Zgjedhjet në Moldavi, Presidenti Begaj uron Maia Sandu për fitoren: Shqipëria qëndron krah jush në rrugëtimin drejt BE-së

29 Shtator 2025, 14:04Politika TEMA
Zgjedhjet në Moldavi, Presidenti Begaj uron Maia Sandu për fitoren:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, ku sipas rezultateve të shpallura, fituese është shpallur partia pro-evropiane e Presidentes Maia Sandu.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Presidenti Begaj e cilësoi fitoren si një shenjë të qartë të besimit qytetar në demokraci dhe në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar këtë rrugë si një përparësi strategjike për Moldavinë.

“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është dëshmi e besimit qytetar në demokraci dhe në integrimin evropian si përparësi strategjike. Shqipëria qëndron krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

1 Komente

  1. E
    Emigrant

    Ca fitoi ajo leshte U lexuan vetem votat e emigranteve ne europ Kurse ato te rusis nuk u numeruan Kete informacin e kam nga moldavet we jetojn ketu ku jetoj une

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje