Ironia e Manjanit: Pse opozita nuk kërkon ndonjë kandidat në Bangladesh?

30 Shtator 2025, 11:47Politika TEMA
Ironia e Manjanit: Pse opozita nuk kërkon ndonjë kandidat në

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet opozita lidhur me kërkimin e saj për kandidat për bashkinë e Tiranës.

Ai shprehet se ndoshta Partia Demokratike duhet të shohë drejt Bangladeshit për të gjetur kandidatë të denjë.

“Megjithmend, pse PD nuk kërkon ndonjë kandidat të hajrit nga Bangladeshi?! Njerëz të mirë, punëtorë, kokëulur dhe pa llafe. Është mbushur plot Shqipëria,” shkruan Manjani, duke i mëshuar me humor situatës së opozitës për të nxjerrë kandidaturën e duhur.

Sipas tij, një kandidat jo partiak dhe i ardhur nga jashtë vendit do të kishte më shumë gjasa të pranohej edhe nga Presidenti për dekretimin e zgjedhjeve. “Kandidat jo partiak dhe nga jashtë shteti madje... edhe Presidenti i dekreton zgjedhjet më me qejf,” shtoi Manjani me ironi.

2 Komente

  1. A
    Astrit

    Bangladeshi nuk me duket keq por per qef e du tropojan

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte Lexhenda !

      Vetem Saliu eshte per Kryetar Bashkie.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje