Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në Shqipëri ngjalli reagime nga opozita shqiptare. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, u shpreh sot se vendi është shndërruar në “parajsën e larjes së parave” nga klane dhe kartele kriminale të rrezikshme.
Problemi është se opozita i lexon raportet ndërkombëtare sipas interesit të saj. Ato që flasin për dobësitë e qeverisë nxirren në ballinë, kurse ato që flasin për vetë liderin e opozitës, Sali Berishën, dhe statusin e tij “non grata” në SHBA, kalohen në heshtje, si të mos ekzistonin.
Ky standard i dyfishtë është një sjellje e njohur politike, sepse Departamenti Amerikan i Shtetit shihet si autoritet i padiskutueshëm kur akuzon kundërshtarin, por relativizohet kur vë gishtin mbi vetë opozitën. Duket sikur opozita e trajton DASH-in si Ilaç rrobash, që heq vetëm njollat e atij që është përballë, por jo edhe njollat e saj.
Ky qëndrim jo vetëm e bën opozitën të duket kontradiktore, por edhe e minon besueshmërinë e saj para publikut. Nuk mund të kërkosh që raportet ndërkombëtare të kenë rëndësi kur flasin për qeverinë dhe letër pa vlerë kur flasin për ty.
Nëse opozita kërkon të fitojë seriozitet dhe mbështetje të gjerë, duhet të përballet edhe me pasqyrën e vet. Sepse publiku e kupton mirë hipokrizinë dhe e sheh se larja e njollave nuk bëhet me zgjedhje selektive të deklaratave, por me përgjegjësi të plotë dhe konsistente./nl/TemA
Mero Gelbaza mos e ngaterro DASH me zhulin e qeverise Rama qe i ka hapur rrugen parase kriminale dhe asaj te droges duke i shperblyer me kulla ne mes te Tiranes dhe me resorete ne vendet me te bokura te Shqiperise.
Na rrofsh bythen me kete koment we ke bere ti o idiot i Sali Berishes. Edi Rames i mere te keqen e kembes ti se Rama nuk eshte non grata si pidhulli yt Sali Berisha. RAMA PO I JEP JETE SHQIOERISR dhe eshte kryeministri me i mire,me i zoti derei tani.
Bravo Kutuzov ocen harasho haha
Vazhdoni gerr-verret ju te semuret e pasherueshem me njeri-tjetrin se dhe ata , perendite tuaja Po e "Shqyejne " njeri-tjetrin me ate harmonine perfekte te mafies , kudo , kurdo e per gjithcka . Ata tallin menderen me ju , a u marrte lumi !
O sali o legen,prite basmatanë se po të vinë.????????????