Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.
Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE.
Rama i veçoi zgjedhjet parlamentare të Majit si unike, krahasuar me ato të mëparshmet. 11 Maji për kryeministrin, është takim me historinë. Referuar kështu, rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk ndodh që në zgjedhje të shkosh në takim me historinë. Në përgjithësi shkon për takim për të dhënë edhe ti mendimin tënd në momentin që populli thirret të votojë. Në përgjithësi vendoset se ç’do ndodhë për ekonominë, arsimin, rritjen e pagave apo shëndetësinë”, tha Rama.
Rama u shpreh se “këto negociata deri në 2027 janë negociatat më të shpejta në historinë e BE-së pas një rasti shumë të veçantë që ka qenë Finlanda që i ka bërë për një vit. Tre vjet negociata se mund t’ju thonë çfarë është kjo histori ka 12 vjet Edi Rama thotë se do ju çojë në BE dhe tani thotë më jepni katër të tjera se 12 nuk më dolën.
Po Mali i Zi që ishte shumë përpara nesh kur morëm detyrën në 2013 i kishte filluar negociatat në 2012 pse nuk është në BE. Meqë e ka fajin këtu Edi Rama, po Maqedonia e Veriut që është bërë kandidate në 2005”.
“Ne kandidatë u bëmë pasi e morëm ne Shqipërinë dhe u bëmë kandidatë se nuk i afrohej kush fare. Po Serbia që i ka hapur negociatat në 2014 pse nuk është në BE. Sepse negociatat me BE- në janë një marrëdhënie dypalëshe, ti bën detyrat e tua ata duhet të bien të gjithë dakord”, tha Rama.
“Për arsye të tyre përveçse se për fatin që ne kemi bërë detyrat ata kanë hapur derën dhe kanë hapur derën dhe siç duam ne të hyjmë për herë të parë që nga viti 1991 duan edhe ata që ne të na marrin brenda.
Por kjo do të thotë që ajo dera e hapur nuk rri e hapur pafundësisht. Ajo është dera, është hapur dhe ata na kanë vënë përpara planin dhe na kanë thënë deri në 2027 duam t’i mbyllim negociatat me ju që do të thotë ne duhet të punojmë ditë-natë çdo ditë për t’i hapur këto negociata të gjitha dhe për t’i mbyllur deri në 2027”, tha Rama.
Më tej, këshilloi qytetarët që të bëjnë një kërkim të thjeshtë në internet për të kuptuar se çfarë përfaqëson sipas tij Partia Demokratike.
“Kërkoni në Google, Partia Demokratike 1997. Partia Demokratike 1998, 2008, PD 2011. 4 data që mos të zgjatet. 21 janar, PD. 14 Shtator 1998. Futuni në YouTube për qejf, futuni e shiheni se ndoshta nuk i dini të gjitha. Nuk ka fare diskutim zgjedhja”, deklaroi Rama.
Kerkova ne google dhe me doli : Rama ne vitin e larget 1998 Minister dhe ne kete moment lindi qytetari X. Kerkova per vitin 1999, Rama minister dhe qytetari X u be nje vjec. kerkova nga viti 2000 deri ne vitin 2011, Rama Kryetar i Bashkise se Tiranes, ndersa qytetari X u be 13 vjec. Kerkova ne vitin 2013 dhe me doli Rama Kryeminister dhe qytetari X mbushu 15 vjet. Kerkova nga viti 2013 deri ne vitin 2025 dhe me doli prap Rama Kryeminister dhe qytetari X mbushi 27 vjet. Kerkova prap ne google dhe me doli se Rama po kerkon prap te jete Kryeminister i qytetarit X edhe 4 vite te tjera derisa te behet 31 vjec duke pare te njejten njeri ne krye te pushtetit duke bere palle me taksat e popullit me te varfer te Europes. Dhe punon i shkreti qytetari X orar pa orar qe ti paguaje taksat qe Rama ti beje rrush e kumbulla para e pas kraheve, te shetis me avion ne dispozicion, te pije vere 33 mije euroshe, te shohe ndeshjet e basketrbollit amerikan me 30 mije dollare bileta. Dhe qytetari X qe qekur hapi syte dhe u be 27 vjec ka pare Ramen ne pushtet dhe malin e Dajtit qe jane ngulur aty dhe nuk levizin. Dhe tani qytetari X ka filluar te revoltohet dhe vetmeveti te thote se njeri duhet shkulur prej andej, o mali I Dajtit o KM . Ndoshta do tia dale tha me vete , por mos ia dalsha , ne djalle te veje, do iku nga ky vend i mallkuar, nuk rrihet duke pare te njejtin Mal dhe te njejtin KM gjithe jeten.
