Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi më të rinjtë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ka ironizuar partitë e reja në garë për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si “shitës qylymash fluturues”.
Më tej Rama nuk kurseu as ironitë për Partinë Demokratike- Aleanca Shqipëria Madhështore, ku tha se emrat e tyre janë “Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno”, të përfshirë në skemën e firmave piramidale.
"Ka dhe nga këta që shesin qylyma, i keni parë. ‘Thonë jemi të rinjë, forca të reja’, shitësa qylymash fluturues. Dalin në rrugë për të shit qylyma, hajde hyp në qylym se do të të fluturojë unë. I ka provuar Shqipëria qylymat fluturues. Pyesni prindërit tuaj si ju shkoj fluturim në 97’ me Suden dhe me Rrapush Xhaferrin.
Ju si dini këto, por këta janë emrat e “Shqipërisë Madhështore”, Sudja, Rrapush Xhaferri, Vehbi Alimuça dhe një Ceno. Çmendën dynjanë, i thonin shqiptarëve, hajdeni ju fusni një dhe merrni dy, të hënën fut 1 milion lekë, të premten merrni dy milionë. U bë deti kos! Bufi kënetës thoshte “futuni, futuni se janë paratë të pastra, do e bëjmë Shqipërinë Madhështore”.
Kështu janë dhe këta të qylymave, që kanë të re veç fytyrën edhe moshën, asgjë tjetër. Ndërkohë që për ne është e rëndësishme të jemi të qartë, të dimë çfarë po bëjmë dhe ku po shkojmë. 11 maji nuk është tifozllëk", tha ai.
Vetem ky hajduti i Surrelit esht i sakte se ky fluturon me avion privat qe ja paguajne shqiptaret 31 milion euro ne vit
Dhe ti ke zili që nuk mund të fluturosh me avion,plas nga Marazi.
Rama eshte ne grahmat e fundit. Flet budallalleqe. Sdi ça thote. Peshtyn majtas ,djathtas,poshte,lart. Ka humbur qetesine dhe dridhet si miu. Gjithmone ka qene nje frikacak por tani frika i ka hyre ne palce dhe i ka mjegulluar trurin. Ky eshte fundi i karrieres politike por kam frike edhe si njeri.
Ka filluar te flase pa lidhje, si Ramiz Alia qemotit. Keq punet me sa duket.