Nga Ylli Pata
Nuk është rastësi një koordinim në distancë të një grupi njerëzish pranë Partisë Demokratike, të cilët me zë të lartë po propozojnë Adriana Kalanë si kandidate e opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Duket qartë se grupi i cili ishte aktiv në 2 vitet e foltores pas shpalljes non grata, po kërkon shpërblimin e tij real politik nga Sali Berisha.
Kanë të gjithë arsyen për ta bërë këtë, pasi kanë qenë shumë aktivë për gjithë këto kohë, por nuk kanë përfituar asgjë në kuadrin politik dhe organizativ të Partisë Demokratike.
Maksimumi vende anëtarësh këshilli kombëtar, që është pesë me hiç, apo posti i Kalasë që ka zëvendësuar Jemin Gjanën, gjithashtu nuk ka asnjë peshë.
Ky grup kanë propozuar Adriana Kalanë si kandidate për kryetare bashkie, duke i çuar një mesazh të fortë doktorit, i cili natyrisht që nuk i shkon as në paradhomën e trurit që ta shikojë këtë si mundësi reale.
Në kohën që po bën gjithçka që të afrohet në administratën Trump që të zbusë çfarë është e mundur nga non grata, vendosja e kandidate për Tiranën, e personit që ka bërë thirrje për të sulmuar Ambasadën e SHBA në Tiranë, do të ishte një vetëvrasje politike.
Vendosja si kandidate për deputete në 11 maj, edhe pse jo relevante, sipas të gjitha gjasave, i ka kushtuar Berishës. Pasi Departamenti i Shtetit ka vendosur në dosjen e vet ato deklarata të çalltisura për të sulmuar Ambasadën. Sipas të gjitha gjasave Kalaja nuk kalon dot oqeanin jo sot, por gjithë jetën.
Megjithatë nuk është grupi i vetëm jashtë PD-së që po i shkakton dëme kolaterale doktorit në këto kohë. Në hapësirën rreth tij, lëvrijnë grupe të tjera që janë shpallur si radikalë, “konservatorë” e “antisorosianë”, të cilët depërtojnë më kollaj në publik, duke përdorur mjetet e lehta të komunikimit në kohën e rrjeteve sociale.
Në këto grupe ka nga të gjitha llojet: “profesorë” të frymëzuar nga MAGA përtej oqeanit dhe po kërkojnë ta implentojnë këtu, inatçorë me Fondacionin Soros në Tiranë, mitomanë e kosnpiracionistë, të të gjitha ngjyrave. Ku brenda janë edhe personazhet të lezeçëm e argëtues si profesori që tregoi si mundet Serbia-Jenisheri, e deri te ish-deputeti monarkik që i di origjinën çdo politikani në 7 breza.
Një pjesë e këtyre grupeve kanë kohë që kanë hyrë në një luftë me njëri-tjetrin, sa lufta e tyre në rrjeti është kthyer në epike, pasi bëjnë video e postime, duke hedhur arsenale me agjentë e financues të supozuar, duke rritur dozën e ilaritetin.
Megjithatë, në të gjithë këtë atmosferë, fakt është se ky aktivitet është mjaft viral dhe me audiencë të gjerë në rrjetet sociale. Pyetja është, nëse ky shikim vjen ngaqë shikuesit e shumtë e bëjnë për tu argëtuar, a kaluar kohën, apo realisht janë në një gjatësi vale me personazhet që ndjekin e simpatizojnë. Nëse është kjo e fundit, ky po që është problem për doktorin, ngase i rritet gropa e kurbës së “elektoratit gri”, pra atij që e ka braktisur.
Sali Berisha, në historinë e tij politike e ka përdorur shumë teorinë e “proxy”-ve në luftën e tij. Parti fantazma, ku kishin vetëm kryetarë apo thjeshte pak zyrtarë, të cilët kishin marrëdhënie të afërta me doktorin. Edhe pse në realitet nuk sillnin vota.
Këta proxy, siç tha Frederich Merz për Izraelin para ca kohësh, bënin “dirty work” për doktorin në çështje të ndryshme të karakterit militaro-diversionist. Ishin një lloj huthësh, që përdoreshin për të luftuar në raste e beteja të veçanta, kur do të duhej të shënjestrohesh ndonjë kundërshtar i “regjur”.
I mësuar me këtë taktikë alla iraniane, Berisha riaktivizoi proxy-t kur u përjashtua nga Lulzim Basha prej PD, pas shpalljes non grata prej qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me shpalljen e foltores, përkatësisht betejën për të marrë PD-në, Berisha dhe enturazhi i tij financiaro-mediatik, krijoi, financoi dhe mbështeti disa grupe “radikale” që vepronin në disa fronte.
Njëri fronti agresiv dhe sulmues kundër SHBA dhe ambasadores Yuri Kim, tjetri grupi i antisorosianëve pro-Trump, dhe grupe të tjera të lidhur me qarqe e vende të Lindjes së Mesme apo Turqinë.
Logjika qënronte, pasi kishte nevojë për të krijuar një “shoqëri civile radikale” fiks siç bën Sorosi në SHBA me mbështetjen e grupeve të majta radikale apo miliarderët e tjerë që mbështesin ekstremistë nga supermatistët e bardhë tek QUnanon etj. Nga ana tjetër edhe për të gjetur kontakte aralele që të çante izolimin ndërkombëtar.
Po tani, që ka marrë pushtetin në PD, thuajse të gjithë këto proxy, nuk janë gjë tjetër veçse havale të tij, e i duhet herët a vonë që t’i heqë qafe apo largojë sa më shumë. Kjo edhe për faktin, që të gjithë këto grupe, edhe pse mund të jenë “interesantë” në rrjeti sociale, nuk kanë asnjë votë në publik. Pasi ata sulmojnë non stop njëri-tjetrin e shajnë apo sulmojnë këdo.
Për këtë janë kthyer në mjeshtra, por politika në terren është diçka tjetë. Po a mund t’i largojë doktori aq kollaj huthët e tij? Këto ditë ata kanë nisur t’i kthehen edhe atij vetë….
Kot thonë, HUTH baraz SKUTH baraz SALI
Po futja e Sorosit ketu ku ka lidhje? Pastaj ku e bazon teorine qe Sorosi sponsorizon grupe ekstremiste ? Po lidhja e Sorosit me QUnanon? Po mundohen ne keto kohe qe te gjithe te duuken se jane Trumpista edhe pse renia e Maga-s dhe Trumpizmit do te jete me e shpejte se ngritja. Historia ka treguar se ektremizmat e cdo lloji nuk e kane jeten e gjate. Kur kjo te ndodhe njerezit do ta dredhin prape duke u bere Sorosian, ose cfaredo gjeje tjeter qe tju sjelle nje fitim
Sa shume keq te vjen more Pate per kriminelin Sali serbi . Po ashtu more le te ngordhi duke u zvarritur gjer ti dali shpirti nga bytha jo si njeri normal . Demi qe i shkaktuar Amerikes eshte fare minimal para demit kolosal qe i ka shkaktuar vendit o Pate . Nese me AMERIKEN e lan demin vetem me te shpallur nongrada familjarisht per tu lare nga gjynahet popullit tone AI duhet te VARET mu ne mes te sheshit e kufoma ti digjet , qe mos mbije me fare nga kjo rrace e poshter . Shume keq te vjen per kete terrorist ty more Pate , ne shume shkrime mundohesh te japish receta si si mund te ringrihet organizata terroriste me Sali serbin ne krye , sa shume gabohesh . Ne vend qe te besh thirrje per ndergjegje kombetare qe pa u zhdukur ai qen bir qeni po edhe shumica e atyre qe bejne pjese ne ate majhane hale parti nuk qetesohet situata ne kete vend . Them shumica sepse te gjithe medojne e flasin fiks si ai , mire te vjetrit po edhe te rinjte qe jane pjelle pasi ai ka shkaterruar vendin ne 97 e ne 14 Shtator 98 po edhe qe vazhdon akoma .
Sa shume keq te vjen more Pate per kriminelin Sali serbi . Po ashtu more le te ngordhi duke u zvarritur gjer ti dali shpirti nga bytha jo si njeri normal . Demi qe i shkaktuar Amerikes eshte fare minimal para demit kolosal qe i ka shkaktuar vendit o Pate . Nese me AMERIKEN e lan demin vetem me te shpallur nongrada familjarisht per tu lare nga gjynahet popullit tone AI duhet te VARET mu ne mes te sheshit e kufoma ti digjet , qe mos mbije me fare nga kjo rrace e poshter . Shume keq te vjen per kete terrorist ty more Pate , ne shume shkrime mundohesh te japish receta si si mund te ringrihet organizata terroriste me Sali serbin ne krye , sa shume gabohesh . Ne vend qe te besh thirrje per ndergjegje kombetare qe pa u zhdukur ai qen bir qeni po edhe shumica e atyre qe bejne pjese ne ate majhane hale parti nuk qetesohet situata ne kete vend . Them shumica sepse te gjithe medojne e flasin fiks si ai , mire te vjetrit po edhe te rinjte qe jane pjelle pasi ai ka shkaterruar vendin ne 97 e ne 14 Shtator 98 po edhe qe vazhdon akoma .
Shumë mendjelehtë dhe e pavend krahasimi me Huthët. Huthët janë një lëvizje shite, që luftojnë për shkëputjen nga pushteti sunit i Jemenit por luftojnë edhe kundër fashizmit sionist, imperializmit amerikano perëndimor dhe korrupsionit dhe vasalizmit të sheikëve sunitë. Që nga 1990 Huthët kanë dëshmuar disiplinë ideologjike, aftësi organizative , teknologjike dhe ushtarake. Gjithmonë koherente në atë që përfaqsojnë, luftarakë dhe të gatshëm në çdo kohë të paguajnë përgjegjësitë e aksioneve të tyre dhe të lajnë me gjak bindjet, fitoret dhe humbjet. Ndërsa berishistët janë veçse pjellë e vaginës sonë të mizerjes, tribalzmit, grykë sisë, prostitucionit, vjedhjes, zhvatjes, kafshërisë, halabakërisë ideologjike dhe dialektike, rrugapërisë dhe sodomisë me çdo lloj qeni antishqiptar që ju siguron privilegje karrigesh, pushteti, xhepash. Berishistët trumpetojnë vilat, makinat dhe milionat, Huthët ; rraketat, lirinë e Palestinës, teknologjinë ushtarake, aksionet ushtarake, luftrat dhe martirët. Huthët i njeh gjithë bota dhe sot janë në krahun e duhur të historisë, ndërsa berishistët haxhiqamiliste dhe esadistë janë veçse jashtëqitje që kalben në gropën e mutit të historisë të përbuzur nga Amerika, PPSHja, BEja, Rusia, Kina, Irani, Arabët, Isrealitët, Turqit dhe kushdo tjetër që ka dy pare mend. I vetmi trashëgimtar i arrirë i Berishizmit është Edvin Rama.