O WC- shume mire kerkove per Ramen; po na thuaj a kerkove dhe cfare gjete per Berishen?
O WC, kaq halabak ordiner sa je si dhe budalla, kur ve shenjen e krahasimit te nje femije/qytetari X, i cili qenka rritur dhe ti pse nuk te ndjek tek SHQUPI/KENETA i rekomandon te largohet bashke me Malin e Dajtit (por harron shprehjen e popullit, qe mali luan dhe burri nuk leviz) mes Berishes dhe Rames. Po si mund te barazohet femija X me ata rob zoti qe Saleh Krimineli i futi nen dhe (pa permendur Kontrabanden e naftes dhe te armeve me Serbine, 96,97,98,2008). Me ato nena, motra e gra qe i veshi me te zeza, shkatrrimin e prones, korrupsionin. Me ate fjalor banal qe perdor per kundershtaret, kur eshte ne maje te garrumbllit me kacarruma misri, me premtimet mashtruese (harron qe i ka thene edhe me pare dhe s'ka bere asgje),i pa fe, familje e degjenerume me Argitra, Zenra, Sllavica, Milica, Mallteza apo Armina - te gjithe lubi per te gllaberuar kush me shume pasurite e ketij vendi. VETEM KETA DHE FEMIJET E TYRE QENKAN TE ZOT ME PUNU DHE VENE PASURI, TE TJERET DUHET TE JENE YZMEQAR PER TERE JETEN. U SHOFTE KJO RRACE E POSHTER!!!!! Nga pas do u vene te tere ata qe ja kane me hile ketij populli.
Sali kerma dhe PD bashke me gjithe mutrat te ndare ne shume copa duhet te marrin vetem Noc Rrokun.
Po merr dhe shiko Berishën që në 1991dhe tani në2025"demokrat"dhe para 1991komunist, kryetar partie në spital, mjek në grupin e mjekëve personal të Enver Hoxhës, njeri i besuar i tij, kandidat për ministër shëndetsie ndonëse i lindur dhe rritur në Vuçitol të Tropojës. Mos të flasim më për traumat me ngjarjet tragjike që shkaktoj në drejtim të pushtetit, në vitet 1996,'97'98më pas 2008dhe më vonë 2011. Kjo ishte një fatkeqësi kombëtare, më tragjike se lufta e dytë botërore për Shqipërinë, sepse Shqipëria u pushtua nga shqiptarët prapambetës, ata që e grabitën, që shkatërruan çdo gjë që ishte ndërtuar me gjak dhe mund nga populli, midis shqipëtarëve u fut përçarja veri_jug, u shpik ligji 7501ku shqiptarit pronar ju muar toka në emër të demokracisë(ku ligji 1në demokraci thotë"prona e shenjtë") ligji më shkatërrimtar për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Nëse ky ligj nuk do të ishte miratuar Shqipëria do të ishte futur shumë shpejt në Europë dhe do përparonte, se investimet e huaja do të ishin të sigurta në një vend të BE. Ja pra se çfarë na shkaktoi drejtimi nga një bandë politikanësh në emër të një "demokracie të vërtetë". Pikërisht ky rrëmbim pushteti, për interesa thjesht personale, e ktheu vendin tonë me dekada prapa në vendosjen e një demokracie funksionale. Kjo është e vërteta e hidhur se si erdhi "demokracia" në këtë vend. Më pas kuptohet si mund të vazhdojë pas traumave të njëpasnjëshme, ku ndërmjet kundërshtarëve politik u fut termi i një sistemi të marrë fund, termi "armik" për të krijuar armiqësi dhe jo kundërshtarë në ide dhe program për drejtimin dhe përparimin e vendit, këtë mund ta përdorin vetëm njërëzit primitiv. Këto do t'i shkruaj historia.