Kryeministri Edi Rama foli për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa u shpreh se diferenca me PD do të jetë më e madhja që ka qenë ndonjëherë. Gjithashtu shtoi se në këto zgjedhje PS do të marrë më shumë mandate se sa ka.
Rama nuk la edhe pa ironizuar non gratën e Sali Berishës, për të cilën është pretenduar se do të hiqet, duke thënë:“ A ia hoqën non gratën? Si shkoi puna e bufit?”
“Ore ja hoqën non gratën këtij, keni ndonjë informacion. Si shkoi puna e këtij? Nuk është se ndryshon ndonjë gjë se bufi buf mbetet, por sikur nuk ja kanë hequr.
Ne do të marrim më shumë mandate sa kemi. Do ta them me shkrim se sa do të marrim. Por më duhet edhe pak kohë që të kuptojmë fiks se ku jemi. Ne bëjmë anketime gjithë kohës. Sondazhisti i Donald Trump, pashë që është kontaktuar nga top channel, e ka sjellë Latifi? Nuk e di, por di që është super sepse e kam ndjekur…dhe i doli fjala.
Deri tani nuk kam parë ndonjë sondazh nga këto që dalin duke qenë e ne e anketojmë popullin shqiptar, kemi shumë të dhëna dhe mbi bazën e tyre do ta them më vonë cili do jetë numri minimal për mandatet. Por që sot mund të them që minimali është mbi atë që kemi”, tha më tej Rama.
Lini një Përgjigje