Rama: Në 16 maj, Tirana epiqendra e politikës europiane! Pritet të vijë edhe kancelari i ri i Gjermanisë

17 Prill 2025, 09:00Politika TEMA
Rama: Në 16 maj, Tirana epiqendra e politikës europiane! Pritet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit e tij në Facebook. 

Rama e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, teksa tha se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, ku do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.

“Në 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane dhe në një moment historik për Europën ku janë shumë tema që janë ndërthurur në tryezën e vendimmarrjes dhe ku Europa duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me sigurinë, rritjen ekonomike, lidhur me mjetet për zbutjen e kostove gjithmonë e më në rritje të jetesës.

Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri. Ku do të vijë në takimin e tij të parë edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës. Do të jetë një tjetër moment i forcimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Do të jetë edhe një moment promovimi i Shqipërisë turistike. Sepse atë ditë do jetë në ekranet e të gjithë botës.

Jemi shumë krenar që kemi promovim të dyfishtë në sport dhe në politikë. Por duhet të kuptojmë të gjithë që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE. Të mbyllim përfundimisht hendekun e krijuar ndër shekuj me Europën dhe duhet të jetë anëtare e BE.

Kjo është e sigurt. Jam shumë optimist, sepse në këto 100 metra të fundit drejt finishit, por rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike”, tha Rama.

2 Komente

  1. D
    Detari

    do tmerrohet gjermoni kur ti afrohen bayromi dhe Mondi, plus pellitjet e turkarpeve nga minarete do kujtoj se eshte ne marok.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Ne 11 Maj populli do te japi denimin e merituar qe nuk do te thote se duan Berishen.LOL

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje