Eurobarometri per Tiranen: PS merr 19 mandate, PD 12, te tjerat partit e vogla

16 Prill 2025, 22:26Politika TEMA

Eurobarometri per Tiranen: PS merr 19 mandate, PD 12, te tjerat partit e vogla

 

Barometri në Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill), qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:

Partia Socialiste (Edi Rama) - 38.9% 

Aleancën Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) - 25.2%

Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) - 6.1%

Partia Mundësia (Agron Shehaj) - 6.1% 

Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) - 3.4% 

Parti tjetër - 2.4% 

Të pavendosur - 17.9%

Eurobarometri per Tiranen: PS merr 19 mandate, PD 12, te tjerat partit e vogla

 

Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë.

Eurobarometri per Tiranen: PS merr 19 mandate, PD 12, te tjerat partit e vogla

NDARJA POTENCIALE E MANDATEVE 

Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.

Sipas këtij projeksioni:

Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni  Aleanca për Shqipërinë  Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht  pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).

Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës.

19 Komente

  1. F
    Floki

    partitë* o injorante qe nuk dini te shkruani asnje titull

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erisa Mesiti

      Ik mer pall

      Përgjigjjuni
      1. F
        Floki

        te acaron gjuha shqipe e?

        Përgjigjjuni
      2. p
        pilo Lala

        Kete rradhe barometri i eshte afruar, me sakte do ishte: PS : 20 PD : 8 Partite e vogla: 9 Partite e vogla Tiranen e kane bastionin e tyre me te madh. PSD 1 ose 2 Deputet Lul Basha 1 ose 2 deputet Agron Shehaj 1-2 Deputet Arlind Qorri 2 Deputet. Lapaj Shabani 2 Deputet.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kopetenti

          Po Dash shehun ku e le bashke me Alibej? Agroni mer 1, Qorri 1, Dashi 1, Basha 1 PSD 1 dhe Llapa me shabonin 2. Gjithsej 7!! PS-ja 19 dhe PD-ja 11!

          Përgjigjjuni
      3. A
        Aron

        Turp per kedo qe hedh sikur edhe nje vote per Sali kermen dhe PD.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAK

          Turp per kedo qe hedh sikur edhe nje vote per Saliun, Ramen apo Tom Doshin

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qytetari

          Po nqs eshte keshtu i bie Jorida po lodhet kot se 12 jane ne liste te sigurt. Kjo budallacka i bie po mbeldh vota per Klevis Balliun e Jozefina Topallin hahahaha.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lavdosh

            Sipas modeleve komputerike, nqs zgjedhjet behen sot PS ne Tirane merr keto mandate: 1) 20 mandate me probabilitet mbi 90% >P90 2) 22 mandate me probabilitet 60% P60 3) 24 mandate me probabilitet poshte 10%

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meroja

              Ka lezet. Si ne asnje vend te BE se. Sa me shume ne pushtet qeveria aq me shume votohet! Sa cudi eeeee Vetem rritet aq mire kane punuar keto 12 vjet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Epo sa të jetë gjallë sali kërma që na shkatërroi jetët, ne ramën do votojmë.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ujku Plak

                  Nuk e Votoin PS se e Duan, por se kan Frik nga PD, e kupton qe per sa Kohe Dyshja Mafioze Mutaj- Berisha mbajn Opoziten, per aq Kohe Votohen Hajdutet e Ripjelljes me na Qeveris dhe me na Vjedh , deri sa Xoxa te Arrij ti Blei Breket me te Shtrejta se Mona dhe Argita

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Noar

                  2 mandate i ka te sigurta Tom Doshi

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mirditori plak

                    Ne djall PD. Por te votosh perseri Edi Ramen me banden e tij eshte tradhtia me e madhe qe mund ti behet ketij vendi. Ne 2029 ne kete vend nuk do mbesin me shume se 500.000 shqiptare, po kaq ishim edhe ne kohen e Skenderbeut. Shqiperia po shuhet!

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xha Braho

                      Po pse po fituan jo te PS-se, perse njerzia dmth rinia duhet te rine ketu? Per koqet e sali berishes dhe djalit te tij? Apo per picken e Argites?

                      Përgjigjjuni
                    2. Z
                      Zuzari

                      Mirditori plak. Ky i gjati është po aq i lig sa bastardi I Tropojës, por po ti vesh në peshore e keqja anon nga plaku gungaç. A sna thua për kë të votojmë?.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi Lekdushi

                        Bien dz ngjarje gjatë publikimit të këtyre sondazheve. Së pari "analistet" e famshëm janë 3 të PD dhe 1 i PS. Sikur 3dhe kanalet e dinë tashmë se me militanët e tyre mund të ndreqin diçka nga katastrofa. Por ajo që është më e rëndësishme tregon se deri tani janë 3 kanale televizive që kanë paguar kompani sondazhesh. Euronew albania, Report TV dhe New 24. I pari dhe i treti kanë politikë editoriale pro-berishës. Vetëm Report Tv, sikur solloratet sa majtas djathtas. Secili ka kryer deri tani nga 3 sondazhe. Për fatin e mirë të publikut rezultatet janë thuajse të njejta. Sondazhet kanë nisur qysh në dhjetor dhe mundësia për "vjedhje votash" eshte zero. Sepse as italianët e as grekët nuk mund ta dinë se kush vjedh. Dje e kishte radhën Euronew albania të publikonte sondazhin për Tiranën. E patë të gjithë..Në se thua se do bllokoj tunelin e Llogarasë, në se thua se do të prish aeroportin e Vlorës, nëse thua se nuk na pranon njeri në BE sepse Gjermania e Franca nuk janë dakort, e ministrat e jashtëm të këtyre shteteve para tre ditësh pranuan të hapen grupkapitujt e tjerë të Shqipërisë, çfarë gënjeshtre tjetër do dëgjojmë, çfarë shprese po na jep, çfarë rrëmuje do të krijosh pas zgjedhjeve? Na fyeni inteligjencën, zotërinj LaChivita e...të tjerë!

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          FCB

                          As 15 mandate nuk kapin kelyshet e Rilindjes ne Tirone kte rradhe.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I drejti

                            Si qenka Shehaj e Lapaj para Arlind Qorrit..!? Por ik or aman se nuk jane sondazhe keto që nxjerrin perseri partite e medhaja në krye. A e kuptoni se ç’do ndodhi,apo nuk e kuptoni..!? Shumica e diaspores jane kunder oligarkeve ( jo biznesit te madh,por oligarkise qe merr fondet shtetrore dhe kane ngritur biznese e jane bere te fuqishem se jane byth e brek me pushtetin) dhe do votojne per Qorrin e alternativa te reja dhe jo PS e PD,të cilët jane shkaktarët e ikjes se tyre.Tjetër,shumica qe kane votuar deri dje per PS,do te votojnë per Qorrin,se eshte ai perfaqesuesi i se majtes neser dhe jo Rama qe ka shkuar djathtas,i cili ‘terhiqet’ nga oligarket dhe ky vet do me terheq PS ne aventurat e veta dhe ja ka dalur deri tani,por tash ‘i ka ngecur sharra ne gozhde’,se ai nuk ‘terheq’ dot më ,se e ka shkelur ‘vijen e kuqe’,aq me tepër që e kupton dhe vet,prandaj është dhe i vakët në fushatë,se sllogani i tij,’se vetëm ne ju futim në BE’ ,nuk e beson kush,por nuk e beson as ai vetë. Keshtuqe Arlind Qorri eshte e ardhmja e te majtes,e PS dhe e shqiptareve dhe mos flisni broçkulla. Nuk e njoh e nuk me njeh Qorri edhe pse po e mbroj kudo atë ,se besoj te idealizmi që ai përcjell,por në permjet tv dhe ne youtube,kam kuptuar se kush është ai dhe i bindur se ai meriton shume e me shume,se bën diferencën me të gjithë,paçka se jam koshient ,se në Shqiperi nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme dhe ‘të fortët’ PS e PD ,( thjesht lidershipi,jo ata qe i ndjekin qe per nje mij arsye e mbështesin),i kane te kopsitura gjerat bashke dhe te vegjelve iu vejne ‘sterkembësha’ kur ata behen te rrezikshem.Ne kete kuptim ,pertej deshires se kush duhet të fitojë,gjithçka varet se për kë ka menduar ‘ vllau i madh’ të fitojë,kështuqë ne ngelemi të pafuqishëm perderisa ky proverb ka 35 vjet që i ‘përndjek’ shqiptarët. A jemi dakort,jo s’jemi,por shpresojmë tē ndryshojmë,si,atë do ta tregoje koha.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje