Pse Moldavia është një bekim politik për Shqipërinë në BE?

29 Shtator 2025, 19:26Politika TEMA
Pse Moldavia është një bekim politik për

Nga Ylli Pata

Para disa vitesh, Moldavia dhe Shqipëria përveçse vendet më të varfëra të Europës, ishin edhe vendet me imazhin më rëndë për opinionin publik europian.

Kronikat e zeza të vendeve europiane për vite janë ushqyer me steriotipin apo klishenë e tutorit shqiptar dhe së trafikuarës moldave. Një klishe që vinte nga varfëria, që vinte nga një e kaluar e errët që shpërtheu qelbin e mbledhur ndër vite të infeksionit nën zgjedha diktatoriale.

Moldavia ngjan shumë me Shqipërinë, jo vetëm nga varfëria dhe klishetë që u kanë ngjitur në mënyrë bulliste mediat dhe politikanët racistë, por edhe nga uritë gjeopolitike që fqinjët kanë dashur në vite që tu marrin pjesë të tokës, kur nuk janë ngopur në shekuj duke i marrë e i marrë pafund.

Molsdavia si Shqipëria që janë vende të vogla, u kanë gjetur pakica etnike shumë vende fqinjë, të cilët investojnë në politikanë e media lokale për të ruajtur e mbajtur axhendën e tyre.

Moldavia, një vend i varfër në kufi me Rusinë, deri para pak kohësh ishte një zonë për të cilën askush nuk interesohej. Përveç Rumanisë që thonte që nuk ka Moldavi sepse është pjesë e jona, apo Rusisë që e konsideron një apendiks të saj, ngaqë ka edhe një enklavë si zonë kushinete ndërmjet Rumanisë e Moldavisë, nga disa qarqe të ndryshme “rilevante” të gjeopolitikës europiane rreshtohej në grupin e vendeve që konsideroheshin të dështuara. Ku përveç Modavisë hynte Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e disa vende të tjera.

Por, dy vjet më parë, shërbimi sekret gjerman shpërndau një material për mediat e vendit të tij se të gjithë këto të ashtuquajtur institute apo “vatra studimi”, a “qendra gjeopolitike”, nuk ishin gjë tjetër vetëm degë të shërbimit sekret rus. Dhe ky narracion kundër këtyre vendeve ishte pjesë e asaj që quhet “luftë hibride”.

Pas luftës në Ukrainë, Bashkimi Europian ka ndryshuar totalisht qasjen për vendet që konsideroheshin edhenga qarqe “raciste” brenda saj si object për tu tallur e bullizuar.

Një muaj më parë në Chișinău, në një event për të përkujtuar pavarësinë e këtij vendi nga Rusia, atje ishin liderët kryesorë të Europës. Përkatësisht kryeministri Gjerman Frederich Merz dhe presidenti francez, Emanuel Macron. Të cilët e premtuar shkoqur e pa asnjë fyshim se Moldavia do të jetë një vend anëtar i Bashkimit Europian. Madje Macron foli në gjuhën moldave, duke ngritur peshë ndjenjat e pjesëmarrësve të shumtë në tubim, duke përfituar edhe nga një afërsi frankofone e vendit.

Zgjedhjet e djeshme në Moldavi ishin një sfidë jo thjeshtë politike por gjeopolitike, ku vendosej se ky do qëndrojë ky vend në kufi me Rusinë. i cili vendosi në shumicë absolute të qëndrojë me Europën.

Ky rezultat, përveç aspektit të përgjithshëm të Europës politike, i jep edhe një mbështetje vendeve që kërkojnë integrimin në BE, ku Ballkani e veçanërisht Shqipëria janë më të interesuarit.

Avancimi i Moldavisë, e cila sot është kthyer në hirushën e BE-së, heq logjikën apo klishenë e deleve të zeza, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

12 Komente

  1. D
    Dritani i shkabajve

    Illiiii.....! Para se të shkruaje këtë copë artikull, kishe hyrë njëherë në hartë, që të siguroheshe se ku bie ajo pjesa rusishtfolëse që përmende zotrote, në anën midis Moldavisë dhe Rumanisë, apo midis Moldavisë dhe Ukrainës. Se ja ke futur kotë o plak.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vitalik

      Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Kujt i plasi bytha për ty debil.Të dhjefsha mëndjen,koqe kandari.

        Përgjigjjuni
      2. V

          Davi i Molit

          Meqë ka parti pro-ruse në Moldavi që do kenë vende në parlament pas zgjedhjeve të fundit, ekziston rreziku që këto parti të marrin shumicën në të ardhmen dhe mund ta ndryshojnë drejtimin e Moldavisë. Në Shqipëri ky rrezik nuk ekziston.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Eshte shperblim i sinqerte i mbeshtetjes se Rames/Shqiperise per Ukrainen!

            Përgjigjjuni
            1. j
              joel shkodra

              Shkrimi i Z. Pata mbyllet: "...e deleve te zeza, ku bente pjese edhe Shqiperia". Po pse ne te shkuaren o Pata? Folja duhet ne te tashmen "... ku ben pjese edhe Shqiperia".

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elis

                Shqipërisë o shkodran ti hash mu*in. Ti që shan vendin tënd se të janë errur sytë nga inati je dele zezë.

                Përgjigjjuni
              2. M
                MLawJ

                Ndjese per artikull-shkruesin, por shume analize siperfaqesore dhe me pasaktesi. Moldavia po shnderohet ne fushe betejen e ardhshme midis Rusise dhe EU/NATO....... ndaj ishte aty Macron e te tjeret. Kjo miopi politike nga artikulli kalon tek vendimarrsit tane ose vice versa ndaj jemi nje hap mbrapa dhe hapa anash..........

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tori

                  Nje detaj i vogel: Delet e zeza nuk eshte se po na damkosen nga te tjeret, jo. Ato i kemi krijuar vete dhe vazhdojme ti kemi: banda kriminelesh dhe islamista! Hajt shnet.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Universi shpresa ime

                    Moldavia nuk ēsht e varfēr ashtu sikur edhe Shqipēria, por qē tē dyja Jan kampione nē korrupsion . Moldavin e saboton Rusia e Rumania kurse Shqiprin e saboton Srbia dhe Graqia, gjithmon me mbēshtetje nga brënda. Shkrim gjynafqari. Shqipria as me Zimbaben nuk krahasohet. Rrugēt e Tiranēs varrez makinash

                      Lini një Përgjigje