketë MEGA korrupsion në PD - S. Berish spiunin.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vigjilenca

        Laku po i mblidhet gjithnjë e më shumë Sali kriminelit dhe ortakut në krim Ilir Floririt,pranë tyre qëndron dhe armiku i heshtur, me thikë prapa shpine shqipëtarëve, të tradhëtuar nga soji i fëlliqësive. SPAK së shpejti të zbatojë ligjin sa nuk është vonë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje