Përplasjet në çift dhe divorci, Monika Kryemadhi: Silva Caka helmoi Ilir Metën kundër meje

30 Shtator 2025, 09:13Politika TEMA
Përplasjet në çift dhe divorci, Monika Kryemadhi: Silva Caka

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin e Çim Pekës ku foli për përplasjet në çift me Ilir Metën, karrierën politike dhe për bashkëpunëtorë e ish-bashkëpunëtorë të LSI-së dhe Partisë së Lirisë.

Kryemadhi theksoi se nuk është askushi për të marrë vendime dhe për të gjykuar vendimet e Ilir Metës ndërsa theksoi se e kanë adhuruar atë. 

Ish-deputetja u shpreh se nuk kanë bërë asgjë kundër Ilir Metës, ndërsa theksoi se ata që kanë shkuar te Partia Socialiste, si Silva Caka apo Endrit Braimllari, janë personat që kanë helmuar Presidentin e Partisë së Lirisë në marrëdhënie me Monika Kryemadhin.

Kryemadhi: Unë nuk dua të gjykoj dhe sot jam askushi për të marrë vendime dhe për të gjykuar vendimet e Ilir Metës. Jo vetëm Monika, por dhe shumë të tjerë e kanë adhuruar Ilir Metën. S'kanë bërë asgjë kundër Ilir Metës, kanë qenë besnikë.

Çim Peka: Të gjithë e shitët. I ke te Rama sot të gjithë. Te Rama i ke. Çfarë ka akuzuar Ilir Meta si tradhtarë, faktikisht dolën të tillë.

Kryemadhi: Po edhe Monikën tradhtare e ka akuzuar. Edhe Elona Gurin tradhtare e ka akuzuar. Ku i ka? I ka te Rama sot?

Çim Peka: S'po flasim për nënën e fëmijëve.

Kryemadhi: Nëna e fëmijëve ishte e para. Tani këta ishin ushtarët e nënës së fëmijëve. Metës ia kam bërë të qartë që mesazhet që merrte nga njerëz që sot s'i ka afër vetes së vet, ishin për të nxitur se gjithë historia e tradhtisë nisi se kush do bëhej deputet. Ata që kanë shkuar te PS-ja janë ata që kanë helmuar Ilir Metën në marrëdhënie me Monikën. Edhe Braimllari filloi t'i luftonte të gjithë. Thoshte të heq këta të mos jenë deputetë. Pastaj shkoi Silva Caka se do u bënte vetë deputete. I përdorën të tjerët për interesat e tyre.

6 Komente

  1. N
    Nata

    Kjo i quan ushtaret e saje deputetet, kjo nuk eshte parti, eshte bande! Mos fol me Monika, i ke sqaruar te gjitha me ate qe the, per ty dhe Liken tende ata jane ushtaret tuaj dhe jo deputet tepal! Kesaj i thone: e folsh me gojen tende!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Çorbë qensh

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linda

        Plotesisht dakort me vlonjatin.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Endri

        Asnje vlere asnje mendim analitik asgje fare. Kjo eshte per burg keta e marrin ne interviste ne TV. Fatkeqsi kombetare. Kjo duhet te fshihet e mos duket me kurre se ja ka helmuar jeten dhe mendjen shqiptareve. Po kur ke ne krye katunare te paarsimuar hajdute qe kane vjedhur vendin dhe shqiptaret dhe llapaqene si kjo monika kryemadhi kete mut do kemi.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vleshte

          IM, MM. PL, LSI, ne gjendje shteruese. Kaq.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eri

            E kare , kur bën dhe ti si qelibar, mos ngeltë hajdut në këmbë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje