Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se nuk do tu bashkohet negociatave me Partinë Demokratike, nëse nuk cakton për kandidim për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës një emër që të jetë jashtë politikës, i pakorruptuar dhe përbashkues për të gjitha partitë opozitare.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se PD-ja duhet të ndajë mendjen përpara se të vijohet me diskutimet me partitë e vogla të opozitës.
“Partia Mundësia ka alternativa shumë të mira, dhe jam i bindur se ato mund të fitojnë përballë kandidates socialiste. Deri tani nuk kemi bërë negociata me PD, por do të punojmë që të dalim me një kandidat të përbashkët jashtë partive politike. Do të ngulim këmbë për këtë.
Thjesht, PD-ja të ndajë mendjen. Nuk mund të ulemi në negociata pa ditur për çfarë po negociojmë. Nëse duan të dijnë nga Partia Mundësia dhe nga ne, nëse do të mbështesim një kandidat nga Partia Demokratike, është e kotë të ulemi në negociata dhe në tavolinë. Përgjigjja është jo.
Nëse janë të gatshëm dhe e kanë ndarë mendjen që të kandidiojnë një përfaqësue të opozitës, që të bashkojë opozitën dhe që të marrë vota përtej partive të opoiztëns, atëherë jemi absolutisht dakord. Ky është një fillim. Le ta filojmë me Bashkinë e Tiranës dhe të tregojmë se Edi Rama mundet. Ky është një shans i artë”, - tha Shehaj.
Po kush te pjerdh ty o Lepur Shehaj...... Ty maksimumi Saliu te do per leter higjenike dhe ate kokmadhin Erald Karpi e do ti mbaje uturakun Saliut.........