“Berisha mendon se me LaCivita do shkojë te Trump” - Frrok Çupi: Kur është në vështirësi ai i beson një gjëje që nuk ekziston

16 Prill 2025, 21:40Politika TEMA
“Berisha mendon se me LaCivita do shkojë te Trump” - Frrok

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Frrok Çupi, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek daljet e Berishës në fushatë më LaCivita.

Çupi u shpreh se ish-kryeministri Berisha e përdor LaCivita për Trump.

“LaCivita ndodhet jashtë tipologjisë së një këshilltari. A është këshilltar, a është strateg? A është një njeri që dëgjon gjithçka, si thotë dikush në PD. A është një njeri që nuk e ka shumë idenë se çfarë është Shqipëria…Me sa shoh Berisha ka shkuar te LaCivita, dhe mendon se me anë të tyre shkon te Donald Trump… 

E gjitha si një fejesë e një vajzë që fejohet me një djalë që ka babanë të pasur. Pra në gjithë këtë situatë, Brenda kësaj gjeje zhvillohet një repos i çuditshëm. Berisha e ka përdorur ambasadorin amerikan si vegël, pastaj përdori Arsidin, një njeri po kaq privat dhe që u paraqit me një dekoratë çokollate…

Për mendimin tim ai e ka kompleksin e inferioritetit të të huajt. Kur erdhi në PD Berisha puna e parë që bëri, ishte tentoi izolimin ndaj atyre që e kishin bërë PD. Berisha sa më shumë është në vështirësi, i beson një gjëje që nuk ekziston…”, tha ai.

2 Komente

  1. V
    Vigjilenca

    Njeriu i Zi me grabitjet që i bëri shqipëtarëve po paguan amerikanët për të shpëtuar nga krimet e bëra kundër popullit. Krimet e tij i ka shkruar historia në datat e saj, janë të vërteta dhe i dinë gjithë bota. Ku e gjeti ky i marrë pasurinë marramendëse. Firmat piramidale si fillim, nafta me firmën Shqiponja dhe pafundësisht grabitje të pronës popullore. Të zbatohet ligji!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dursakja

      Po nuk ka burra Shqipëria që ky primitiv drejton gjysmë shekulli?ligji vetëm ligji kundër tij!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje