“Identifikuam fushat që përputhen me interesat e SHBA”, VanHorn takim me ministrin Toni Gogu

30 Shtator 2025, 15:19Politika TEMA
“Identifikuam fushat që përputhen me interesat e SHBA”,

 E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu. Lajmi konfirmohet nga ambasada amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi publik në rrjetet sociale.

Ambasada ka treguar dhe çështjet, të cilat u diskutuan gjatë takimit VanHorn-Gogu.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

4 Komente

  1. H
    Hajdut Pulash

    Nensi qe i thote tonit, po si mer e shite dhe ti Lalin, yyyyyt besprer qe e boni njeri nga hic, kryetar kshili e deputet e minister. Vidhni drute e vaqarrit se ajo ju ka mbet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pastori Mekatar

      Ke harru dhe Prefekt e Kryetar Qarku. Po Lali naiv, ndihmoi te gjithe dhe e rrasen mrena shoket e pabese me nji te ngrejtme kartoni. Ik o Ton gjej sponsor tjeter tani, se Erioni sta fal mo!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Baaaaaam buuuuum

      Toniiiiiii! O Toniiiiiiiiiiii! Po mos, pra, o Tonçe!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sergei

        ore mendoni dhe nganjëherë edhe për interesin e Shqipërisë jo vetëm të Amerikës

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje